09/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

9 gusht 1996

Socialistët bojkotojnë tryezën e partive

Zgjedhjet lokale në rrezik Sot presidenti, në kuadrin e nismave të tij të kohëve të fundit lidhur me përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 20 tetor të këtij viti, i cili është edhe afati maksimal i parashikuar nga dispozitat kushtetuese në fuqi, ka thirrur partitë në një tryezë, ku do të jetë edhe vetë i pranishëm. Në këtë tryezë do të diskutohet në problemet shumërendësishëm, i cili nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet e 20 tetorit, po edhe me të gjitha zgjedhjet tjera që do të pasojnë 20 tetorin. Është fjala për krijimin e Komisionit të Përhershëm Zgjedhor, i cili do të vëzhgojë të gjitha zgjedhjet që do të bëhen tani e tutje në Shqipëri. Për më tepër, krijimi i këtij komisioni është edhe një nga rekomandimet që ka dhënë Këshilli i Evropës në përmendjen e delegacioni i cili vizitoi disa javë më parë Shqipërinë. Por, dje, në orët e vona të pasdites u mësua se socialistët kanë vendosur të bojkotojnë takimin e sotëm, duke kompletuar kështu vendimin e marrë në tryezën e nëntë partive të vogla, të cilët arritën të kenë sukses në manovrën e tyre për të larguar PS-në nga rruga e dialogut të nisur me PD-në dhe i cili duket si është vënë në rrugë të mbarë. Socialistët nxjerrin si pretekst se tryeza e thirrur nga presidenti i republikës, nuk është ajo e rekomanduar nga Këshilli i Evropës, por e konsiderojnë këtë një anovër të presidentit. Gjithashtu shprehen edhe në herë qendrimin e tyre kundër caktimit të komisionit me dekret presidencial, gjë që kishin rënë dakord edhe me partitë e tjera të tryezës tetëshe. Por një qëndrim i tillë socialistëve sigurisht nuk i shërben interesave të vendit. Duke pasur parasysh se koha deri tek zgjedhjet lokale është tejet e kufizuar, aq më shumë po të kihen parasysh problemet e shumta të lëna pezull që duhen zgjidhur, qëndrimi i tyre për të bojkotuarkëtu tryezë rrezikon vetë zhvillimin e zgjedhjeve. Jo vetëm që këtukër t’i vëzhgohen zgjedhjeve nuk do të jetë përgatitur terreni për një zhvillim normal të tyre, po, askush nuk garanton që socialistët nuk vendosin të bojkotojnë edhe vetë zgjedhjet e 20 tetorit, pavarësisht nga deklaratat e gatishmërisë për të marrë pjesën në tryezat e palëshe. Kjo do të thotë që të dështojë edhe rikthimi i besimit në demokracinë. Pavarësisht se është apo s’është tryeza e thirrur nga presidenti sipas kritereve të rekomanduara nga KE, sa herë që rrëhen problemet e ndryshme bashkarisht, gjithmonë delikatesa e mirë në dobi të interesave të vendit. Eksperienca e këtyre viteve e ka provuar më së miri një gjë të tillë. Pastaj, në këtë tryezë socialistët do të kishin mundësi do të kishin rastin të çfaqnin mendimet e tyre duke përfshirë edhe kundërshtimet e idetë të presidentit. Ndodhsa kriteret e PS kanë vendosur që kundër një “vije të fortë”, të forcojnë pozitë e tyre në prag të kongresit të tyre që do të mbahet pas pak ditësh. Por, nuk mund të lakojë para për pyeshtje dhe fakti që socialistët ia bënë bindur diktatit të disa partive va elektorat madje dhe pa anëtarë. A.D.

Jam e vetëdijshme për shkeljet e të drejtave të shqiptarëve

Elizabet Ren prononcohet pas vezhgimit në Mal të Zi Elisabet Ren zhvilloi dje një takim me gazetarët në Podgoricë, pas vëzhgimit të saj në Kroaci, Bosnje dhe Mal të Zi. Elizabet Ren zhvilloi dje një takim me gazetarët në Podgoricë, pas vëzhgimit të saj në Kroaci, Bosnje dhe Mal të Zi. Emisarja e posaçme e OKB-së për mbrojtjen e të drejtave të njeriut tha se marrëdhëniet ndëretnike në Krajinë të Kroacisë janë tejet të tensionuara, ndërsa në Bosnje lufta ka përfunduar, ndersa realilimi i paqes ka filluar, edhe pse vështirësitë janë të shumllojshme duke filluar nga mënyra e qeverisjes, problemet kushtetucionale, ato të refugjatëve etj. Ren e veçoi Malin e Zi nga ish-republikat jugosllave për shkak se këtë republikë nuk e përfshiu lufta, por megjithatë paragjykime shumve vërejtje që kanë të bëjnë me ligjin e ri zgjedhor në Malin e Zi, me rastin e grabitjes gjatë luftës të 30 qytetarëve të Malit të Zi, shumica myslimane, të cilëve ende sot nuk u dihet fati, me problemin e Sanxhakut dhe cenimin e të drejtave të myslimanëve në veri të Malit të Zi, me problemin e mediumeve etj. Lidhur me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, zonja Ren i deklaroi radios Zëri i Amerikës se ishte gjithsesi e vetëdijshme si për njerin ashtu edhe për problemet e tjera që kanë të bëjnë me pakicë etnike, por te gjitha pakicat e pranishme në nje rajon, na aspektin e të drejtave legjitime të njeriut, të shikohen njësoj. Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, zonja Ren pati takime të ngjeshura me përfaqësuesit e shoqatave qeveritare për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut, me komitetin malazez të Helsinkit, me Forumin Demokratik dhe me zyrtarë malazezë me presidentin e Malit të Zi, Bullatovic, me ministrin e policisë, dhe me ministrin e drejtësisë.

