17/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

17 korrik 1996

Qeveria: Përgatitet programi, Nesër votëbesimi

Edhe sot Qeveria e sapokrijuar nga Meksi nuk do të shkojë në Parlament. E ka konfirmuar këtë nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Fatos Bejo, i cili dje pasdite, pas mbarimit të seancës plenare të Kuvendit, tregoi se 99 % Meksi nuk vjen në Parlament as sot. Dhe me të njëjtën përqindje Bejo cakton ditën e nesërme për votëbesimin e kabinetit të ri të Meksit. Nga ana tjetër, numri dy i deputetëve të PD, shprehet se Parlamenti po punon për ndërtimin e strukturave të tij dhe në këtë kuadër është i gatshëm të presë Qeverinë, të diskutojë programin e saj. Sot deputetët do të mblidhen paraditen për të diskutuar komisionet, dhe në seancë plenare kur të lajmëro- edhe Qeveria nuk po rri duarkryq. Meksi është duke përgatitur programin e dyte të tij për administruar Shqipërinë. Për këtë ai gjatë kësaj kohe ka marrë edhe mendimet e partive të tjera, ndër to edhe të Partisë Republikane, e cila ka përcaktuar të rëndësishme çështje të tilla si emigracionin, turizmin, pronën, privatizimin, arsimin etj. Kryeministri është shprehur se i ka dëgjuar dhe i ka mbajtur mend propozimet e Godos, dhe se në do t’i ketë mbajtur apo jo parasysh, këtë do ta tregojë kur të ulet të shkruajë programin. Është pikërisht koha që Meksi t’i mbajë parasysh liderët republikanë, aq më tepër që ne një godinë ka edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave që ai kryeson, republikanin Arian Madhi. Megjithatë, gjithçka vendoset, mesa duket, nesër kur Aleksandër Meksi dhe ministrat e tij do të dalin përpara përfaqësuesve të popullit për të kërkuar votëbesimin. Gjithsesi ligji i jep afat kryeministrit deri dhjetë ditë pas emërimit, pra deri në fund të javës.

Vritet komisari i policisë së Pogradecit

Shefi i Komisariatit të Policisë së Pogradecit, Agim Gjyrezi u vra të hënën në mbrëmje nga persona të paidentifikuar - bëjnë të ditur burime zyrtare të Ministrisë së Brendshme shqiptare. Vrasja, sipas një oficeri të policisë, shef policie, aq më tepër për faktin se vendi i ngjarjes ishte qyteti i Pogradecit që nuk shquhet për kriminalitet të zhvilluar. Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme, kanë nisur hetime inten- nje oficeri te policise ne Pogradec, ndodhi në oren 22:50. Një person i panjohur, ben të ditur i njejti burim, shtiu mbrapa përmes një lokali, ku shefi i policise po pinte kafe dhe një plumbi vetëm i breshërise automatike shkaktoi vdekjen e tij. Vrasësi u largua me shpejtesi dhe ende sot nuk dihet asgje rreth tij, por mendohet që arsyet e krimit të lidhen me funksionin e z. Gjyrezi - thanë burime te policisë. Vrasja tragjike ka tërhequr vëmendjen, sepse ne Shqipëri nuk mbahet mend ndonjëherë të vritet nje shef policie, aq me teper per faktin se vendi i ngjarjes ishte qyteti i Pogradecit qe nuk shuhet per kriminalitet te zhvilluar. Sipas burimeve te Ministrise se Brendshme, kane nisur hetime intensive, jane bllokuar te gjitha rrugët qe lidhin Pogradecin me qytetet e tjera dhe po ushtrohen kontrolle te rrepta ne te gjitha pikat kufitare te vendit. 31 vjeçari Agim Gjyrezi me origjine nga Shkodra, u emërua si shef policie ne Pogradec më 1 gusht të vitit të kaluar dhe vleresohej si nje nga gjymte me te talentuar e të guximshëm të policisë shqiptare. Dje trupi i te ndjerit u nis me nderime nga qyteti i Pogradecit për t’u varrosur në vendlindjen e tij në qytetin e Shkodrës.

