Socialistët ftojnë PD për takim kokë më kokë përmes gazetave
“PSSH fton PDSH në një takim dypalësh”. Kështu përfundon një njoftim shtypi i Partisë Socialiste që kishte hapur pardje një nga gazetat shqiptare, dhe që ka ngjallur interes në politikën e vendit.
Kryetari i Partisë Demokratike është përgjigjur dje për këtë ftesë duke thënë se nuk ka marrë asnjë gjë të tillë nga socialistët. “Kur ta marr, - është shprehur dje Shehu, - do ta shoh sa serioze është dhe sa me vend janë propozimet e tyre”. Demokratikastëve nuk u ka ardhur mirëqeftesa për ta të shkojnë në fillim në shtyp, pastaj në partinë e tyre dhe e kanë quajtur mungesë të etikës politike. Madje kanë arritur deri aty sa e kanë cilësuar si një përpjekje të PS për një “kundërsens” të zhvillimeve pozitive në vend siç janë hapja e Parlamentit, Qeveria etj.
Kurse socialistët thonë të kundërtën. Departamenti i Informacionit Politik të PSSH që ka firmuar njoftimin për shtyp, thekson se PSSH është e hapur për dialog me të gjitha partitë që morën pjesë në fushatën elektorale sipas sugjerimeve të rezolutave të institucioneve ndërkombëtare. “Fillimit të dialogut, midis të gjitha partive, - thuhet në deklaratën e PS, - do t’i shërbente edhe organizimi i takimeve dypalëshe midis tyre. Në vijim të kësaj ideje PSSH fton PDSH në një takim dypalësh”. Socialistët pas përgjigjes së Tritan Shehut nuk janë habitur shumë. “Do ta dërgojmë patjetër në formë zyrtare, - thotë kryetari i PS Tiranë, Musa Ulqini, - dhe do të kontaktojmë me demokratët. E rëndësishme është të bisedojmë me ta, sepse detyra për inicimin e tryezës së rrumbullakët të partive, me shumë se në partitë e mëdha, nuk i takon tjetri. Duhet të takohemi për të biseduar për modalitetet e kësaj tryeze, pavarësisht nga kundërshtimet që kemi”. Ndërsa nënkryetari Pellumbi thotë: “Me PD-në do të diskutojmë për ato çështje që vendosi Këshilli i Evropës dhe jo ato që vendosi Këshilli Kombëtar i PD-së”.
Meqetësia i ka pritur Sabri Godo, përgjigjet dhe kundërpërgjigjet midis këtyre partive. “Është punë e tyre”, - thotë ai, - duke mos u nxituar të japë gjykime për veprimet dypalëshe të këtyre forcave politike. Nga ana tjetër kryetari i PR është nga të parët dhe me këmbëngulësi për dialogun. “Dialogu duhet të nxitet, - shprehet ai, - pavarësisht nga partitë që e inicojnë atë. Rëndësi ka që forcat politike të mos i venë kushte njëra-tjetrës”.
Aurel Simoni
Ulqini: Rexhepi jashtë nga PS
“Sali Rexhepi nuk ka me lidhje PS-në.”
Është anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste dhe kryetari i PS Tiranë, Musa Ulqini, ai që tregon se janë prerë fijet midis partisë së majtë dhe deputetit të saj. “Unë e kuptoj që ai mund të ketë një mendim të ndryshëm nga të tjerët në PS, - thotë Ulqini, - por është poshtërsinë nga ana e tij që quhet deputeti i Partisë Socialiste duke qenë se kjo parti nuk e ka njohur këtë Parlament”. Kështu një nga krerët e PS shpjegon qëndrimin e Partisë Socialiste të prerë ç'do marrëdhënie me kandidatin e saj në Librazhd, ngaqë Rexhepi nuk konvergonte me një nga vendimet fondamentale të PS dhe pikërisht atë të mosnjohjes së zgjedhjeve.
Rexhepi kishte vendosur vetëm pak ditë më parë të dilte kundër rrymës dhe të hynte në Kuvendin Popullor. Synimi i tij, siç e ka shprehur ai vetë në shtyp, është të përfaqësojë idealet e majta në parlamentin shqiptar dhe “të shpalosë programin e PS-së”. Megjithatë ai pardje e ndjeu veten ngushtë sepse do të donte të ishte së bashku me shokët e tij. Rexhepi thotë se “nuk jam shkëputur nga grupi. Kam marrëdhënie me drejtues brenda në PS”. Kjo konfirmon edhe një herë atë që socialistët, megjithë dukjen, ka grupe që nuk mendojnë në përputhje me qëndrimin e shpallur.
