07/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

7 korrik 1996

Qërimi i hesapeve tani quhet reformim

Nano: “Jam akoma gjallë” Në kohën kur gjithë vëmendja e qarqeve politike të vendit ishte përqendruar në problemet që dalin nga rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe në fillimin e punimeve nga ana e Parlamentit të ri, të dalë pas zgjedhjeve të 26 majit, papritur, një mocion i ardhur nga Bënça, në mënyrë ndoshta paradoksale del në qendër të vëmendjes. Ajo që e bëri këtë mocion të kryetarit socialist interesant, më tepër se kërkesa për reformim, ishte thirrja për të larguar kryesinë e deritanishme të PS-së nga drejtimi i partisë. Madje, Nano duke kërkuar që tezat e programit që do të parashtrohej në pjesën e dytë të kongresit të filluar në mars, t’i hartonte një grup njerëzish që të mos ishin nga kryesia e partisë. Pra Nano, me këtë hap, e bëri fakt të kryer silurimin e katër zëvendësve të tij, pa përmendur Rucin, i cili është vetëlarguar. Në mocion, ndërmjet të tjerash lideri socialist kërkon të merret në analizë veprimtaria e partisë, debatit të thjeshtë në prag të kongresit. Duke i shtuar këtyre edhe faktin që nxjerr në dritë Nano për atë që ai e quan “bllokim artificial” nga ana e “kryesisë ekzekutive” të mesazheve të kryetarit, zv/rritjen dhe shpërndarjen e tyre, forcohet më shumë bindja se “njeriu i Bënçës” kërkon me çdo kusht sakrifikimin sa më të shpejtë të punës që do të krijohet me korrespondencën e Nanos me drejtuesit e partisë. Duke se Nano synon të shtojë barrën e përgjegjësive të kolegëve të tij në krye të partisë. Të gjitha këto, të bëjnë të mendosh se Nano ka filluar të dyshojë, ose ka pasur sinjale që krerët e tjerë të PS-së, ndërsa e ngrinin në qiell si “simbol të partisë” kishin vendosur të mënjanojnë drejtimin e tij. Por përmbajtja me karakter demokratik e liberal e mocionit bie në kundërshtim me mënyrën sesi Nano kërkon t’ua imponojë të tjerëve, (projektvendimi i gatshëm) e cila është tipike për praktikat e partive të dikurshme ko- të tij, pa përmendur Rucin, i cili është vetë larguar. në analizë veprimtaria e partisë, përkatësisht e parë veprimet politike dhe taktikat e përdorura. Gjithashtu kërkohet vlerësimi i shkeljeve të parimeve statutore të funksionimit të brendshëm të partisë. Por kjo, përbën një objekt, të cilin e analizon kongresi dhe nuk ka përse të spostohet në tryezën e një… …të një se “njeriu i Bençes” kryesisë së tanishme të PS-së. Fakti që ai, që tani i quan ata “guralecë” tregon se ai duhet të ketë përgatitur terrenin për t’i bërë ata kurban. Lideri socialist përveç përgjegjësive lidhur me humbjen e rëndë në zgjedhje, ka kërkuar edhe njohjen e grupit të… …të gjithë kanë filluar të mendojnë qiell si “simbol të partisë” kishin vendosur ta mënjanonin përfundimisht nga drejtimi aktiv, duke e lënë në postin e një drejtuesi honorifik. Mundet që në vendimin e liderit socialist për të filluar operacionin “mocion”, duke i treguar opinionit se “është ende gjallë” mund të kenë ndikuar edhe shenjat e preferencave të faktorit huaj… faktorit huaj… në kundërshtim me mënyrën sesi Nano kërkon t’u për praktikat e partive të dikurshme komuniste. Duke pasur parasysh edhe faktin se për reformim socialistët kanë folur edhe herë të tjera dhe nuk kanë ndryshuar gjë, kjo të bën t’i shikosh me pesimizëm rezultatet që do të dalin pas zhvillimeve të fundit në PS. A. D.

