02/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

2 korrik 1996

Ky Kuvend të bëjë ligjet që dëshiron populli

Fjala e hapjes z. Godo në sesionin e parë të legjislaturës X të Kuvendit Popullor Dhjetë deputetët më të vjetër në moshë më zgodhën mua për të hapur e drejtuar këtë seancë të parë të legjislaturës së re të Kuvendit Popullor. Uroj punë të mbarë, me besimin se ky Kuvend do të bëjë ligjet që dëshiron populli të bëhen, në mbrojtje të Kombit e të lirive të individit dhe për prosperitetin ekonomik e shoqëror. Uroj që ndërmjet nesh të zotërojë fryma e mirëkuptimit dhe tolerancës, duke mënjanuar gjithnjë e më tepër ndryshimet partiake. Pavarësisht nga ngjarjet që paraprinë, Kuvendi duhet të kërkojë rrugët për zgjidhjen e problemeve të ngutshme që përjetojnë, gjë që mund të arrihet nëse secili nga ne dhe të gjithë bashkë, do të mbajnë me nder mbi supe detyrimet e deputetit. Këtu duhet të flitet e vërteta dhe politika të jetë mjet i marrëveshjes qytetare për qeverisje të përbashkët. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se jemi nën vëzhgimin qortues të popullit si edhe të demokracive të Perëndimit që po tregojnë një kujdes mjaft dashamirës ndaj Shqipërisë. Në këtë Kuvend mungon sot opozita e majtë e përfaqësuar nga Partia Socialiste. Do të ishte e udhës që deputetët e kësaj partie të ndjekin rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe të zinin këtu vendet e tyre. Mosmarrëveshjet, sado të vështira qofshin, mund të zgjidhen vetëm me dialog të hapet, dhe Kuvendi, ndër të tjera, jep mundësinë e dialogut. Besoj se do të procedojmë shpejt në riorganizimin e strukturave parlamentare, duke bërë hapin e parë për funksionimin e rregullit të Institucionit më të lartë të Kombit. Edhe një herë urime për punë të mbarë në Kuvend dhe lumturi në jetën e secilit.

Fillon punë Parlamenti i 9-të shqiptar

Mbrëmë në orën 18.00, 140 karriket parlamentare pritën anëtarët e parlamentit të nëntë të Shqipërisë. Plot 76 vjet e 6 muaj, kur parlamenti i parë i përbërë nga 37 deputetë shënoi historinë parlamentare në vendin tonë filloi punimet një parlament i përbërë nga 140 deputetë nga 5 subjekte politike. 129 deputetët e ulur në karriket parlamentare janë nga 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 26 majit 1996. Në sallë mungonin 9 deputetë nga PS dhe dy deputetë nga PBDNJ. “Përurimin” e parlamentit të ri dje e bëri deputeti i PR, Sabri Godo. Në një fjalë të shkurtër por me një mesazh shumë të qartë për konsolidimin e demokracisë në vend deputeti Godo drejtoi seancën e hapjes. “Unë,- tha Godo,- jam caktuar nga parlamentarët me të moshuar për të drejtuar seancën e parë të parlamentit shqiptar të dalë nga zgjedhjet e 26 majit”. Pas urimit Godo kërkoi nga parlamentarët dhe gjithë të pranishmit të ço-heshin në këmbë për të kënduar së bashku himnin kombëtar. Ky hymn i kënduar më 8 janar 1921 nga 37 deputetët, e parlamentit të parë shqiptar dhe pastaj për shtatë herë rresht më 21 prill 1921 nga 78 deputetë, më 1 qershor 1925 nga 57 deputetë, më 1939 nga 57 deputetë dhe tre të tjerë deri më datën 22 mars 1992 kur parlamenti ka fizionominë e parlamentit të djeshëm, demokratik në kuptimin absolut të fjalës. Pas himnit z. Sabri Godo ja dha fjalën Presidentit të Republikës zotit Sali Berisha për të bërë urimin presidencial për fillimin e punës së parlamentit të ri. Me tej f.2 Godo duke hapur seancën e parlamentit Parlamentin e përshëndet presidenti Republikës Sali Berisha

Meksi, përsëri kryeministër

F.2

Zgjidhet problemi i bukës

problemi i bukës për 1996

F.3

MAQEDONI: Statusi i shqiptarëve ende problematik

F.3

Simitis - kryetari i ri i PASOK-ut

F.4