Në rast se nuk plotësohen kërkesat nuk marrim pjesë në zgjedhje
Partitë e majta kundërshtojnë krijimin e komisionit
Në tryezën e partive të majta, e cila u mboldh gjatë ditës së djeshme partitë që morën pjesë në të dolën me një vendim të përbashkët. Ato hodhën poshtë mënyrën e krijimit të Komisionit të përhershëm zgjedhor të propozuar nga presidenti Berisha. Shkak për këtë ato nxorrën faktin sipas të cilit komisioni nuk mund të krijohet me dekret presidencial pasi presidenti është njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Demokratike. Ata, madje e akuzuan kryetarin e shtetit edhe si shkaktar të dhunës së përdorur në mitingun e paligjshëm të 28 majit. Kësaj radhe me partitë e tjera që drejtohen nga dy partitë e Polit Q, u bashkuan edhe socialistët, të cilët në një moment të parë dhanë shenja se ishin dakord me idenë e presidentit. Tani duket se këto parti kanë hyrë plotësisht në linjën e bojkotimit, të cilën e filluan menjëherë pa mbaruar zgjedhjet. Partitë që kanë krijuar “Frontin e refuzimit” i kërkojnë presidentit që propozimin për krijimin e komisionit ta bëjnë partitë dhe presidentit t’i mbetet vetëm miratimi apo dekretimi i tij. Jo vetëm kaq po ato edhe kërcënojnë me mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, në qoftë se presidenti nuk plotëson kushtet që kanë vënë ato lidhur me krijimin e këtij komisioni. Siç shihet ato me bojkotimin e procedurave të zgjedhjeve lokale po kërkojnë që nëpërmjet krijimit të një krize politike në vend të forcojnë pozitat e tyre. Për më tepër socialistët kanë hyrë në këtë valle për të fituar kredibilitet tek elektorati i tyre në prag të kongresit të tyre, i cili do të mbahet nga fundi i këtij muaji.
Apeli përsërit skemën e grupit të parë
34 vjet burg dhe një i liruar në sallën e gjyqit
Dje, Gjykata e Apelit për herë të dytë “kundër” Gjykatës së Tiranës. Edhe dje në gjykimin e ish sekretarëve të parë të rrethit u relua në sallën e gjyqit i gjykuari Sulejman Bushati. Për ish sekretarët e parë të Tiranës dhe të Durrësit nuk ka ndryshim në masën e dënimit. Piro Kondi dhe Qirjako Mihali janë ridënuar me nga 17 vjet burg. Në parim Gjykata e Apelit ka rrëzuar pretendimet e të pandehurve, të cilët pas vendimit të Gjykatës së Tiranës më 17 qershor 1996 kanë protestuar ashpër.
Një javë më parë kur numuri në Gjykatës së Apelit Prelë Martini, pothuajse hodhi poshtë vendimin e Gjykatës së Tiranës për dënimin e 5 drejtuesve të ish pandehurve Kondi, Bushati dhe Mihali, por të ndryshohet masa e dënimit. Ajo konfirmoi se të tre të pandehurit kanë kërkuar pafajësi dhe janë kundër vendimit të dhënë nga Gjykatësi Gjin Gjoni në gjykatën e faktit. “Por sipas prokurorës të tre të pandehurit nuk mund të shpallen të pafajshëm pasi kanë internuar familje patriotike për qëllime politike duke i konsideruar ata kundërshtarë të partisë shtet. S. Bushati tha prokuroria ka miratuar mbi 8 propozime për internimin e familjeve në vitet 1980-1990 në Lushnjë, Tiranë dhe Shkodër, të njëjtën gjë kanë bërë dhe dy të pandehurit e tjerë. Ata janë fajtorë sepse kanë kryer veprime
protestuar ashpër.
Një javë më parë kur numuri një i Gjykatës së Apelit Prele Martini, pothujse 5 drejtuesve të ish Komisionit të Dëbim-Internimeve, reagimi në gjykatën e Tiranës ishte shumë i madh. Por efektet kanë qenë shumë të parëndësishme. Skena e vendimit Martini është përsëritur dje. Dy drejtuesve të komisionit të Dëbim-Internimeve, Manush Myftiu dhe Haxhi Lleshi të liruar në sallën e gjyqit u është bashkuar dhe gjykuari Sulejman Bushati. Të tre këta ish funksionarë të lartë për 5 vjet duhet të rrinë urtë që të mos kujtohet njeri se kanë bërë krime kundër njerëzimit.
