13/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

13 korrik 1996

Në bashkëqeverisje të dominojnë marrëdhëniet demokratike

Dje zbulimi i enigmes se perberjes se qeverisese krahas kthimit në realitet të disa parashikimeve, solli me vete edhe nje numer zhgenjimesh. Keshtu mbeti jashtë qeverisë, PBDNJ e Mellos dhe Balli Kombëtar, parti keto që përfaqësohen në parlament, në kohën që Bashkimit Socialdemokrat të Teodor Lacos iu rezervua një post ministerial. Megjithës Melo, pas shpalljes se listes ministrave u shpreh “nuk kishim pretendime per te marre pjese ne qeveri” nuk mund mos jete i pa kënaqur, kur parti jashtëparlamentare kanë njerëzit e tyre në qeveri. Duke u nisur nga raporti i forcave ne parlament, pak rëndësi ka përbërja e qeverisë. Presidenti Berisha e quajti qeverine si “nje koalicion me baze shume te gjere” por dominimi me nje shumicë dërrmuese i parlamentit nga PD-ja ka bërë që partitë e tjera të kënaqen me poste sekretarësh ministeriale, në kohën që të gjithë dikasteret drejtohen nga njerëzit e PD-së. Për të qenë sa më pranë realitetit, në vend të termit “koalicion” është me vend të përdoret termi “bashkëqeverisje”. Kjo për faktin se PD-ja nuk ka nevojë për mbështetje si për të fituar votëbesimin për qeverinë, ashtu dhe për të kaluar projektligjet e propozuar nga grupi i saj parlamentar apo vetë presidenti Berisha. Por, mbi të gjitha është mënyra si do të funksionojë kjo qeveri dhe sa do të jetë në gjendje të zgjidhë problemet që do i dalin përpara, pa përmendur ato të mbartura nga mandati i kaluar. Presidenti Berisha u shpreh se qeveria do të përpiqet të zbatojë një program me elementë të përbashkët nga programet e partive që marrin pjesë në të. Është fakt i pamohueshëm që partitë pjesëmarrëse, duke pasur parasysh pjesën e spektrit të cilit i përkasin, kanë shumë gjëra të përbashkëta Me tej f.3

Takim i z. Mediu në ambasadën Amerikane

Dje ne Ambasaden Amerikane u zhvillua nje takim ndermjet n/kryetarit të PR, z. Fatmir Mediu, me të ngarkuarin me pune të Ambasada-

Belortaja duhet të peshojë çmimet

Belortaja 29, një nga karikaturistët tanë më të njohur se fundi ka marrë dy medalje të tjera në konkurse ndërkombëtare të karikaturës. Një medalje të Argjendtë në konkursin ndërkombëtar të karikaturës në Kioto, Japoni - 1996 me temë “Bota në shekullin e 21” dhe Çmim Nderi në konkursin e 13 ndërkombëtar Hyriet të karikaturës në Turqi. Kryetari i Komitetit Seleksionues të konkursit në Japoni, Mose, shkruan në hyrjen e katalogut të punimeve se ndërmjet 1700 punimeve të paraqitura nga e gjithë bota edhe vende të ashtëquajtura të vogla Shqipëria kanë sjellë punime të shkëlqyera dhe karikaturisti i saj ka diçka për të thënë për këtë botë. Dy vitet e fundit kanë qenë mjaft të suksesshme për Belortanën në konkurimin e tij në konkurse ndërkombëtare. Belortaja ka fituar pothuaj në të gjithë konkurimet tij çmimet e para Bota në shekullin 21

Amerikane

Dje në Ambasadën Amerikane u zhvillua një takim ndërmjet n/kryetarit të PR, z. Fatmir Mediu, me të ngarkuarin me punë të Ambasadës Amerikane, z. Dagllas Smith. Në takim ishte dhe z. Karl Siben-trit. Dje në Ambasadën Amerikane u zhvillua një takim ndërmjet punë të Ambasadës Amerikane, z. Dagllas Smith. Në takim ishte dhe z. Karl Siben-trit. U diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri dhe tendencës për gjetjen e një zgjidhjeje optimiste e cila kërkon dialog dhe përgjegjësi të forcave politike në Shqipëri. Z. Mediu theksoi se me një vendim të lirë të Këshillit Kombëtar u vendos bashkëqeverisja, e cila i jep mundësi PR që të jetë pjesë permanente e lëvizjeve ekonomike duke kontribuar bazuar në programin e saj politik dhe pikat e përbashkëta me programin e qeverisë. Mbetemi me shpresën, theksoi z. Mediu, se qeveria e re do të dijë të ngrejë një administratë profesionalisht të aftë dhe mbi të gjitha fleksibël për t’iu përgjigjur situatave sidomos atyre financiare. Gjithashtu u diskutua rreth mundësive të bërjes së një kushtetute në rrugë normale, e cila do të vendoste institucionet dhe politikën në përgjithësi në bazë më të besueshme. Z. Mediu me këtë rast falënderoi dy diplomatët për kontributin, marrëdhëniet dhe interesin e vazhdueshëm të tyre për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Mbetemi me shpresë, theksoi z. Mediu se në vijim ne kemi nevojë për njerëz që krijojnë lidhje të qëndrueshme e interes për të dy vendet. PR vlerëson se Amerika është nga vendet kryesore të padiskutueshme në çdo aspekt të marrëdhënieve me Shqipërinë.

Kabineti i qeverisë Meksi 2, pas betimit që bënë dje tek Presidenti i Republikës

26 Maji - prologu i “çarjeve” të mëdha politike

“çareve” të mëdha politike

F.2

Ngadalësimi i rritjes ekonomike në Evropën Lindore

F.5

“Boni është tani qendra e OKB-së”

F.4

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88