11/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

11 korrik 1996

Rezoluta evropiane dhe tryeza shqiptare

Prania e Evropës e domosdoshme, por jo në çdo hap Sinjalet që vijnë nga Evropa dhe SHBA gjithmonë tërheqin vëmendjen e forcave politike shqiptare. Në radhë të parë, kjo ndodh sepse ato përcjellin mesazhe demokracie dhe emancipimi, të cilat i ndriçojnë rrugën shqiptarëve për të arritur sa më shpejt objektivat që lidhen me lirinë dhe demokracinë. Edhe kësaj radhe, kur Shqipëria ndodhet në qendër të vëmendjes për shkak të ngjarjeve të lidhura me zgjedhjet e 26 majit, çdo sinjal që po vjen nga institucionet evropiane po përcillet me shumë interes nga qarqet politike shqiptare. Kështu ka ndodhur me rezolutën e parlamentit Evropian, me takimet e krerëve të partive shqiptare në Strasburg me drejtuesit e këshillit të Evropës, tërheq vëmendjen qëndrimi i opozitës, se majtë, e cila u bën jehonë të madhe të gjitha vërejtjeve të ardhura nga jashtë për zgjedhjet e 26 majit. Të dy qëndrimet nuk paraqesin asnjë vështirësi për t’u shpjeguar. Për PD-në, e cila vë në vend qëndrimet me komente rreth rezolutave apo sinjaleve të tjera të çfarëdoshme që vijnë nga Evropa dhe SHBA, do të ishte mirë që të vinim në zbatim ato që na ka këshilluar Evropa. Socialistët dhe partitë e “Polit” me të vërtetë kërkojnë ribërjen e zgjedhjeve, gjë të cilën e kundërshton me vendosmëri PD-ja, por nuk u shkon ndër mend se për të bërë zgjedhje shtu siç pretendojnë ato, ka nevojë për një ligj tjetër elektoral, të ndryshëm nga ky i tanishmi, sipas të cilit u zhvilluan zgjedhjet e 26 majit. Mirepo një ligj i ri nuk ka sesi të konstruhtohet pa funksionimin e tryezës së partive. Kush- ... nga institucionet evropiane po për- [teksti fillon i prerë në skajin e sipërm] cillet kështu ndodhi edhe me rezolutën e fundit, të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e cila ndërsa kërkonte shqyrtimin e mundësive për ribërjen e zgjedhjeve, ka ngarkuar edhe një mision për të vëzhguar dhe drejtuar tryezën e partive shqiptare, e cila u vu në axhendën e masave që duhet të merren në Shqipëri për rikthimin e besimit tek demokracia. Por lidhur me këtë rezolutë, ashtu si edhe më parardhëset e saj, në këtë periudhë pas zgjedhjeve të 26 majit, dallohen dy qëndrime të ndryshme nga forcat politike shqiptare. Nga njëra anë është qëndrimi i PD-së dhe pushtetit, të cilët nuk e fshehin tendencën për të minimizuar kërkesat që shtrohen në të, duke konsideruar institucionet evropiane si “me karakter këshillimor, konsultativ, etj. Ndërsa, nga ana tjetër, tërheq vëmendjen qëndrimi i opozitës së Për PD-në vërejtjet e ardhura tingëllojnë si akuza për parregullsitë dhe shkeljet e konstatuara më 26 maj. Më e keqja është se duke u gjendur në një pozitë të tillë, PD-së i duket se jo vetëm zgjedhjet, por çdo gjë që lidhet me to nuk janë të rregullta. Kështu p.sh. Parlamenti edhe qeveria përbërja e së cilës pritet të shpallet nga dita në ditë ndjehen si mbi gjemba, në rast se pranohen plotësisht vërejtjet e ardhura nga institucionet evropiane. Nga ana tjetër kjo do të bënte që PD-ja dhe pushteti të humbisnin terren ndaj partive të opozitës, në mënyrë të veçantë ndaj asaj të majtë, e cila po i mëshon shumë këto kohë atyre që ajo i quan manipulime të zgjedhjeve të 26 majit. Në një farë mënyre duket qartë edhe një farë tendence e partive të kësaj pjese të spektrit, në radhë të parë të PS-së për t’u justifikuar para elektoratit të tyre. të bëre zgjedhje shtu si [sic] ka sesi të konstru ktohet pa funksionimin e tryezës së partive. Kushdo e kupton se për tryezën më të interesuar duhet të jenë socialistët, të cilët duke vazhduar bojkotimin e parlamentit, nuk kanë ku të ballafaqojnë mendimet dhe idetë e tyre me partnerët e tjerë politikë të vendit. Opozita e majtë shqiptare e përshëndet pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Evropës në tryezën e partive të Shqipërisë, mirëpo kjo stonon me pasivitetin e komponentëve të saj përsa i përket funksionimit të tryezës. Aktivizimi i emisarëve evropianë sigurisht është pozitiv, por kjo nuk do të thotë që ata të tërheqin politikanët shqiptarë për dore si të ishin fëmijë. Në radhë të parë, krerët e partive që do të jenë pjesëmarrës në tryezë nuk janë profanë në politikë që të presin çdo formulë prej të tjerëve. Ndihma e huaj është e nevojshme, por kjo jo në çdo hap. g.l.

Partive që nuk fituan 3% u kërkohen paratë

18 parti i kanë mbetur mbrësin borxh shtetit “Ktheni paratë që morët për fushatën!” Kjo është kërkesa që Ministria e Financave u ka bërë 18 partive që morën pjesë në zgjedhjet e 26 majit, por që nuk fituan dot mbi 3 përqind. Atëherë, sipas ligjit, financimi që iu bë këtyre subjekteve nga shteti për fushatën elektorale e që kap shifra të tilla prej një milionë lekësh të reja, duhet të kthehet prapa. Por kjo nuk po kryhet. Atëherë Ministria e Fi- Financave ka ndërhyrë duke i bllokuar llogaritë rrjedhëse këtyre partive, ose të paktën atyre, që kanë llogari bankare. Ka patur dhe përgjigje nga subjektet. Kështu presidenti i Aleancës Demokratike, Ceka, është shprehur se nuk mund t’ia kthejë paratë shtetit që i vodhi votat. Para dy ditesh shteti i bllokoi PAD-set, ashtu si dhe atë të PSD. Rruga e vetme për zgjedhje tani duket vetëm gjyqi. Vetëm gjykata mund të anulojë ligjërisht veprimet e financimeve shtetërore. A.S

Tërmeti i Leskovikut nuk ndihet në Tiranë

Tërmet me amplitudë 3,8 ballë në qytetin e Tiranës. Njoftimi bëhet i ditur nga Instituti sismologjik në Tiranë i cili në mëngjezin e ditës së djeshme ka regjistruar lëkundje e tërmetit.. Tërmeti në qendër ka pasur një amplitudë prej 5 ballësh dhe epiqendra e tij ka qenë 190 km në juglindje të kryeqytetit në një zonë kufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë në afërsi të qytetit të Leskovikut. Në Tiranë tërmeti është ndjerë në orën 0.6 e 7 minuta të datës 10 qershor 1996. Gjithashtu mësohet se nuk ka pasur viktima në njerëz dhe në materiale në të dy anët e kufirit. Tërmeti i djeshëm është i pari që regjistrohet për vitin 1996 dhe i katërti që regjistrohet që nga viti 1990. Tërmeti i fundit që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në Shqipëri ka qenë ai i vitit 1967 dhe ai i vitit 1978. B.M.

Islami viziton Prokurorinë

Faqe 2

Do të ketë deputetë të rinj nga lista

Faqe 2