Dje prokuroria Thëllënxa Alikaj në pretencën e saj ka kërkuar të quajë të drejtë cilësimin ligjor të bërë nga gjykata e Tiranës në lidhje me fajësinë e të pandehurit, dhe kërkuan: propoziime dhe Shkodër: të njejtën janë fajtorë sepse kanë kryer veprime konkrete në kundërshtim me ligjin dhe kanë qenë nxitës dhe miratus të internimeve. Të tre të pandehurit kanë pasur të gjitha mundësitë t’i pengonin internimet dhe dëbimet. Kështu i gjykuari S. Bushati ka penguar shumë internime fakt që rëndon akuzën në drejtim të tij. Së bashku me 35 të dënuarit dhe të arrestuarit e tjerë për krime kundër njerëzimit të pandehurit krijuan një tragjedi që i ka ndodhur popullit tonë. Në përfundim ajo kërkoi të lihej në fuqi vendimi i gjykatës së Tiranës për dy të pandehur dhe të lirohen në sallën e gjyqit Sulejman Bushati.
Një vendim që u vonua tre orë.
Rilindja mbijeton ndalimin serb
Gjashtë vjet më parë, më 7 gusht 1990, u ndalua Rilindja, e vetmja gazetë e përditshme e shqiptarëve në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi, pas një veprimtarie 45-vjeçare të filluar në Prizren, e më pas në Prishtinë.
Ndalimi u bë në rrethanat e jashtëzakonshme të pushtimit e të shtetrrethimit ushtarak-policor serb dhe pasoi vendimin antikushtetues të Kuvendit të Serbisë të 5 korrikut 1990 për suprimimin e Kuvendit e të Qeverisë së Kosovës. Ai u pasua gjithashtu nga masa të tjera shtërnguese ndaj mjeteve të informacionit në gjuhën shqipe në Kosovë. Po atë ditë u ndalua me forcë programi në gjuhën shqipe në radiotelevizionin e Prishtinës dhe mes 1300 gazetarëve dhe punonjës shqiptarë u hodhën në rrugë.
Vendimi i Kuvendit të Serbisë për ndalimin e Rilindjes, u ekzekutua nga policia serbe, që pushtoi pallatin e shtypit, nxorri jashtë me forcë gazetarët, shkrimtarët dhe punonjësit e tjerë shqiptarë dhe ndërpreu botimin e gazetës në shtypshkronjë.
Me forcë u mbyllën gjithashtu radiostacionet rajonale në Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan e Ferizaj, duke e lënë Kosovën në terr të plotë informativ.
Ky terror mbi shtypin vazhdoi me ndjekjen, persekutimin, burgosjen dhe dënimin e gazetarëve si dhe me shpronësimin dhe plac-kitjen e pasurisë së Rilindjes nga ndërmarrja fantazëm serbe Panorama, që krijoi Beogradi në Prishtinë, me gjithë rezistencën dhe grevën 11 ditore të urisë të organizuar nga gazetarët dhe shkrimtarët shqiptarë në mbrojtje të fjalës shqipe.
Edhe në kushtet e rënda të pushtimit, informimi shqip në Kosovë, e veçanërisht Rilindja, mbijetuan. Filluan të dalin revista shqipe me informacion ditor. Nga 18 janari i vitit 1981 në Prishtinë filloi të dalë gazeta e përditshme shqipe Bujku, që në fakt është rilindja. Rilindja botohet edhe në Zvicër dhe që nga 18 prilli 1993 edhe në Tiranë. E pandalshme në punë dhe në rrugën e Rilindjes në Kosovën e lirë.
Përtej kufirit kthehet dhe një viktimë tjetër
Ka qenë një tjetër i ri që është kthyer i vrarë dhe ngjarja tragjike ka ndodhur dje në mesditë ku në kufirin tonë ka kaluar i ardhur nga Greqia 27 vjeçari A.K., babai i një vajze 5-muajshe.
I larguar 6 muaj më parë, dhe pa komunikuar asnjëherë me familjen e tij, punonte në Kretë të Greqisë, duke menduar se do të kthehej me xhepat plot pranë familjes. Dita e fatit të zi për të ka qenë pikërisht ajo ditë që do të hjeprane familjes, por ndërkohë tashmë i vdekur. Guximi që ka marrë për të kaluar kufirin nga Kreta për në Kapshticë i vetëm, i ka kushtuar jetën. Akoma mbeten mister shkaqet e vdekjes së tij, ndërkohë që regjistron 11 humbje jete brënda këtij viti, në kufirin grek të Maqedonisë.
Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88