27/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 korrik 1996

Krimi ulur këmbëkryq

Mëngjesi i djeshëm ishte i kobshëm për familjen e drejtorit të Drejtorisë së Burgjeve, zotit Bujar Kaloshi. Duke hipur në makinën e tij zoti Kaloshi u vra nga dy atentatorë ende anonimë për policinë shqiptare. Deri në orët e vona të pasdites nuk ka patur asnjë të re për vrasjen e zotit Kaloshi, një nga emrat më të njohur të drejtësisë shqiptare. Pavarësisht se në një deklaratë e zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme njofton për një mobilizim të policisë, për krimin e rëndë nuk ka ndonjë rezultat konkret. Vrasja e zotit Kaloshi vjen fill pas asaj të zotit Gjyrezi, shefit të policisë së Pogradecit. Të dyja atentatet kanë ndodhur në një peri- Brendshëm, zoti Shamata premtoi hapa të shpejtë në zbulimin e autorëve të vrasjes së zotit Gjyrezi, krimi i djeshëm e ka vështirësuar pozitën e Institucionit, të cilin ai drejton. Një gjëdje kaq e menjëhershme e organeve të zbulimit të krimit do të ngjallë pa tjetër pasiguri edhe tek pronarët apo qytetarët e thjeshtë. Kjo mund të jetë edhe një nga kërcënimet më serioze që mund t’i bëhen demokracisë shqiptare, e cila për shumë arsye sot gjendet në rezik. Trafiku i drogës, armëve, prostitucionit dhe njerëzor ka filluar të gjejë një lulëzim të mrekullueshëm në Shqipëri. Mendohet se janë pikërisht mekanizmat e këtij trafiku që po ndëshkojnë armikte e Pogradecit. Të dyja atentatet kanë ndodhur në një periudhë fare të shkurtër dhe lejojnë edhe insinuatat. Mënyra se si janë vrarë dy zyrtarët e lartë të administratës shqiptare logjikisht mund të ngjallin panik tek qytetarët e thjeshtë, të cilët gjatë këtij viti janë ambientuar me situata të tilla. Pas atentatit në supermarketin e firmës “VEFA” këto janë dy ngjarjet më të rënda që kanë goditur shtetin shqiptar. Pa dyshim në Shqipëri tanimund të flasësh për terrorizëm të pretendimeve të larta, i cili po tenton edhe elitën e shoqërisë sonë. Atentati i ndodhur në supermarketin e firmës “VEFA” shkaktoi shumë të plagosur dhe tre viktima. Megjithëse ka kaluar një kohë e gjatë nuk është identifikuar askush dhe kjo flet për miopinë e organeve të rendit shqiptar. Megjithëse opinioni publik, por edhe ai i rangjeve më të larta politike ka reaguar në mënyrë energjike ndaj këtyre ngjarjeve misterioze, mbetet ende enigmë. Vrasja e këtyre dy eksponentëve të drejtësisë shqiptare është goditja më e rëndë dhe kërcënuese ndaj shtetit të ri dhe qeverisë së tij. Megjithëse ministri i ... ... armëve, prostitucionit dhe njëherësh ndëshkojnë armiqtë e tij të betuar. Nuk është e rastësishme që pikërisht një nga shefat e policisë të rretheve ku kontrabanda shkel me tepër dhe një drejtor i lartë burgjesh, ish funksionar i lartë i Policisë Financiare vriten mizorisht dhe fatkeqësisht në mënyrë demonstrative e publike. Kjo të lë shteg të mendosh për klane të dala jashtë kontrollit dhe me siguri të paracaktuara, të cilat kanë filluar të gjejnë terren në vendin tonë. Një nga synimet ambicioze të Qeverisë së re shqiptare është pikërisht lufta kundër krimit, i cili tani me gjithë mend mund të vlerësohet i organizuar. Nuk është aspak një arsye vulgare që ka çuar drejt vdekjes këta zyrtarë të lartë. Një realitet i këtillë tashmë është i pamundur të mohohet. Kjo Qeveri e sapoformuar dhe me mjaft probleme është vënë në provë që në lindje për të treguar agresivitetin e vet ndaj krimit dhe paudhësisë. Meqë ajo është e ndërtuar në bazë të një koalicioni ndërpartiak potencialimi i idesë republikane për dënimin me vdekje besohet se do të rrisë mjaft reputacionin e saj tashmë të rrënuar nga të shtënat e armëve.

