04/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

4 gusht 1996

Caktimi i komisionit zgjedhor, hap i parë i tryezës së partive

Dekreti presidentit për krijimin e Komisionit të Përgjithshëm të Zgjedhjeve mund të konsiderohet si një hap tjetër i rëndësishëm drejt vendosjes së normave demokratike në vendin tonë. Dekreti presidentit për krijimin e Komisionit të Përgjithshëm të Zgjedhjeve mund të konsiderohet si një hap tjetër i rëndësishëm drejt vendosjes së normave demokratike në vendin tonë, menjëherë pas miratimit nga parlamenti të Konventës mbi të Drejtat e Njeriut. Nga ana tjetër kjo është edhe një realizim tjetër i porosive të dhëna nga Këshilli i Evropës dhe organizmat e tij për të krijuar kushtet normale për zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë korrekte dhe, mbi të gjitha, rikrijimin e besimit për demokracinë në Shqipëri. Por nxjerrja e një dekreti presidencial nuk do të thotë gjithshka, aq më tepër kur bëhet fjalë për një vend demokratik ose që pretendon të jetë i tillë. Në demokraci është absurditet qoftë vetëm të mendosh se hapat e ndryshëm në zhvillimin e demokracisë dhe në fusha të tjera të jetës mund të jenë pronë e një individi apo një grupi të caktuar. Demokracia mbi të gjitha do të thotë pjesëmarrje. Në këtë aspekt, të gjitha forcat politike, duhet të angazhohen totalisht për t’i dhënë jetë e gjallëri kësaj nisme, duke bërë në radhë të parë sugjerimet dhe vërejtjet e tyre, në mënyrë që kjo të mos mbesë vetëm një ornament duke mos u bërë as kujt. Por kjo nuk do të thotë që kjo drejto të kuptohet për të bërë pazare, duke filluar që nga përzgjedhja e njerëzve që do të jenë në këtë komision. Fakti që një komision i tillë do të ketë karakter permanent do të thotë që partitë politike, të cilat do të angazhohen lidhur me përbërjen e këtij komisioni, në radhë të parë duhet të lënë mënjanë prirjet dhe kriteret partiake, të cilat jo një herë, në kësi rastesh kanë rezultuar me pasoja shumë të dëmshme për fatet e demokracisë në vend. Në këtë komision, është mirë të bëjnë pjesë emra të shquar nga fusha të ndryshme, personalitete që e kanë treguar me vepra dhe me qëndrimet e tyre vendin e rëndësishëm që ata dheut ka. Nga ana tjetër, mënyra e përzgjedhjes së anëtarëve të këtij komisioni, vete përbërja e këtij mund të shërbejë si parametri i parë i vlerësimit që mund të bëjë Evropa për zhvillimet e mëpasme, sidomos ato që janë të lidhura me dy tryna që na kanë vënë përpara Këshilli i Evropës dhe institucionet e tjera të Evropës. Nuk mund të pretendoosh kurrë për zgjedhje normale duke pasur komisione zgjedhore me partiake. Eksperienca e 26 majit ku një pjesë e anëtarëve të komisioneve u përlyen në manipulimin e votave dhe një pjesë e tyre i la me vonë urdhër të partisë kutitë e votimit në mëshirën e fatit është treguesi më i mirë se kriteret partiake në këtë aspekt sjellin dëm të shumta. Bashkëpunimi për të caktuar komisionin e përgjithshëm zgjedhor përvec të tjerash mund të shërbejë edhe si një hap i parë për të filluar tryezën e shumëpritur të të gjitha partive. Në këtë menyre do të marr e fund edhe tendenca për të organizuar tryeza e kundërtryeza, siç po ndodh këto kohët e fundit. A. D.

Presidenti Berisha dekreton krijimin e komisionit qendror të zgjedhjeve

Presidenti i Republikës, Sali Berisha, në mbështetje të kompetencës së tij, siç përcaktohet në nenet 28 të ligjit Nr.7491, date 29.04.1991, për dispozitat kryesore kushtetuese, dekretoi krijimin e komisionit qendror të zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Republikës, Sali Berisha, në mbështetje të kompetencës së tij, siç përcaktohet në nenet 28 të ligjit Nr.7491, date 29.04.1991, për dispozitat kryesore kushtetuese, dekretoi krijimin e komisionit qendror të zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë, i cili do të jetë një organ i përhershëm që do të organizojë, drejtojë dhe kontrollojë zhvillimin e zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me dispozitat ligjore elektorale të shtetit shqiptar, bëhet e ditur në një njoftim të zyrës së shtypit dhe informacionit pranë Presidentit të Republikës. Komisioni qendror i përhershëm i zgjedhjeve përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari, sekretari dhe 14 anëtarë. Ai caktohet nga Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Ministrave dhe të partive politike. Mëketërast, njoftohen të gjitha partitë politike, që kanë paraqitur propozime për anëtarë të komisionit qendror të zgjedhjeve për organet e pushtetit lokal, që të bëjnë tërheqjen e kandidatëve të propozuara, në qoftë se ato e gjykojnë të nevojshme zëvendësimin e kandidatëve të propozuar, ose në qoftë se vetë kandidatët nuk janë dakord me këtë propozim, dhe deri më datë 13 gusht 1996, këshilli i Ministrave dhe partitë politike, në përputhje me dekretin Nr.1568, datë 2.08.1996 për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të republikës të SH-qipërisë, të dërgojnë pranë Presidentit të Republikës propozimet e tyre për anëtarët e këtij komisioni. I. Z.

