Ftesa e Presidentit përçan PS dhe opozitën joparlamentare
Mocionistët socialistë kundër vajtjes së Pëllumbit te Berisha
Gjinushi dhe Kalakulla sulmojnë PS: Të paaftë
Mocionistët socialistë kundër vajtjes së Pëllumbit te Berisha Gjinushi dhe Kalakulla sulmojnë PS: Të paaftë Ftesa e Presidentit Berisha për takimin e pardjeshëm me forcat politike, ka sjellë përçarjen në opozitën joparlamentare dhe brenda Partisë Socialiste. “Nuk duhet të shkojë në Presidencë, pa u bërë tryeza e rrumbullakët”, ka qenë mesazhi edhe i krahut të Nanos në PS. Dje, mocionistët janë shprehur kundër vajtjes së nënkryetarit të Pëllumbit e Hajdaraga tek Berisha me arsyen se nuk mund të diskutohet data e zgjedhjeve lokale, pa u përcaktuar paraprakisht kuadri ligjor dhe demokratizimi i këtyre zgjedhjeve nga organiz- organizmat evropianë. Nanosët kanë vënë në dobësinë e nënkryetarëve të PS-së, kur kanë deklaruar gatishmërinë e PD për të realizuar zgjedhje të lira. Podkryesia e PS ka bërë një mbledhje ku janë shqyrtuar ngjarjet e fundit të politikës, por nuk dihet në kapërcim/kapar[sic] sundon reagim ndaj kritikave të ashpra të centristëve dhe emocionistëve socialistë. Pellumbi kontradiktën me Nanon e ka ndier që ditën e takimit në Presidencë. “A i kemi marrë leje kryetarit për zgjedhjet lokale?”, ka qenë pyetja që gazetarët drejtojnë herenë nënkryetarit të parë të PS-së. Ky formulim nuk i pëlqen aspak Profesorit, i cili iu përgjigj gazetarëve vetëm kur ai ndryshoi formën e saj. “Vendimin për zgjedhjet, nuk mund ta marrë një njeri i vetëm, qoftë ky dhe kryetari”, u përgjigj Pellumbi. Ndërkohë, kritikave ndaj linjës së nënkryetarëve socialistë, të bëra një ditë më parë nga PAD, dhe u janë shtuar dhe ato të Gjinushit dhe Kakalullës. Partiakët e Gjinushit, të cilët nuk shkruan te Berisha, megjithëse ishin të ftuar aty, u shprehën dhe se i kishin bërë thirrje Partisë Socialiste të bënte si ata, të bojkotonte Presidentin e Republikës. Gjinushi gjithashtu ka përsëritur sulmet ndaj PS-së, dhe ka shprehur mendimin se Berisha e ka shfrytëzuar tryezën për interesat e veta, për të deklaruar se ka marrë konsensusin e partive për zgjedhjet lokale, dhe se do të jetë i njëjti mashtrim si në tryezën e ligjit elektoral. Edhe i djathti Kakalulla ka mbështetur centristët. Qëndr[o]rët kanë thelluar më tej sulmet e tyre, duke parë te PS një parti të paaftë dhe që frymëzohet nga Berisha. A. Simoni
BETEJA PËR TRYEZËN E PARTIVE
Nga “PQ” del në dritë ideja e një tryeze tjetër partish
Sapo u bë e njohur ideja e forumeve ndërkombëtare dhe atyre evropiane për të filluar një tryezë ndërmjet partive shqiptare për të zhbllokuar përfundimisht krizën e krijuar pas zgjedhjeve, i pari, ashtu siç ka ndodhur edhe herë të tjera gjatë këtyre viteve, iniciativën për të mbledhur partitë rreth një tryeze e mori vetë presidenti Berisha.
Ai thirri për herë të parë asnjë fraksion kohe, një tryezë me partitë parlamentare për të diskutuar problemet që lidheshin me formimin dhe funksionimin e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 26 majit. Ndonëse ishte një tryezë jo e përputhshme të gjitha pikat e ideuara nga parlamenti evropian dhe Këshilli i Evropës, përsëri duke pasur parasysh situatën e tensionuar të krijuar pas zgjedhjeve, kjo tryezë e Berishës do të shërbente në një farë mënyre edhe për të qetësuar gjendjen në vend, por edhe për t’i treguar opinionit të huaj se ai ishte plotësisht i predispozuar për vendosjen e një dialogu me forcat e tjera politike, në mos i vetëm.
Berisha vazhdoi ta mbante iniciativën në duart e tij edhe nëpërmjet një tryeze me përmbajtje identike, por kësaj radhe parlamentare, socialistët u kujtuan të propozonin kontakte bilaterale ndërmjet PS-së dhe PD-së. Por për të fituar kohë, PD-ja fillimisht e refuzoi një seri kontaktesh të këtij tipi, duke u prononcuar për tyre vetëm pas disa ditesh. Kontaktet apo tryeza PD-PS filluan, por duke pasur parasysh përmbajtjen e tyre ishte PD-ja ajo që diktonte. Ndoshta socialistët në këtë moment ishin të preokupuar me mocionin e Nanos, i cili solli ngatërresa jo të vogla në gjirin e PS-së, ku u përvijuan tre grupe të ndryshëm lidhur me qëndrimin e këtij mocioni.
