24/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

24 korrik 1996

Pranohet dorëheqja e Nanos

Dje, mbledhje e Komitetit Drejtues të PS Që sot, Fatos Nano përjashtohet nga hartimi i raportit politik të kongresit socialist. E ka vendosur Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i PS, në një mbledhje të gjatë, të filluar në orën 10 para dite deri në orën 19 mbasdite. Në krye të grupit për hartimin e raportit, ashtu siç ishte vendosur më parë nga kryesia e PS, u zgjodh nënkryetari Servet Pëllumbi. Nga ana tjetër në Komitet nuk u vendos nëse do të lejohet apo jo Nano të mbajë një raport individual, duke iu deleguar kështu e drejta për ta vendosur këtë kryesisë së partisë. Kjo kryesi, dy ditë më parë kishte vendosur të mos e lejonte kryetarin e PS të mbante një raport individual, duke e kufizuar atë në një diskutim, ndoshta më të gjatë ngaqë është në burg. Nga ana tjetër, megjithëse në mbledhjen e djeshme një nga tre [pikat?] e rendit të ditës ishte ajo e raportit, u vendos që ajo të diskutohet një orë në fund të mbledhjes, e cila vazhdoi rreth nëntë orë, kurse në tetë vendimet e mbledhjes, vetëm një kishte të bënte me kryetarin e PS. Kështu Nano dhe mori një goditje tjetër, tani më të gjerë, meqë Komiteti Drejtues e miratoi punën e kryesisë të bërë deri tani për përgatitjen e kongresit të ardhshëm të PS. Pikërisht në këtë punë, kryesia e PS ka pasur edhe kontradiktat më të mëdha me Nanon. Ndërkohë nuk dihet çfarë është diskutuar në lidhje me “mëkatarët” socialistë që ka denoncuar i burgosuri i Bënçës. Kritikat e vetme të KD për kryesinë e partisë, të paktën siç thuhet në deklaratën e këtij Komiteti, kanë të bëjnë me sjelljen e krerëve me partitë e tjera. “KD i kërkon kryesisë të koordinojë më mirë veprimet politike të saj me ato të opozitës së vërtetë”, është një ore saj me ato të opozitës së vërtetë”, është [i prerë në fund të fragmentit]. KD vlerësoi punën e kryesisë për vazhdimin e dialogut partiak dy dhe shumëpalësh për zgjidhjen e krizës politike. Gjithashtu KD i ka kërkuar Kryesisë që të ngulmojë që “dialogu ndërpartiak të ketë rezultate konkrete dhe në afat të përcaktuar qartë”. Dhe i ngallën kritikat ndaj PD: “T’u pritet rruga përpjekjeve të PD për të instrumentalizuar dialogun, duke e kthyer atë në farsë demagogjike të saj për qëllime politike të ditës”. Komiteti Drejtues ka sjellë në skenë dhe përsëri zgjedhjet parlamentare. “Dialogu për përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme të pushtetit lokal, vendosi KD, - të konsiderohet vetëm si një pjesë e objektivave politike për zgjidhjen e krizës së përgjithshme politike në vend. Kjo krizë mund të zgjidhet vetëm pas [teksti vijon jashtë kornizës]. edhe kam-[?]... tre pikët e rendit të ditës ishte diskutimi rreth mesazhit të Nanos, ky diskutim nuk zgjati shumë. ... kryesinë e partisë, të paktën sikur të ato të opozitës së vërtetë”, është një nga vendimet e drejtuesve që kanë fjalën sidomos për lidhjet me Polin e Qendrës. Nga ana tjetër ... kryesinë e partisë, të paktën sikur të Qendrës. Nga ana tjetër ... “paligjshëm” zhvillimin e tij.