Riatdhesimi i të burgosurve shqiptarë në Greqi

Të drejtën për t’uriatdhesuar nga burgjet greke e kanë fituar dje 5 të burgosurit shqiptarë. Dje Gjykata e Faktit në Gjirokastër dhe ajo e Tepelenës kanë konvertuar me anë të procesit gjyqësor dha masën e dënimit për pesë të shqiptarë të cilët kryejnë dënimin në burgun e “Kalilis” në lagjen Ajus Fanurios në Athinë. Të pestë këta të burgosur kanë qenë të dënuar gjatë vitit 1993 dhe 1994, për vjedhje me afate nga 6 deri në 8 vjet burg. Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës që ka qenë kryetari i trupit gjykues ka zhvilluar tre procese gjyqësore për tre të burgosur nga Gjirokastra. Për të burgosurin M. Nivana ka konvertuar dënimin e tij nga 7,5 vjet burg në 5,5 vjet burg. Po ashtu nga një vit me pakë janë denuar dhe dy të burgosur të tjerë nga ky qytet. Edhe në qytetin e Tepelenës janë zhvilluar dy procese gjyqësore për dy 22 vjeçarë të cilët janë dënuar me nga 6 vjet burg për vjedhje në vitin 1994 dhe vuajnë dënimin në burgun e Athinës. Dosjet e këtyre të burgosurve janë përshtatur brenda ditës për tu dërguar në Ministrinë e Drejtësisë së Greqisë se bashkë me të dosjet e konvertuara nga Gjyka-ta e Tiranës dy ditë më parë. Burimet zyrtare konfirmojnë se ditën e hë-në në gjykatën e Fier-it, Ballshit dhe të Sarandës do të zhvillohen procese të tjera për konvertim dënimi për të burgosurit shqiptarë në burgun e Kretës që është dhe burgu më i vështirë në Greqi. I. Z.

Forumi i Intelektualëve Shqiptarë kundër vendimit të Patriarkanës

Forumi i intelektualëve shqiptarë i përcjell me anë të një deklarate shqetësimin e tij për hapat e fundit të patriarkanës së Stambollit lidhur me emërimin prej saj të tre metropolitëve të Korçës, Gjirokastrës e Vlorës dhe ndryshimin e saj në çështjet e kishës Autoqefale Shqiptare. Në deklaratën, që kryetari i kësaj shoqate, z. Z. Bardhyl Fico, i ngarkuar me detyrën e saj, shprehet shqetësimi për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë flagrante të patriarkanës në punët e kishës dhe të shtetit shqiptar. Duke vepruar kështu patriarkana nuk ka përfillur autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare, ka shkelur plotësisht statutisa në saj të vitit 1929, më të cilin ajo njohu autoqefalinë e kishës shqiptare në vitin 1936. Ne një kohë kur marrëdhëniet shtetërore shqiptaro-greke, fatmirësisht, kanë ndryshuar për mirë kjo gjë s’ka behet sërish instrument i qarqeve shoviniste greke për sh-komberatizimin e shqiptarëve dhe rënimin e shtetit shqiptar, shton deklarata. Ky është një akt pa precedent, etjekalon edhe minimumin e rregullave, kishte deklaruar z. Bardhyl Fico, i ngarkuar me problemet e fesë në Ministrinë e Kulturës. Hapi i fundit i patriarkanës së Stambollit tregon qartë se çështjet kanë arritur deri atje sa tani, ajo e trajton kishën autoqefale shqiptare di dogjezte të saj. Kjo duhet të bëjë të mendsoj cilido që ka fatet e kishës autoqefale shqiptare dhe të shtetit shqiptar, thekson deklarata e intelektualëve. Përfaqësuesi i qeverisë shqiptare ka theksuar se për këtë është bërë e qartë përgjigja zyrtare dhe se edhe kisha Autoqefale shqiptare ishte e njëjtit mendim qe ata mos unjshnin. Për këtë problem ka protestuar edhe komiteti shqiptar për mbrojtjen autoqefalisë kishës shqiptare, kisha Ortodokse e Shqiptarëve të Amerikës, Shoqata Fan Noli, që i ka kërkuar protesta patriarkanës ikumenike të Stambollit, Fanarit e Patriarkut Bartolomeu kunder emërimit të tre mitropolitëve të qyteteve të Gjirokastrës, Vlorës dhe Korçës. I. Z.

Podujeva në shënjestër të dhunës policore serbe

F. 4

Korriku na la shëndënë me temperaturë dhe çmime të larta

F. 3