18/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

18 korrik 1996

Shqipëria ndodhet në sytë e Evropës

Zgjedhjet lokale të përgatiten me kujdes Presidenti Berisha e ka dhënë tashmë sinjalin për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, duke kërkuar nga partitë që brenda pak ditësh të njoftojnë pjesëmarrjen e tyre dhe të paraqesin hollësitë e domosdoshme. Dikush, sidomos nga qarqet politike të majta po përpiqen ta paraqesin këtë si një manovër të kreut të shtetit për të kapur në befasi kundërshtarët e tij. Por, nuk duhet harruar se sipas dispozitave kushtetuese, zgjedhjet lokale duhet të zhvillohen jo më vonë se tre muaj pas skadimit të afatit katërvjeçar nga data, në të cilën janë zhvilluar zgjedhjet e paraardhëse. Pra, në këtë aspekt, Berisha është në rregull, ndoshta edhe pak i vonuar. Gjithashtu, për ata që e interpretojnë këtë hap të Berishës si një përpjekje për të hequr nga agenda e diskutimit zgjedhjet e 26 majit, është gabim që këto të lidhen me zgjedhjet lokale. Ato forca politike që kanë vendosur të mos i pra- kujdes, në mënyrë që të eliminohen sa më shumë nga ato shkaqe, të cilët çuan në çrregullimet e 26 majit. Mbi të gjitha këto zgjedhje duhet të pasqyrojnë realitetin, duke nxjerrë në krye të njësive administrative njerëzit më të aftë dhe më të preferuar për elektoratin. Kjo do të ishte dhe një garanci që pushteti lokal të pastrohet nga epidemia e sëmundjeve të tilla si korrupsioni, paaftësia dhe mungesa e iniciativës. Gjithashtu, zhvillimi normal i zgjedhjeve lokale shmang tensione të tilla si ato që pasuan zgjedhjet e 26 majit. Por kryesorja është se tashmë ne jemi nën vëzhgimin e rreptë të Evropës dhe organizmave të ndryshme ndërkombëtare. Pra, për gjithë klasën politike shqiptare, këto zgjedhje janë një rast i mirë për t’i treguar Evropës dhe SHBA, se shqiptarët kanë ecur me të vërtetë përpara persa i përket zhvillimit të demokracisë dhe, se ato që ndodhën më Zgjedhjet lokale mund të shërbejnë edhe si një lloj eksperiencë e çmuar për konsultimet elektorale të monshmësiç do të ishte një referendum i mundshëm për kushtetutën apo zgjedhjet e tjera. Por që të arrihet suksesi në këtë drejtim, është i domosdoshëm bashkëpunimi i të gjitha forcave politike të vendit. Për këtë arsye duhet që të shfrytëzohen të gjitha vendet ku është i mundshëm zhvillimi i dialogut, duke mos nënvleftësuar asnjërin prej tyre. Do të kishte qenë gabim p.sh. sikur të fetishizohej roli i parlamentit duke nënvleftësuar tryezën e partive, të rekomanduar nga Evropa dhe anasjelltas, pa përmendur format e tjera si ato të takimeve dypalëshe etj. A. D.

Në Berat buka 60 lekë

Dy ditë pas vendimit të Këshillit të Ministrave për liberalizimin e çmimit të bukës, çmimi i saj në njësitë e shitjes në qytetin e Beratit u rrit nga 38 deri 56 për qind. Kështu, sot një bukë u shit 50-60 lekë për copë. Por çmimi për copë mbetet tregues jo i plotë nëse nuk e ballafaqon me peshën. Në të gjitha njësitë e shitjes pohohet se pesha për çdo bukë masive është rritur nga 350 në 400 gram dhe pesha maksimale e saj tani është 1.200 gram. Shumica e blerësve ka miratuar liberalizimin e çmimit, pasi para tij një bukë shitej 40 lekë dhe peshonte vetëm 800 gram. Sipas përllogaritjeve të bëra re-

Veprime mesjetare të autoriteteve maqedone

Tirana paguan haraçin e politikës “tolerante” ndaj Maqedonisë Policia kufitare maqedonase konfiskoi 225 kopje, në shqip, të literaturës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat veprimtare shqiptare të të drejtave të njeriut u përpoqën t’i fusnin në ish-Republikën Jugosllave. Republika e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në një deklaratë bërë theksoi se librat ishin dokumente për të drejtat e njeriut të Këshillit të Europës dhe KSBE-së si dhe kushtetutat e disa vendeve perëndore, të gjitha të përkthyera në shqip. Gjatë një vizite të kohëve të fundit në Maqedoni, një grup i komitetit planifikoi t’u jepte libra disa institucioneve arsimore dhe kulturore të shqiptarëve etnikë në Maqedoni. Por grupi u ndalua për disa orë në pikën kufitare shqiptaro-maqedonase në Tushemisht nga policia kufitare maqedonase, e cila konfiskoi të gjitha librat me pretekstin e “letërsisë ilegale”. “Ky veprim të kujton praktiken obskuraniste të një regjimi totalitar”, Më tej f4

Merr fund enigma e zhdukjes së malit të skorjeve në Shëngjin

Sasia e skorjeve të bakrit të eksportuar në Maltë, Kroaci, Itali etj., ka arritur në rreth 30 tonë. Perdorimi me sukses i tyre për pastrimin e pjesës së nënujshme të anijeve, pasi nxirren në dok për riparim, shton mundësinë e rritjes së eksportit të kësaj mbeturine. Ndërkohë, është dyfishuar prodhimi i impiantit të tharjes së skorjeve në Shëngjin, ku çdo ditë mbërrijnë 80-100 tonë skorje bakri nga uzina e Laçit. I. Z.

Pëllumbi kundër të gjithëve

F. 2

PD: tavolina do të zgjerohet më vonë

F. 2 Zgjerohet me vonë F. 2