Hegjia e dënimit me vdekje grusht kundër shtetit
Diktaturë kundër krimit
Dy vrasjet e kohëve të fundit, viktima e të cilave ishin komisari Gyjerezi dhe drejtori i burgjeve Bujar Kaloshi, janë sfida me rëndë që krimi i bën shtetit. Këto vrasje dhe një seri atentatesh pa përmendur kërcënimet kundër punonjësve të drejtësisë nga kriminelë të ndryshëm, tregojnë se shteti ndodhet tërësisht i sunduar nga bota e krimit.
Kjo është pasojë e pajtimit të segmenteve të caktuara të shtetit me disa kategori të caktuara krimesh që në pamje të parë nuk janë të drejtuara direkt kundër tij. Kështu, lufta e pamjaftueshme kundër trafikut të drogës dhe disa lloje kontrabandash, moskokëçarja, madje dhe injorimi disa individëve të caktuar nga radhët e policisë në trafikun e klandestinëve kanë bërë që hap pas hapi organizata kriminale të fuqizohen dhe të krijojnë supremaci ndaj forcave të rendit. Forcimi nga ana financiare i grupeve të ndryshme të kriminelëve ka krijuar terren të favorshëm që këta të fusin në përdorim edhe armën e korrupsionit, duke përfituar edhe nga pagat e ulta që i janë akorduar sektorëve që merren me luftën kundër krimit, gjyqtarëve dhe mbi të gjitha policëve, të cilët luajnë me kokën e tyre, gjë që siç kanë treguar atentatet e fundit është krejtësisht e pasigurtë.
Një gjendje e tillë ka krijuar, përveç të tjerash edhe përplasje ndërmjet policisë dhe gjykatave, të cilat akuzohen se nuk i dënojnë kriminelët e kapur nga policia, në kohën që vetë gjyqtarët ankohen për mungesë provash dhe faktesh nga ana e policisë.
Por kjo punë nuk duhet parë kaq thjeshtë, duke u kufizuar vetëm në këtë aspekt. Mbi të gjitha lufta kundër krimit duhet mbështetur te rritja në mënyrë drastike e masës së dënimit për disa kategori krimesh, në radhë të parë për vrasjet. Pa dyshim që demokracia në Shqipëri nuk është kuptuar fort mirë dhe me termin demokraci po abuzohet përveç të tjerash edhe përplasje ndërmjet policisë dhe gjykatave, të cilat akuzohen se nuk i dënojnë kriminelët e kapur nga policia, në kohën që vetë gjyqtarët ankohen për mungesë provash dhe faktesh nga ana e policisë.
Por kjo punë nuk duhet parë kaq thjeshtë, duke u kufizuar vetëm në këtë aspekt. Mbi të gjitha lufta kundër krimit duhet mbështetur te rritja në mënyrë drastike e masës së dënimit për disa kategori krimesh, në radhë të parë për vrasjet. Pa dyshim që demokracia në Shqipëri nuk është kuptuar fort mirë dhe me termin demokraci po abuzohet edhe për të luftuar krimin. Tek liria e të shprehurit, e organizimit etj. për fat të keq, një pjesë e mirë, duke përfshirë edhe funksionarë të shtetit, duket se legjitimojnë edhe lirirë për të dëmtuar individin, deri duke i marrë edhe jetën.
Pa u thelluar shumë në kushtet reale të vendit tonë politikanë të ndryshëm, organizata qeveritare e jo qeveritare, duke u ndodhur edhe përballë disa kërkesave nga institucione ndërkombëtare, po bëjnë presion për heqjen e dënimit me vdekje. Por, niveli i edukatës demokratike në Shqipëri e bën të pamundur një gjë të tillë. Hidheni pak sytë përreth dhe shikoni ç’po ngjet, kur në letër ekziston ende dënimi me vdekje. Në këtë fazë në të cilën ndodhemi ne, të heqësh dënimin me vdekje, të zbusësh dënimet në përgjithësi, do të thotë që shumë shpejt të ndodhemi në një situatë të tillë, ku shteti do të jetë vetëm si një relike. Aq më shumë bëhet e mundur kjo po të kihet parasysh edhe niveli i ulët i organëve tona të drejtësisë, të cilat manipulohen me lehtësi nga mbrojtësit e kriminelëve.
Populli ynë ka një fjalë të urtë “frika i ruan vreshtat”. Është pikërisht frika ajo që i kishte çuar në eliminimin e gjakmarrjes në kohën e diktaturës komuniste. Demokracia nuk përjashton vendosjen e një “diktature” kundër krimit, e në këtë aspekt, dënimi me vdekje, është një nga mjetet më efikase për të bërë që keqbërësit të tkurrrin iniciativën e tyre për të goditur shtetin dhe individin, i cili aktualisht ndjehet i pambrojtur nga shteti. Është gabim që në këtë komponent të bëjmë krahasime me shtete të përparuara me një demokraci të zhvilluar. Krahasimi i vetëm që mund të bëhet është ai që lidhet me kushtet e këtyre shteteve 100 apo më shumë vite më parë. Athere do të konstatojmë se asnjëri prej atyre që tani kërkojnë heqjen e dënimit me vdekje nuk merre guximin ta bëntë një hap të tillë.
A.D.