Ndërkaq Berisha, duke shfrytëzuar zgjedhjet lokale, të cilat, sipas dispozitave kushtetuese duhet të zhvillohen jo më vonë se tre muaj pas 26 korrikut të këtij viti, propozon një tryezë tjetër, ku këtë radhë ishin të ftuar edhe socialistët, si parti që ishin përfaqësuar në pushtetin lokal. Ajo që të binte në sy në këtë tryezë ishte fakti se socialistët ndodheshin të pashoqëruar nga aleatët e tyre socialdemokratë dhe aleancistë, të cilët, duke qenë se nuk janë të përfaqësuar në pushtetin lokal, nuk mund të merrnin pjesë në këtë tryezë.
isteve me kushtet e vena prej Berishës, si pasojë e të cilave paditësit dhe social-demokratët nuk e patën të drejtën për t’u ulur në tryezë, shkaktoi pakënaqësi në radhët e drejtuesve të tyre. Në këtë mënyrë, kjo pa dyshim që do të sillte një dobësim të lidhjeve të këtyre me aleatët socialistë. Më shumë se brenda vendit, ftohja ndërmjet kundërshtarëve të presidentit Berisha, i interesonte këtij jashtë vendit, pasi do të vështirësonte gjetjen e një gjuhe të përbashkët për të moshtur Berishën, duke thithur simpati e drejtuesve të institucioneve evropiane dhe më pas votat e tyre në drejtim të miratimit të ndonjë rezolute me karakter “anti-berishian”.
Nga ana tjetër, kjo bëri që të mbeturit jashtë tryezës për diskutimin e zgjedhjeve lokale, të kujtohen për konstruktimin e një tryeze tjetër, duke tentuar të shkëpusin iniciativën nga duart e kreut të shtetit. Por eksperienca e deritanishme dhe problemet ekzistuese në radhët e këtyre forcave politike, papërmendur elektoratin e pakët të tyre, gjasat që të fitojnë “betëjen e tryezës”, duke ia marrë iniciativën Berishës
Poli: “Të bisedojmë të gjithë për tryezën”
AD e PSD ftojnë partitë të hënën në një takim konsultativ
PD: Iniciativat për tryezë nuk i marrin partitë fantazmë
Dje, Aleanca Demokratike dhe Partia Socialdemokrate u kanë nisur partive pjesëmarrëse në tryezën e rrumbullakët për ligjin elektoral, një ftesë për një takim konsultativ në sallën “Bogdani” të Tirana International Hotel, ditën e hënë, në orën 18.00.
Sipas tekstit të ftesës, ky takim ka për qëllim t’i hapë rrugën tavolinës së rrumbullakët për zgjedhjet lokale. Ftesa që është përkrahur tashmë nga PS, PUK dhe PA, tregon se takimi në sallën “Bogdani”, do të përcaktojë modalitetin e kësaj tryeze, axhendën e saj, si dhe rregullullimin e kuadrit ligjor për lokalet dhe monotorizimin e tyre nga Këshilli i Evropës. Krerët e Polit thonë se këtë nismë e marrin duke u nisur nga rezoluta e fundit të KE dhe Departamentit të SHBA, dhe duke parë që takimi dypalësh PS-PD nuk po sjell frutet e duhura në këtë drejtim.
Ky takim i iniciua nga Poli, ftohet të zhvillohet gjashtë orë pas bisedimeve që do të kenë ekspertët e PR me ata të PD-së, pikërisht të hënën që vjen në orën 10.00 në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve. Pardje, Spahia ka zbuluar se ky takim specialistësh ka si lëndë zgjedhjet lokale dhe do të jetë bazë e tryezës së rrumbullakët. Poli vetë më parë, i ka kërkuar Partisë Demokratike të jetë ajo iniciuesja e tryezës së rrumbullakët, dhe tani duke parë, sipas centristëve, ngadalësinë e veprimeve të PD, madje dhe hamshtrim[in?], merr përsipër për vete të fillojë tryezën e trembëdhjetëshes. Nuk është dakord Partia Demokratike. Dje, sekretari i përgjithshëm demokratikas, Besnik Gjongecaj, megjithëse nuk e kishte marrë ende ftesën e Polit, u shpreh paraprakisht: “Iniciativa për tryeza të rrumbullakëta, mund t’i marrin vetëm partitë me elektorat, nuk mund t’i marrin parti-fantazma, pa elektorat.”
Më e vështirë pozicioni i socialistëve të kritikuar rëndë nga centristët, ata nga njëra anë pranojnë ftesën e Polit, nga ana tjetër zhvillojnë bisedime me Partinë Demokratike. Gjithashtu nuk dihet ende çfarë qëndrimi do të mbajnë partitë e tjera të trembëdhjetëshes, lidhur me ftesën e Cekës e Gjinushit. Shumica e këtyre partive deri tani kanë pritur zgjidhjen e tryezës së dy partive të mëdha, PD e PS, ndaj është vërtet interesant qëndrimi që do të mbajnë ndaj iniciativës së partive të vogla: AD e PSD.
A. S.
Ndalohem dy policë për shpërdorim detyre
Forcat e Policisë të Komisariatit të Kavajës më 14.07.1996 arrestuan në flagrancë Mustafa Fadil Sheshin, 33 vjeç dhe Xhemal Avdyl Cela, 38 vjeç, që të dy punonjës të policisë së rendit të këtij Komisariati.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre, sepse gjatë shërbimit, silleshin në mënyrë të pandershme me shoferët, dhe duke iu marrë lekë atyre. Arrestimi i tyre bëhet një javë pasi është vënë në pranga një tjetër polic nga Tirana, i cili ka marrë lekë nga një shtetas gjerman.
I.Z.
eta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88