23/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

23 qershor 1996

Godo drejt Strasburgut: dialog dhe Asamble Kushtetuese

Dialog dhe Asamble Kushtetuese, përben projektin e rrugëzgjidhjes që Godo ka marrë me vete për në Strasburg. I ftuar nga Komisioni Politik i Asamblesë Parlamentare të KE, kryetari republikan ka lënë dje tokën shqiptare për në kryeqytetin evropian. Aty lideri i PR, si edhe krerë të tjerë të partive kryesore shqiptare, do të dëgjohet nga ky Komision Politik, lidhur me qëndrimin e partisë së djathtë për zgjedhjet e 26 majit. Godo, siç është shprehur gjithmonë, duke ruajtur konsekuencën politike të partisë që kryeson, do t’i përmbahet deklaratës së 28 majit. Në këtë deklaratë kërkohej ribërja e zgjedhjeve në zonat me manipulime, që do të përpiqej të dokumentonte dhe PR, por kryesisht dialogu midis partive dhe krijimi i një proporcional të Asamblesë Kushtetuese. Idenë republikane për Asamblenë e përfaqon edhe Poli i Qendrës, i cili në Asambleja në Strasburg këtij propozimi, nga projekti Godo, qëndron në çështjen e Parlamentit. PR është për Parlamentin e 1 Korrikut e për një qeveri të dalë prej tij, ndërsa Poli për konsideratë Asamblenë Kushtetuese, PD nuk dëgjon fare nga ai vesh; ajo është e hapur për dialogun në parlament. Dhe këtu ngecet se PS nuk pranon të hyjë në parlament. Dhe janë këto dy parti, që siç thuhet në një deklaratë të PR, që më 27 maj, që me luftën e shfrenuar mes tyre, shkaktuan shmangien e pluralizmit dhe janë këto parti që duhet të pranojnë kompromiset. Por Pellumbi thotë: “s’ka kompromis”, ndërsa Shehu: “Dosja e zgjedhjeve këtë radhë është e mbyllur”. Ndaj varet gjithçka nga vizita e politikanëve në Strasburg. Kështu, Shehu dhe Godo janë nisur që nipulime, që do të përpiqet krijimi i një proporcionali të Asamblesë Kushtetuese. Idenë republikane për Asamblenë e përqafojnë edhe Poli i Qendrës, i cili në rrugëzgjidhjen që parashtrohet në memorandumind drejtuar Asamblesë së KE, është për Asamblenë që do të hartojë kushtetutën, ligjin elektoral, kompetencat e presidentit të Republikës dhe ligjin për mediat elektronike. Ndryshimi i propozimit të Polit, që frymëzohet, sipas Pashkos e planit të tij që e përbën themelin e Asambleja në Strasburg ketij të dalë prej tij, ndërsa Poli për Parlamentin e 22 marsit e për një qeveri teknike. Pastaj, si PR dhe Poli kërkojnë ribërjen e zgjedhjeve të përgjithshme, veçse me ndryshim afatesh. Këto janë të paktën deri tani propozimet e partive shqiptare për zgjidhjen e krizës politike. Por ndërsa PS e merr në “promis”, Shehu dhe Godo janë nisur që dje, ndërsa të tjerët do të nisen sot. Nëse shtatë liderët do të dalin para komisionerëve politikë të KE, dhe ndoshta do të jenë këta komisionerë që e mund të vendosin kompromisin. Aurel Simoni

Dokle tërheq dorëheqjen nga KE:

F.2

Universiteti i Verës për gjuhën Gjermane

Në Shqipëri numurohen mbi 25000 gjermanofolës. Përsëri muaj gusht është muaji i rikthimit të gjermanëve. Nga data 1 deri në 30 gusht në Tiranë sipas një tradite të organizuar për herë të parë në vitin 1995 kursi i gjuhës gjermane do të organizojë Universitetin e Verës për gjuhën gjermane. Instituti Geë nga Gjermania së bashku me universitetin e Tiranës kanë zgjedhur për universitetin e verës 1996 plot 120 kandidatë gjermanofolës nga rreth 20 mijë studentë që ka Tërë Universiteti. Lekasionet do të drejtohen nga 6 docente gjermane të ardhur nga Instituti Geë dhe pjesëmarrësit do të jenë nën moshën 23 vjeç. Universiteti do të jetë pa pagesë dhe pjesëmarrësit pajisen me dëftesë nga instituti gjerman. Siç dihet gjermanishtja është bërë gjuhë familjare për rreth 20 mijë shqiptarë që punojnë në Gjermani. Po ashtu në fund të kursit sidomos këto 10 vjetët e fundit kapin shifrën e 1500 vetëve të cilët e kanë mësuar në kurset që janë hapur në Tiranë dhe në tërë vendin.

Do të ridiskutohet çështja e zgjedhjeve Parlamentare në Shqipëri

Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian do të ridiskutojë çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri dhe rezolutën që ky Parlament miratoi dy ditë më parë, bën të ditur zyra e shtypit dhe informacionit e P.D që i referohet konfirmimit të eurodeputetëve austriakë. Sipas konfirmimit të tyre, ridiskutimi i problemit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri do të bëhet me kërkesën e eurodeputetit gjerman, Otto von Habsburg, anëtar i grupit të djathtë parlamentar gjerman. Eurodeputeti gjerman, von Habsburg, ka protestuar rreth mënyrës së procedimit të ndjekur për diskutimin dhe miratimin e rezolutës së inicuar nga grupi i së majtës të Parlamentit Evropian dhe me kërkesën e tij është vendosur që kjo çështje të rishikohet më me detaje nga Komisioni i Politikës së Jashtme të këtij organizmi në një datë të afërt.

Berisha: Nuk do të ketë përsëritje zgjedhjesh

“Nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në Shqipëri. Këtë e them shumë qartë në emër të të gjithë atyre që e dhanë votën lirshëm në një vend sovran”, tha Berisha dje në Krans Montana

Para zgjedhjeve në Kosovë

F.2 Para zgjedhjeve në Kosovë F.4 Gjysmëfinalistët e parë janë Angli dhe Franca. Të shtunën Italia në gjysmëfinale vetëm pas gjuajtjeve të 11 m EURO’96 England Kush është Brazili i Europës

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88