16/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 korrik 1996

Liberalizimi i çmimit të bukës, një hap i vonuar

Kufizimet e qeverisë kishin krijuar terren për spekulime Dje qeveria, në mbledhjen e saj vendosi liberalizimin e çmimit të bukës. Prej kohësh dukej që një masë e tillë ishte në ajër, por pushteti nuk mund të hidhte hapin e planifikuar prej tij për arsye të zgjedhjeve, pasi ishte e qartë se një vendim i tillë si ai i ditës së djeshme sigurisht që do të favorizonte opozitën e majtë e cila ka luajtur gjithmonë kartën e problemeve sociale dhe mbrojtjen e shtresave të paprivilegjuara. Vendimin për të liberalizuar çmimin e bukës, miellit dhe grurit qeveria ndërmori si pasojë e spekulimeve që bëheshin nga subjekte të nën një tavan të caktuar. Në tavani e krijuar nga masat kufizuese të qeverisë, përfitonin disa subjekte “të shkathët”, të cilët, sipas ekspertëve të qeverisë, ia blenin grurin shtetit me një çmim më të ulët për t’ia rishitur pastaj po shtetit, por me çmime më të larta. Por, masat e marra nga shteti për të mos lejuar rritjen e çmimit të bukës ishin pasojë e mbeturinave të mendësive baraziste dhe binin në kundërshtim të hapur me parimet e ekonomisë së tregut të lirë. Ato, mbi të gjitha ishin edhe në dëm të biznesmenëve, konkretisht të prodhuesve të bukës, të cilët, nga njëra anë ishin të detyruar të sakrifikonin në kushtet e kufizimeve të shtetit, ndërsa nga ana tjetër, ballafaqoheshin me merifetet e spekulatoreve të ndryshëm, të cilët shfrytëzonin terrenin e krijuar nga masat e marra prej shtetit, ku binte në sy mbi të gjitha subjektivizmi dhe paaftësia për kombinimin e tyre. Në një situatë të tillë, ishte plotësisht i justifikueshëm edhe veprimi i zvogëlimit të peshës së bukëve. Por, ndërsa shteti për një kohë të gjatë i kishte mbyllur sytë para veprimeve të spekulatoreve, Më tej f.4

Fillon “Shqiponja Paqësore ’96”

Merr pjesë presidenti Berisha Dje filloi stërvitja shumëkombëshe “Shqiponja Paqësore ’96” me një ceremoni në të cilën trupat e tetë vendeve pjesëmarrëse parakaluan para personaliteteve më të larta shqiptare dhe zyrtarëve të lartë civilë dhe ushtarakë të vendeve pjesëmarrëse. Presidenti Sali Berisha, i cili përshëndeti trupat pjesëmarrëse në stërvitjen që zhvillohet në Qendrën Stërvitore të Bizës, 75 km në veri të Tiranës, tha: “Shqipëria e vendosur në rrugën e konsolidimit demokratik dhe ekonomisë së tregut, integrimit të saj në strukturat euroatlantike bëhet përsëri vendi organizator i kësaj stërvitjeje shumëkombëshe, e cila vjen shpejt pas ministerialit të Ballkanit, të amerikan, të gjithë komandantët dhe ekspertët amerikanë për punën këmbëngulëse që kanë treguar në përgatitjen, planifikimin e imagjinatës të stërvitjes dhe palën amerikane për ndihmën bujare që ka dhënë dhe jep në ndërtimin e qendrës stërvitore. “Fryti i punës së përbashkët të Shqipërisë dhe SHBA-së është ndërtimi jo vetëm i kampingut dhe i të gjithë mjediseve të nevojshme, por në veçanti ngritja nga ekspertët ushtarakë amerikanë i poligoneve të qitjes, duke shënuar kështu fillimin e ndërtimit të një qendre moderne stërvitore këtu në Bizë”, tha Berisha, i cili shtoi se kjo qendër do të shërbejë si për stërvitjen e trupave tona, edhe për ato të NATO- strukturat euroatlantike bëhet përseri pas ministerialit të Ballkanit Jugut, duke konkretizuar kështu frymën e bashkëpunimit midis ushtrive të vendeve tona”. Vendet pjesëmarrëse në stërvitje janë: Shqipëria, SHBA, Bullgaria, Greqia, Italia, Rumania, Turqia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Sllovenia, e cila merr pjesë si vëzhguese. Më tej në përshëndetjen e tij, Presidenti Berisha e quajti stërvitjen “një kontribut real i vendeve pjesëmarrëse”. Ai falënderoi sekretarin e Mbrojtjes së SHBA, William Perry, ministrin e Mbrojtjes, Safet Zhulali, shtabin e përbashkët shqiptaro-amerikanë për stërvitjen e trupave tona, edhe për ato të NATO-s. “Prania juaj në malet e Bizës është një ngjarje e shënuar për Shqipërinë dhe vendet miq që ju përfaqësoni”, iu drejtua Berisha ushtarëve nga tetë vendet pjesëmarrëse në stërvitje. Rreth 2000 ushtarë do të marrin pjesë në këtë stërvitje, e cila është më e madhja e zhvilluar deri tani në Ballkan. Në ceremoninë morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, ministri grek i Mbrojtjes, Gerasimos Arsenis, ministri Bullgar i Mbrojtjes, Dhimiter Pavlov, drejtues ushtarak nga Italia, ish-republika Jugosllave, Më tej f. 4

U mblodh Komiteti Drejtues i PRSH

Dje paradite, nën drejtimin e nënkryetarit z.Fatmir Mediu u mblodh Komiteti Drejtues i PRSH. Mbledhja diskutoi me rend dite; Përgatitjen e Partisë për zgjedhjet lokale të këtij viti; Përthithja më e mirë e mendimit intelektual dhe angazhimi i intelektualëve të spikatur gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, në jetën e brendëshme të partisë si dhe disa probleme financiare dhe organizative të partisë. Pas diskutimesh të shumta, KD vendosi organizimin e analizave të degëve për zgjedhjet e 26 majit, me të deleguar, anëtarë të KD; shqyrtimin e kandidaturave ekzistuese dhe përzgjedhja e kandidatëve republikanë për pushtetin lokal dhe plotësimi i dokumentacioneve përkatëse etj. Komiteti drejtues diskutoi edhe për mundësinë e një riorganizimi të strukturave të partisë nga qendra në bazë.

Ruçi, i kërcënuar nga burgu

F.3

Socialistët “zbarkojnë” në Prokurorinë e Tiranës

F.3

Jelcin anulon takimin me zv.presidentin e SHBA

f.5