25/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 qershor 1996

KE vazhdon ndihmën për Shqipërinë

Nga sektori ekonomik ndihma do t’i kalojë edukimit elektoral KE ka vendosur të ndihmojë Shqipërinë. Këtij lajmi iu dha një jehonë e madhe nga mjetet zyrtare të informacionit. Kjo është e kuptueshme po të kemi parasysh situatën e vështirë në të cilën ndodhet shteti si për- përballë opinionit të brendshëm ashtu edhe përballë atij të jashtëm. Por ndërsa deri tani, flitej kryesisht për ndihma ekonomike, për të cilat ka nevojat më të ngutshme vendi ynë, ndihma e KE-së për Shqipërinë, e njoftuar gjatë ditës së djeshme nga mediat zyrtare parashtrojnë kontributin e Evropës në zhvillimin e demokracisë dhe në mënyrë të veçantë përsa i përket edukatës elektorale. Për deri sa flitet për ndihmë në këtë drejtim, kjo tregon qartë se KE ashtu si dhe gjithë institucionet ndërkombëtare është tronditur së tepërmi nga parregullsitë e konstatuara prej vëzhguesve në zgjedhjet e 26 majit. Kur përmendet ndihma për “edukimin elektoral” të shqiptarëve, në radhë të parë kjo përbën një lloj injorimi për popullin tonë, i cili nuk qenka në gjendje të shprehë vullnetin e tij lirshëm, por paska nevojë për t’u mësuar që ta bëjë si duhet një gjë të tillë. Së dyti, tani kur periudha e emergjencës, pavarësisht nga deklarimet pushtetit, nuk ka përfunduar plotësisht, kontributet financiare të Evropës tashmë, në vend që të shkojnë për ndërtimin e rrugëve dhe infrastrukturave në përgjithësi, do t’i kalojnë sektorit të “edukimit demokratik”. Kjo do të thotë që oreksët tona [?]

Asambleja është vendi i natyrshëm për diskutimet kushtetuese

Sido që të vijë puna për zgjidhjen e problemeve të krijuara gjatë dhe pas zgjedhjeve për Parlamentin e ri shqiptar, një gjë është e sigurtë, bërja e vendit me kushtetutë është një imperativ. F. 2

Fillon gjyqi për puçin e Shkollës Bashkuar

Faqe 3

Shtypi anglez i deklaron: luftë

Riatdhesohen 26 emigrantë të burgosur nga Greqia

Brenda muajit qershor 1996 do të riatdhesohen 26 të burgosurit shqiptarë nga burgjet e Greqisë. Padys him që ky është një hap pozitiv dhe një arritje e Ministrisë së Drejtësisë, në konkretizimin e marrëveshjes së qershorit të vitit 1995 me homologen greke për ekstradimin e të burgosurve. Kanë mbërritur dosjet e të burgosurve dhe konfirmimet e tyre për të vazhduar vuajtjen e dënimeve në kampet shqiptare të riedukimit. Kjo dëshirë e të burgosurve tani është një ndër kërkesat kryesore e parashikuara në konventën ndërkombëtare të lirive dhe të drejtave të njeriut, të firmosur nga të dy shtetet. Mësohet se nga 27 të burgosur vetëm njëri ka kërkuar ta përfundojë dënimin në burgun grek dhe ky për arsye të kohës së pakët që i ka mbetur deri në përfundim. Por në Ministrinë e Drejtësisë zëdhënësi i saj Agim Neza sqaron se do të bëhen të gjitha përpjekjet për riatdhesimin e të burgosurve dhe janë marrë të gjitha masat për pritjen e tyre. Por ende për këtë katastrofë vështirësia është për të sjellë dosjet e të burgosurve që kanë përfunduar procesin gjyqësor, të cilët kapin shifrën e 800 vetëve. Më e ngadalshme është puna nga Ministria e Brendshme e cila të paraburgosurit (që kapin shifrën e 1200 vetëve) nuk ka mundur t’i identifikojë dhe pastaj të ndërhyjë për të dalë në proces gjyqësor në afatet e përcaktuara nga kodi penal grek.

Karaxhiç dhe Mlladiç gjykohen në mungesë

Hagë: Të enjten dëshmitarët do të paraqiten përpara gjyqit të Hagës për të dëshmuar kundër liderëve separatistë serbë të Bosnjës, Karaxhiç dhe Mlladiç, të akuzuar për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë. Mirëpo asnjëri prej dy liderëve ekstremistë nuk do të jenë të pranishëm gjatë kësaj seance të Gjykatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Siç dihet këta dy liderë serbë, të cilët janë më të kërkuarit nga Gjykata e Hagës, konsiderohen sot si pengesa kryesore e zbatimit të marrëveshjes së paqes në ish-Jugosllavi.

Shtypi anglez i deklaron “luftë Gjermanisë”

Faqe 8

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88