10/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

10 gusht 1996

Një hap përpara në zhvillimin e demokracisë

Përbërja e Komisionit të Përhershëm Zgjedhor nuk është në varësi të rezultateve të zgjedhjeve të mëparshme Godo: "Tryeza e partive duhet të fillojë sa më parë." Tryeza e dj我shme Një hap përpara në zhvillimin e demokracisë Përbërja e Komisionit të Përhershëm Zgjedhor nuk është në varësi të rezultateve të zgjedhjeve të mëparshme Godo: "Tryeza e partive duhet të fillojë sa më parë." Ishte më se e qartë që tryeza e thirrur nga presidenti i Republikës do të ishte e suksesshme, pavarësisht se disa nga partitë, duke përfshirë edhe atë socialiste e panë të udhës të mos merrnin pjesë në të. Nga mënyra si u zhvillua tryeza e djeshme ato që humbën më shumë ishin partitë që e bojkotuan atë. Kështu, në radhë të parë socialistët ... zgjedhje tek rezultatet paraardhëse, do të favorizoheshin partitë e mëdha dhe, si pasojë e privilegjeve hende-kuqëin(?) nga forcat e tjera politike do të rritet edhe më tej. Do të vinim kështu shumë shpejt në një monopolizim të skenës politike nga dy apo dhe një forcë e vetme politike, gjë që pa dyshim është një kthim prapa. Gjithashtu, presidenti u tregua i gatshëm që të mos përzihet shumë në problemet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, duke ua lënë tërësisht në dorë iniciativën partive, të cilat duhet të diskutojnë e të vendosin se ç'duhet bërë më tej. Përgatitjet për zgjedhjet dhe rritja e rolit të partive, që duhet ... duhet konsideruar si diçka e re në krahasim me përgatitjet për zgjedhjet e 26 majit, ku gjithçka erdhi me diktat nga PD-ja ose presidenti, imponojnë në mënyrë imediate që të fillojë veprimtarinë e tryeza e partive, e rekomanduar kjo së pari nga Këshilli Evropës. Mënyra sesi partitë tona do të sillen në tryezën e tyre, do të jetë një tregues sinjifikativ për Evropën për të konstatuar se cila forcë politike shqiptare është në binarët e duhur dhe, mbi të gjitha, për të prognozuar lidhur me të ardhmen e demokracisë në Shqipëri. A.D. edhe të Kështu, në radhë të parë socialistët, humbën privilegjin për të qenë pjesëtarë në fitoren që u arrit dje, fitore që lidhet në radhë të parë me mënyrën e përbërjes së komisionit, për të cilin u organizua edhe tryeza. Tryeza e djeshme u karakterizua nga një frymë e tillë ku të gjithë diskutuan nga pozita të barabarta, duke filluar që nga PD-ja e deri tek partitë që nuk kanë mundur të përfaqësohen në parlament. Kjo ishte mes e qartë pasi presidenti Berisha, i akuzuar së fundi nga Perëndimi, do të ishte predispozuar për lëshime me qëllim që të rregullonte imazhin e tij. Ashtu siç ishte paralajmëruar, tema që u diskutua nga përfaqësuesit e forcave politike, të pranishme dhe presidenti Berisha, ishte Komisioni i Përhershëm Zgjedhor, i cili do të dekret ohet nga presidenti. Duke qenë se të gjithë pjesëmarrësit diskutuan nga pozita të barabarta, edhe ide të hedhura qenë të shumta, duke krijuar kështu hapësira të mëdha përzgjedhjeje. Pavarësisht se nuk iu dha ndonjë publicitet i madh, po fakti që në bisedime u ra dakord që përbërja e komisionit të mos ndikohet nga përqindjet e fituara në zgjedhje, potekishten ndarjet të barabarta

Çështjen e Kosovës dhe bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit duhet

Presidenti Rugova: Çështjen e Kosovës dhe bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit duhet

“Do t’u kushtojmë rëndësi sportistëve të rinj që pretendojnë në vitin 2000”

Me z. Marjeta Zace pas kthimit nga Atlanta F. 8

Pohohet se Beogradi ka pranuar ndërmjetësimin e BE-së për çështjen e Kosovës

Televizioni i parë suedez njoftoi në një nga programet e tij se Jugosllavia Federale (Serbi dhe Mali i Zi) kërkojnë ndihmë nga një ndërmjetësues ndërkombëtar për të zgjidhur konfliktin midis shqiptarëve dhe serbëve në provincën e Kosovës, bën të ditur qendra për informim e Kosovës. Televizioni suedez duke iu referuar një radioje të pavarur serbe shton se do të ishte e dëshirueshme që ndërmjetësuesi të jetë një nga shtetet e BE-së. A.T.

Prishtinës dhe Beogradit duhet t’i udhëheqin SHBA

Qëndrimi i Kosovës është që çështjen e saj dhe ndërmjetësimin në bisedimet shqiptaro-serbe t’i udhëheqin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim dhe në marrëveshje me vendet e Bashkimit Evropian, deklaroi sot në një konferencë shtypi në Prishtinë Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Këtë deklaratë Presidenti Rugova e bëri duke komentuar disa njoftime të shtypit se Beogradi kërkon ndërmjetësues për bisedimet me Prishtinën. Është politikë dhe kërkesë jona që të gjejmë zgjidhje me bisedime për Kosovën. Dhe ky është qëndrim edhe i Bashkësisë Ndërkombëtare, tha Dr. Rugova, i pyetur në lidhje me gatishmërinë për të hyrë në bisedime me presidentin serb Milloshevic. Si në të gjitha bisedimet edhe në bisedimet Beograd-Prishtinë secila palë hyn me qëndrimet e veta. Ne i mbrojmë dhe do t’i mbrojmë qëndrimet tona, ato të referendumit për Kosovën e pavarur dhe neutrale, ato të udhëheqjes të popullit të Kosovës, theksoi Presidenti Rugova. A.T.

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88