Gazetarët të varfër në fjalorin e tyre

Sa të pasur janë gazetarët në fjalorin e artikujve që botojnë çdo ditë në gazetat e përditshme. Ky është motivi kryesor i një anketimi të bërë sipas një modeli të sjellë nga Anglia nga një grup gazetarësh. Për të organizuar anketimin është përdorë sistemi kompjuterik i hartimit të fjalëkryqeve të cilat botohen përditë në gazeta. Për anketim janë zgjedhur nga 7 gazetarë për 7 fusha të ndryshme të rubrikave gazetareske. Në përgjithësi të anketuarit janë reporterë të cilët mbajnë dhe peshën më të madhe të informacionit ditor të botuar te gazetave. Për të 49 gazetarët janë arkivuar nga 10 deri në 20 shkrime të cilat në total kishin deri në 12000 fjalë. Në përfundim kompjuterika seleksionuar fjalët e përdorura shumë herë dhe ka rezultuar se gazetarët e anketuar përdorin në shkrimet e tyre nga 600 deri në 1800 fjalë. Kjo tregon për një varfëri të fjalorit të tyre gazetaresk, për shkakërjen e lajmeve me të njejtat fjalë. Por edhe kjo sasi fjalësh nuk është fjalë të plota pasi sipas logjikës kompjuterike gati 30% e fjalëve janë fjalë me një shkronjë të vetme dhe 10% fjalë me dy shkronja. Sipas anketimit, reporterët janë pak më të pasur se gazetarët të cilët janë drejtues nëpër redaksi. Kryesorja është se të gjithë gazetaret janë të varfër në minerën e fjalëve të gjuhës shqipe. Ky është një anketim i parë dhe kuptohet që ka kufizimet e veta dhe ka pasur mjaft vështirësi në organizim pasi shumë reporterë nuk ishin dakord të dorëzonin disketat me 10 deri në 20 shkrime. Ndoshta një arsye pse anketimi ka kufizimet e veta është dhe fakti se, edhe pse në vendin tonë ekzistojnë disa institucione të huaja të medias, asnjëri prej tyre nuk ka sponsorizuar një anketim i cili do të ishte shumë herë më i vlefshëm se disa trajnime që bëhen aktualisht.

DEKLARATË

Komiteti Drejtues i Partisë Republikane, në një mbledhje urgjente të tij, shqyrtoi aktin e shëmtuar terrorist të kryer në rrethin e Pogradecit ndaj Shefit të Komisariatit të Policisë, z. Agim Gjyrezi. Ne kërkojmë: 1. Ndëshkimin e rreptë publik të autorëve të krimit dhe bashkëpunëtorëve të tyre. 2. Masa drastike ndaj të gjitha akteve që cenojnë ruajtësit e rendit dhe për pasojë, jetën e qytetarëve. 3. Masa të rrepta ndaj organeve të ndalimit, hetimit dhe gjykimit, për inkompetencën dhe mungesën e përgjegjësisë në kapjen dhe gjykimin e krimit. 4. I propozozojmë Kuvendit Popullor dhe Qeverisë që, urgjentisht, të iniciojë grumbullimin e armëve në një kohë sa më të shkurtër dhe me efikasitet të plotë, duke marrë në konsideratë praktikat e vendeve me të njëjtat probleme. Shprehim bindjen se një kërkesë e tillë, që është qëndrim i palëkundur i PRSH, do të mbështetet nga mbarë populli. I shprehim ngushëllimet dhe respektin tonë familjes së z. Agim Gjyrezi. Komiteti Drejtues i PRSH

Ç’po bëhet me telefonat

Mos u trembni ka për të gjithë F.3

për të gjithë

F.3

Ta detyrojmë kohën të punojë për ne

Me z. Vehbi Velija F.4