Mbledhje e Këshillit Kombëtar të PR

Nesër ora 10:30 në sallën konferencave të shtypit të Pallatit të Kongreseve në Tiranë zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Republikane

U hodh shorti për Kupat e Evropës

Tirana me Kroacinë e Zagrebit Dje në mesditë u hodh shorti i tureve paraeliminatore të Kupave të Evropës në nivel klubesh. Merrnin pjesë në kupën UEFA, Tirana e Teuta, ndërsa në atë të Kupave-Flamurtari. Fati më i keq i ra kryeqytetasve që në 17 dhe 24 korrik do të luajnë me kroatët e ish Dinamos së Zagrebit (tani Kroacia e Zagrebit). Për herë të parë dhe të fundit ekipet tona janë ndeshur me ekipin kroat në 1975, kur ish Dinamo e Tiranës (tani Olimpik) u përball me të për Kupën e Ballkanike. Aso kohe u mundëm 2-1 në të dyja takimet ku të dyja golat për ne i shënoi Përpaska. Dinamo e Zagrebit ka në vitrinën e saj një kupë Panairesh (UEFA) më 1969 dhe në memorje një finale të Kupës së Kupave të humbur (3-1) ndaj Milanit në 1971-shin. Shans më të mirë në kupan UEFA pati Teuta që do të luajë po në korrik me sllovakët e Kosices. Flamurtari do të ketë përballë me 8 dhe 22 gusht sllovenët e C. Humenes, skuadër së cilës nuk i dihet as nami as nishani.

Ministrat e jashtëm ballkanikë në Sofje

Takimi i parë pas 6 vjetësh Ministrat e jashtëm ballkanikë në Sofje Siguria, stabiliteti dhe bashkëpunimi në Ballkan Mbledhja për sigurimin dhe bashkëpunimin në vendet e Ballkanit filloi të shtunën në Sofje, në mungesë të Maqedonisë, për shkak të konfliktit për emrin e saj, që e vë kundër Greqisë. Ambasadori i Maqedonisë në Sofje, Georgi Spasov, e kritikoi Bullgarinë se ka mbajtur “anën e Greqisë”. Ai i bëri të ditur AFP-së se Maqedonia është gati të marrë pjesë në mbledhje, pa qenë nevoja që emri i saj, “Republika e Maqedonisë”, të përmendet zyrtarisht. Gjatë një mbledhjeje përgatitore ekspertësh që u zhvillua të premten, Greqia, këmbënguli që Shkupi të thirret me emrin “Ish-Republika jugosllave e Maqedonisë” (FYROM), emër me të cilin ky vend u bë anëtar i OKB-së. Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ-Serbi dhe Mali i Zi), Milan Milutinovic, i Greqisë, Teodoros Pangallos, dhe i Bullgarisë, Georgi Pirinski, si dhe diplomatë të rangut të lartë të Rumanisë, Shqipërisë dhe Turqisë morën pjesë të shtunën në mëngjes në një mbledhje parapërgatitore, e ngarkuar për të hartuar dokumentin përfundimtar të mbledhjes. Në hapjen zyrtare të mbledhjes, të shtunën pasdite, Rumania përfaqësua nga ministri i saj i Punëve të Jashtme, Teodor Maleshkanu, ndërsa Turqia e Shqipëria nga zëvendësministrat e Punëve të Jashtme. Sipas zëdhënësit të Ministrisë bullgare, Pantelei Karasimenov. Bosnje-Hercegovina, Sllovenia dhe Kroacia do të përfaqësohen nga vëzhgues. Me tej f.5

BIBLIOTEKA ... KOMBËTARE ... TIRANË

Enigmë “të vjetrit” dhe

Enigmë “të vjetrit” dhe “të rinjtë” e kabinetit Meksi

F.2