Sipas Ulqinit arsyet e hyrjes së Rexhepit në Parlament, janë më shumë ekonomike dhe jo politike, por Rexhepi në një intervistë për gazetaret pas përfundimit të punimeve të sesionit të parë të Parlamentit pyetur për arsyet ekonomike tund kokën duke lënë të nënkuptohet se nëse kishte ndonjë gjë për të cilën nuk kishte nevojë ishin arsyet ekonomike
A.S,
Arbnori rizgjidhet kryetar...
Dje në mbrëmje parlamenti i ri me 129 deputetë të pranishëm në sallë zgjodhi kryetarin e ri.
I vetmi propozim për kryetar parlamenti ishte ai nga PD për zotin Pjetër Arbnori, i cili e ka mbajtur dhe në legjislaturën e kaluar këtë post. Opozita dhe partitë e tjera pjesëmarrëse në parlament nuk paraqitën kandidaturë. Po ashtu për nënkryetare nuk kish kandidatura të tjera përveç asaj të deputetes së PD, Margarita Qirko.
Seancën e djeshme e drejtoi z. Godo. Në fillim të seancës ai ia dha fjalën Komisionit të verifikimit të Mandateve. Komisioni konstatoi se të 140 deputetët e regjistruar në tabelën elektronike janë të ligjshëm. PD nga lista futi dhe 6 deputetë femra pasi deputetet që kishin fituar drejtpërdrejt kishin detyra që nuk ishin në përputhje me mandatin e deputetit.
Parlamenti i ri përbëhet nga 140 deputetë me moshë mesatare 46 vjeç, nga të cilat 20 gra. Të gjithë deputetët janë me shkollë të lartë dhe 35% me tituj shkencorë. Pastaj deputetët bënë betimin të lexuar nga zoti Godo. Nga votimi për kryetarin e parlamentit pati vota kundër.
Godo uron Arbnorin
Foto: Petrit Kenuti
Godo uron Arbnorin. Foto: Petrit Kenuti
Kroacia plan ohet në Këshillin e
Kroacia pranohet në Këshillin e Evropës
Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës, organ ekzekutiv i organizatës, ka vendosur dje në Strasburg që të pranojë në gjirin e vet Kroacinë në cilësinë e anëtarit të dyzetë të tij.
Aderimi i Kroacisë ka me vete edhe një kusht të domosdoshëm atë të zbatimit të marrëveshjes së paqes të nënshkruar në Dejton.
Në kuadrin e një procedure pa precedent në historinë e Këshillit të Evropës, vendimi i komitetit të ministrave nuk do të hyjë menjëherë në fuqi. Kështu ka bërë të ditur një komunikatë e lëshuar mbrëmë nga Këshilli i Evropës. Komiteti rezervon të drejtën për të rishikuar vendimin e tij pas mbajtjes së zgjedhjeve të para të pasluftës në Bosnje të cilat janë parashikuar për datën 14 shtator.
Sot Rusia ndan fatin e saj
Më se 100 milionë votues rusë janë ftuar sot për zgjedhjen e presidentit.
Më se 100 milionë votues rusë janë ftuar sot për zgjedhjen e presidentit Boris Jelcin dhe liderit të partisë komuniste Genadi Zhuganov, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vendit.................f.4
Struktura e parlamentit të ri
Ndryshimi i parë që doli nga diskutimet e para në tryezën e partive parlamentare është se do të shtohen edhe 5 komisione të tjera.
Nga 9 që kanë qenë në legjislaturën e fundit, numri i tyre pritet të shkojë në 14....f.2
6 muaj, 6 dënime me vdekje
Për 6 muaj në Gjykatën e Tiranës janë dënuar për krime të rënda 32 persona, të cilët janë autorë të vrasjeve të rënda të personave.
Njoftimi bëhet i ditur nga kryetari i Gjykatës së Tiranës, Qazim Gj[o]ni........f.3
Gjermanët pritën siç u ka hije
Çdo moment i mbërritjes u transmetua direkt në TV përfshirë dhe udhëtimin 30 minutësh nga aeroporti në shesh.
Samër dhe Filtz kaluan në dhomën e ndihmës së shpejtë për të kontrolluar “plagët e finales”.........................f.8