Van Den Bruk: lokalet, prova e Shqipërisë për BE

“Të futen të gjitha partitë në zgjedhje, jo parregullsi si maj” Komisioneri: presim ftesën zyrtare për motorim. Berisha: gati PHARE. Për vitet në vazhdim, ka shuma të rëndësishme që do të shpenzohen në këtë kuadër. Ne gjithashtu do të realizojmë një transh tjetër të mbështetjes së bilancit të pagesave të këtij vendi dhe do të dëshironim të shikonim në varësi të zhvillimit të gjysmës së dytë të këtij viti, apo deri në fund të tij, propozimin në Këshillin tonë të Ministrave në BE, të një mandati për të negociuar me Shqipërinë një marrëveshje me të lartë bashkëpunimi” Zgjedhjet lokale janë vendimtare për marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ky ishte thelbi i deklaratave të djeshme të komisionerit të Jashtëm të BE, Hans Van Den Bruk, në një konferencë të shkurtër për shtypin, para se të largohej nga Shqipëria. “Ne kemi kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë që kemi me vendin dhe kërkon mbështetjen tonë të mëtejshme, - u shpreh dje Van Den Bruk. - Ne do të vazhdojmë programet e ndihmës në kuadrin e programit të gjithashëm të pushtetit lokal, u vuth[?] e kështu edhe strukturat të fillojnë të vihen në lëvizje, sipas vlerësimit marrëveshje me të lartë bashkëpunimi.” Por kujdes! Komisioneri i BE paralajmëron: avantazhet e reja për Shqipërinë, vetëm nëse ajo i kryen mirë zgjedhjet lokale. “Thashë nga fundi i këtij viti, - shprehet shefi i diplomacisë evropiane, - sepse ne shpresojmë shumë që zgjedhjet lokale dhe mënyra e mbajtjes së tyre sipas normave, të lira dhe të drejta, do të provojnë që ne kemi të drejtë t’u propozojmë partnerëve tanë në BE, që ky vend e meriton ngritjen e nivelit të mbështetjes nga KE dhe nga OSBE për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.” Më tej f.2

U zhvillua mbledhja e KD të PR

Ditën e premte, më 26.7.1996, u mblodh Komiteti Drejtues i PRSH nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Dr. Cerciz Mingomataj. Mbledhja mori në analizë situatën elektorale në parti, në prag të zgjedhjeve për pushtetin lokal. Me një material të shkurtër komitetin e informoi shefi i komisionit elektoral i KD, zoti Gjokë Beci. Në diskutime, krahas nevojës për një analizë të përgjegjshme të detyrave që u zgjidhin gjatë fushatës pararendëse dhe rikonfirmimit të kandidaturave tona në të gjitha hallkat e pushtetit lokal, u vuth[?] k[?] e mbi nevojën e kontakteve më intensive të selisë qendrore me degët e PR në shtabet e tyre elektorale. Për këtë qëllim u vendos një lëvizje e programuar e anëtarëve të KD të partisë drejt degëve të caktuara, e cila do të fillojë menjëherë duke synuar me shkëmbimin e mendimeve me KD të tyre për një program sa më efektiv të fazave që do të karakterizojnë këtë fushatë. KD orienton të strukturat të fillojnë të vihen në lëvizje, sipas funksioneve, me fokus të orientuar drejt një rezultati të merituar nga subjekti ynë në përfundim të zgjedhjeve të ardhshme për pushtetin lokal. Në këtë sens, porositen degët e PR-së në rrethet e tyre në arkivat e tyre elektorale (atë që nuk i kanë ngritur ende), lënda e të cilave do të shërbejë për njohjen e vërtetësisë të zhvillimeve brenda elektoratit tonë, por edhe si pika krahasimi nga njëra fushatë në tjetrën. Në mbledhje ... Më tej f.2