“Tryezomania” dëmton idenë e tryezës së partive

Kur dy partitë kryesore po gjejnë gjuhë të përbashkët, tryeza me ato që mbeten janë qesharake Dialogu, tryezat e partive për të zgjidhur probleme të ndryshme të vendit, sidomos këto të tanishmet, që janë pasojë e periudhës së tranzicionit, janë mjeti më i mirë dhe efikas për të kapërcyer gjendjet e impasit në fusha të ndryshme. Duke qenë e ndërgjegjshme për këtë, Partia Republikane jo vetëm ka mbështetur këtë nismë për instalimin e dialogut ndërmjet forcave politike të vendit, por mesa një herë ka qenë e ndonjë të forcojë pozitën në skenën politike apo dhe që të tjerët të kujtohen se është gjallë. Zgjedhjet për pushtetin lokal, sigurisht që përbëjnë ngjarjen kryesore në stinën e ardhshme politike, prandaj çdo iniciativë në drejtim të zhvillimit me sukses të këtyre zgjedhjeve, duke eliminuar dukuritë negative që prishën imazhin e atyre të 26 majit, është e mirëpritur. Për këtë arsye, PR e mirëpriti edhe nismën e presidentit për të mbledhur në një tryezë [teksti vijon jashtë kornizës]. Partia Republikane jo vetëm ka mbështetur ekonomizme mese një herë ka qenë nismëtare e procesit të dialogimit. Rasti i fundit ishte tryeza e organizuar lidhur me ligjin zgjedhor, nismë kjo që gjeti mbështetje nga të gjitha forcat politike të vendit. Por, në ndonjë rast tryeza e partive, ashtu si dhe nisma të tjera politike, nuk i shpëton rrezikut që të përdoret për të fituar kapital politik, me qëllim që të garantohet zgjedhjeve të lira e të ndershme për pushtetit lokal, - vendosi KD, - mund të zgjidhet vetëm pas organizimit të zgjedhjeve parlamentare të lira dhe të ndershme. ... të cilat kanë gati 80 përqind të elektoratit. Lidhur me këtë, PR, duke mbështetur fillimin ... për një tryezë partie lidhur me diskutimin e këtij problemi, tryezë në të cilën morën pjesë edhe vetë socialistët. Ndërkohë, problemi i zgjedhjeve lokale po trajtohet gjerësisht edhe në dialogun e shumëpritur që ka filluar ndërmjet dy partive tona kryesore, PD dhe PS, këtë, PR, duke mbështetur fillimin. Me tej f.2

Komision parlamentar për shkeljet e 26 Majit it

Do të krijohet një komision i përkohshëm parlamentar për hetimin e shkeljeve të Ligjit Elektoral në zgjedhjet e 26 majit dhe për akuzat e dhunës së ushtruar ndaj politikanëve të opozitës në mitingjet paszgjedhore. Propozimin për ta futur këtë në rendin e ditës së punimeve parlamentare, ia bëri dje Kuvendit Popullor kryetari Arbnori, pas mbledhjes së kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare. Lidhur me këtë çështje, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Ali Spahia, tha se “një grup parlamentarësh të Këshillit të Evropës, i rekomandoi Parlamentit të sapozgjedhur shqiptar të hetonte mbi shkeljet e Ligjit Elektoral gjatë zgjedhjeve të 26 majit dhe mbi dhunën e ushtruar ndaj politikanëve të opozitës gjatë mitingjeve të organizuara nga ajo pas zgjedhjeve”. Është fjala për mitingun e 28 majit, të organizuar nga PS dhe parti të tjera të vogla opozitës dhe një për të protestuar ndaj rezultatit të zgjedhjeve të së dielës, i cili u shpërnda me forcë nga policia, që e kishte konsideruar “të paligjshëm” zhvillimin e tij. Lidhur me mungesën e socialistëve në këtë komision ku ata mungojnë z. Shehu tha: “detyra jonë është të krijojmë komisionin; nëse marrin ose jo ata pjesë, kjo varet prej tyre”. Ai shprehu besimin që ky komision i përkohshëm do të shërbejë si gjithë komisionet e tjera të përkohshme që do të ndihmojnë në përmirësimin “e atyre gjërave ku ka pasur probleme që në zgjedhjet lokale që ato të mos përsëriten”. Me propozimin e Spahisë, pas konsultimit të tij me përfaqësuesit e partive të tjera pjesëmarrëse në Parlament, deputetët miratuan përbërjen e këtij komisioni prej 7 vetësh, në të cilin do të bëjnë pjesë Jozefina Topalli, Genc Pollo, Shpëtim Mezinidhe Jarosllav Alla nga PD, deputeti socialist Sali Rexhepi, kryetari i PBDNJ, Vasil Melo dhe deputeti i Ballit Kombëtar, Dukë Muca. I. Z.

Sajrus Vens, ndërmjetësues për Kosovën

Javen e ardhshme Kongresiamerikando te diskutoje nje projekt rezolute, qe i kerkon presidentit Klinton te emeroje nje te derguar te posacem per te ndermjetesuar ne dialogun midis pales shqiptare dhe asaj serbe per zgjidhjen e çeshtjes se Kosoves, ben te ditur Qendra per Informim e Kosoves. Projekt rezoluta, e propozuar nga kongresmeni Eliot Engell, i cili sapo vizitoi Prishtinen, pritet te kete perkrahjen e plote te Kongresit. Pas miratimit te rezolutes, eshte ne kompetence te plote te presidentit Klinton per te caktuar diplomatin qe do te ndermjetesoje ne tryezen e bisedimeve midis perfaqesuesve te te dyja paleve. Flitet se nje mision i tille mund t’i ngarkohet Sajrus Vensit. Hartë e Kosovës dhe rajonit

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88

MALI I ZI; SERBIA; KOSOVA; SHQIPËRIA; Prishtina; Peć; Gjakova; Prizren; Ferizaj; Gjilani; Mitrovica; Novi Pazar; Shkodër; Kukës; Tetovë; Macedonia