Mbyllet konvertimi i dënimeve

Të burgosurit emigrantë Sot dita e fundit e proceseve gjyqësore për konvertimin e dënimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë Agim Hoxha sqaron se deri dje kanë përfunduar proceset e konvertimit për 20 të burgosur shqiptarë të cilëve u kishin mbetur dosjet dhe 5 proceset e tjera do të zhvillohen ditën e sotme. Konvertimi i dënimeve filloi në Gjykatën e Athinës në janar të këtij viti dhe do të mbyllet sot në gjykatën e K... ku do të zhvillohen 5 proceset e fundit. Fillimi i proceseve gjyqësore filloi pas grevës së urisë që organizuan rreth 500 të burgosur shqiptarë në burgjet greke të Larisës dhe të Athinës. Greva e urisë bëri që 25 dosjet e mbrithura në Shqipëri para dy muajsh të shqyrtohen me procedurë të shpejtuar. Po ashtu dhe fazësimi i Ministrisë së Drejtësisë shqiptare nga Ministria e Drejtësisë Greke për vonesën e shqyrtimit të dosjeve dhe konvertimit të masës së dënimit detyroi rreth 7 Gjyakata të vendit të zhvillonin proceset. Pas konvertimit të masës së dënimit nga gjykatat tona përfundimisht janë hequr të gjitha pengesat ligjore që pengojnë riatdhesimin e të burgosurve shqiptarë në Greqi në burgjet shqiptare. Të 25 dosjet e konvertuara kanë qenë të 25 të dënuarave për vjedhje të pasurisë së tjetrit dhe të gjykuarit janë dënuar deri në 7 vjet burg. Legjislacioni shqiptar për këtë lloj krimi parashikon një dënim deri në 5 vjet burg, kështu që të 25 të pandehurit kanë fituar deri në 2 vjet burg. Ministria e Drejtësisë brenda javës së ardhshme konfirmon se do të dërgojë të gjitha dosjet e shqyrtuara në Greqi dhe është e gatshme të ekstradojë të burgosurit. Të dy ministritë homologe të dy vendeve janë në bisedime intensive për sjelljen e dosjeve të tjera dhe për shqyrtimin e tyre. S.R.

Letërnjoftimet e reja të pluhurosur në sitare

Kush pengon daljen në qarkullim të letërnjoftimeve të reja Ministria e Drejtësisë për herë të katërt konfirmon se është e gatshme për pajisjen e shtetasve shqiptarë me letërnjoftime të ri. Në sitaret e kësaj ministrie modeli i letërnjoftimit dhe tërë dokumentacioni i nevojshëm është duke u pluhurosur për të tretin vit në sitare. Gjithë puna përgatitore ka përfunduar që në mesin e vitit 1994 është miratuar dhe është mbyllur në një sitar të drejtorisë përkatëse. Specialistët e kësaj drejtorie të sakrajnë se letërnjoftimi i ri do të jetë sipas modelit kroat. Letërnjoftimi do të jetë shumë funksional dhe mjaft praktik në përdorim, ndryshe nga letërnjoftimi aktual i do të jetë me dy fletë dhe në ngjyrë kafe. Por prej tre vjetësh Ministria e Drejtësisë ka depozituar dhe prenventivin për fondin e nevojshëm për realizimin e këtij projekti dhe prej tre vjetësh fondi nuk është akorduar. Në Ministrinë e Drejtësisë ngjajnë majft e vjetëruar përgjigja: “Ne jemi gati. Në rast të një fondi, menjëherë prdhohen letërnjoftimet”. Padashur që këto ngjajnë nëpërmjet. Erëndësishme është se rreth 700 mijë shqiptarë përdorin në vend të letërnjoftimit nga një çertifikatë të modelit të vitit 1945. Meke të loçifikuara shtetasit e tjerë vështirë të identifikohesh, tepër e vështirë të vërtosh, tepër e vështirë të udhëtosh jashtë shtetit dhe dikastereve përkatëse u bie më për barrë të krijojnë mijëra telashe se të vendosin një fond simbolik që është më pak se 1 vogël se ai që përdori Ministria e Brendshme për pasaportat e reja dhe ndërkombëtare. Kjo vonesë ka bërë që në përdorim të vihen letërnjoftime të falsifikuara që sipas specialistëve te kësaj ministrie kërkohen në Greqi dhe Maqedoni.

[Ilustrim: tryezë e rrumbullakët me karrige.]

REDAKSIA “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88