30/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

30 korrik 1996

Çfarë e pengon ekstradimin e të burgosurve shqiptarë?

Pamundësi apo nënvleftësim? Pala shqiptare nën akuzë nga qeveria greke Pamundësi apo nënvleftësim? Çfarë e pengon ekstradimin e të burgosurve shqiptarë? Pala shqiptare nën akuzë nga qeveria greke Prej disa ditësh në burgun e Larisas në Greqi ka shpërthyer një grevë urie e të burgosurve shqiptarë, të cilët po protestojnë si kundër kushteve të këqija në të cilat ata mbahen aty por edhe për të kërkuar ekstradimin e tyre në Shqipëri. Greva e filluar në Larissa, ditët e fundit është shtrirë edhe në burgjet e tjera të Greqisë. Ajo që të bie në sy lidhur me këtë grevë në përmasa të mëdha është heshtja e mediave zyrtare shqiptare, a thu[a] se ajo që po ndodh në Greqi me të burgosurit shqiptarë nuk është pjesë e realitetit. Para disa kohësh dhe s’është arritur një marrëveshje për ekstradi- ekstradimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet greke, gjë që me të drejtë u përshëndet nga qarqet e ndryshme politike. Por për fat të keq përsa i përket kushteve për vënien në zbatim të kësaj marrëveshjeje, nuk janë ndërmarrë hapat e duhura. Dje, në një intervistë, sekretari i Ministrisë së Drejtësisë i Greqisë, zoti Pavlembas, bëri të ditur se pengesat për fillimin e procesit të ekstradimit të të burgosurve shqiptarë nga burgjet greke vijnë vetëm nga pala shqiptare, duke e lënë topin në fushën e palës shqiptare. Kjo mund të merret edhe si një akuzë e palës greke kundër javashllëkut me të cilin organet tona të drejtësisë po veprojnë në drejtim të bërjes aktive të marrëveshjes për ekstradimin. Madje për zyrtarin grek, “do të ishte një fat i madh sikur Shqipëria të tërhiqte rreth 700 të burgosurit shqiptarë që ndodhen në burgjet greke.” Kjo të le të kuptosh se greva e të burgosurve shqiptarë është e drejtuar kundër autoriteteve shqiptare. Mungesa e një angazhimi serioz nga ana e autoriteteve tona lidhur me krijimin e kushteve për ekstradimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet greke, Më tej f.4

Paqeruajtësit shqiptarë në Bosnje

Qeveria ka dhënë miratimin Kompania shqiptare e paqes drejt Bosnje-Hercegovinës në kuadrin e operacionit të Natos-s “Përpjekja e Përbashkët”. Dje kompania pas përgatitjes dyvjeçare duke filluar që nga Luiziana e SHBA, ka marrë dhe lejen qeverisëse Meksi, një vulë që legalizon pjesëmarrjen e kompanisë. Projektiligji për pjesëmarrjen e Kompanisë Shqiptare e cila përbëhet nga një efektiv prej 180 vetash, nga të cilët 40 ushtarakë të karrierës me grada të rangut të mesëm. Madje për efektivin e kompanisë qeveria Meksi ka miratuar dhe projektbuxhetin financiar i cili parashikon trajtim të veçantë financiar të këtyre ushtarakëve sipas standardeve të pjesëtarëve të NATOS. Gjithashtu qeveria Meksi miratoi dhe projektligjin për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit nëpërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për problemin e arit të rrëmbyer nga gjermanët gjatë luftës dhe të depozituar në bankat e Londrës. Ari i vlerësuar në 39 milionë dollarë do t’i rikthehet Shqipërisë sipas procedurave të vitit 1996. B. M.

Sot në procesin e komunistëve: Pojani në vend të Gjonajt

Sot në ora 9.00 hapet procesi gjyqësor në ngarkim të katër kryesuesve të Partisë Komuniste të Rindërtuar. Mësohet se kryetar i trupit gjykues nuk është kryetari i Gjykatës së Tiranës, Qazim Gjonaj, por gjykatësi Gjergji Pojani. Ky ndryshim erdhi si rezultat i gjendjes shëndetësore të numurit një të gjykatës Qazim Gjonaj, i cili në mënyrë të papritur ka udhëtuar para dy ditësh për kurim drejt një spitali në Selanik të Greqisë. Prokurori i këtij procesi, Kadri Skeraj, konfirmon se dosja hetimore është e plotë dhe të pandehurit mund të kërkojnë gjykim të shkurtuar nëse pranojnë mekanizmin e krimit. A. Gj.

Në brendësi:

BSPSH kërkon 100% kompensim për liberalizimin e çmimit të bukës F. 4 TIRANË: Nuset “pagëzohen” në Kopshtin Zoologjik F. 4

tin Zoologjik

F. 4 GJERMANI: Ish-komunistët lindorë në qendër të debatit F. 5