20/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

20 gusht 1996

Jo gjithmonë bojkotimi sjell sukses

Edhe tryeza e djeshme nën peshën e bojkotit Kohet e fundit, pas shpalljes së komisionit nga presidenti Berisha edhe socialistët se bashku me disa parti të tjera kanë ripërqafuar rrugën e bojkotit. Megjithëse zgjedhjet lokale të caktuara në datën 20 tetor, mund të thuhet se ka shumë gjëra për të bërë. Megjithëse na e anomalitë e krijuara në zgjedhjet e 26 majit, një pjesë e mirë e tyre duhet t’i atribuohet mungesës së kohës së mjaftueshme për përgatitjen e tyre, duket se disa parti nuk kanë nxjerrë mësime prej kësaj për deri sa vazhdojnë të mospranojnë të ulen me të tjerët, por kërkojnë disa tryeza speciale. Ekzistojnë të gjitha kushtet që përsëri nga nxitimi të bëhen gabime të mëdha përsa i përket jo vetëm rishikimit të ligjit zgjedhor, i cili ka nevojë për mendimet e forcave të të gjithë spektrit politik, por edhe vetë organizimit të zgjedhjeve. Është bërë e njohur botërisht se këto zgjedhje do të shërbejnë si një test për Evropën, e cila do të vlerësojë shkallën e demokratizimit në vendin tonë, dhe sa është kthyer besimi tek demokracia në vend. Mirëpo duke bojkotuar sigurisht nuk mund të pritet ndonjë gjë e mirë. Vetëm se në këtë rast, më tepër se mbi pushtetin, përgjegjësia do të bjerë mbi ata që do të refuzojnë jo vetëm pjesëmarrjen në zgjedhje, por më tepër bojkotimin e përgjithshëm për zgjedhje nga ana e tyre. Për Evropën, duke e parë në këtë mënyrë, mund të thuhet se faji është i njëjtë, si atëyre që manipulojnë zgjedhjet ashtu dhe i atyre që bojkotojnë dialogun për zhvillimin e tyre sipas standarteve të kërkuara nga Evropa. Kështu, ato qarqe që e shohin bojkotimin si mënyrën më të mirë për të arritur qëllimet e tyre, rrezikojnë seriozisht imazhin dhe mbështetjen e tyre nga qarqet ndërkombëtare. Jo gjithmonë bojkotimi gëzon mbështetjen e të tjerëve.

Zoti Godo në SHBA

Unis për në SHBA z. Sabri Godo, kryetari i PRSH. Fillimisht z. Godo do të takohet në Washington me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit. Pas kësaj kryetari i PRSH do të shkojë në Çikago për të marrë pjesë si i ftuar në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike Amerikane, ku do të zgjidhet kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit të këtij viti. Zoti Sabri Godo është një nga katër politikanët shqiptarë që do të marrë pjesë në këtë eveniment politik. Pritet që eoti Godo të takojë përfaqësues të administratës amerikane, kongresmenë si dhe të bëjë vizitën në Departamentin e Shtetit

Seancë tjetër për gjenocidin

Më shumë se gjysma e të akuzuarve ndodhen jashtë vendit Dje në Gjykatën e Faktit në Tiranë për 4 orë, në dy seanca gjyqësore ka vazhduar procesi gjyqësor në ngarkim të grupit të katërt të ish-funksionarëve të lartë të ish-diktaturës të akuzuar për krime kundër njerëzimit të kryera në bashkëpunim në njërin tjetrin. Ashtu si dhe më 29 korrik 1996 kur filloi procesi gjyqësor në sallën e gjyqit ishin të pranishëm të pandehurit Lenka Çuko, Idajet Beqiri, Sulejman Abazi dhe Agron Tafa. Pjesë të pandehurit e tjerë dhe konkretisht Shkëlzen Bajraktari, Llambi Gegeprifti, Irakli Vero, Vejsi Haderi dhe Nazmi Domi vazhdojnë të gjykohen në mungesë pasi vazhdon të mbetet në fuqi njoftimi i prokurorisë për largim në drejtim të paditur për të shpëtuar procesit gjyqësor. Hetimi gjyqësor i drejtuar nga gjykatësi Medi Bicfili fillon me marrjen e dëshmive të dëshmitarëve të kërkuar nga organi i akuzës. Dy prokurorët Berim Tominaj dhe Shkëlqim Gani që mbrojnë akuzën kishin të gatshëm për dëshmi në sallën e gjyqit 16 persona të internimeve të ish-diktaturës. Të dhjetë dëshmitarët që dje sqaruan në sallën e gjyqit tërë tragjedinë e jetës së tyre ende pa lindur akuzonin si fajtorë të 9 të pandehurit që ishin në marrje nen akuzë. Njëri prej përfaqësuesve të familjes Gjoni, familje nga Tropoja e internuar për rreth 20 vjet në një fshat të Bizës Tiranë tregoi në sallën e gjyqit se si ai së bashku me nënën e tij dhe me pjesëtarët e tjerë të familjes kryesisht të mitur ishin internuar vetëm se pse vëllai i tyre kish kapërcyer kufirin. Pa asnjë paralajmërim me urdhërin e ish kryetarit të Degës së Brendshme të Tropojës Sulejman Abazi ishin ngarkuar si të ishin mall në një kamion dhe pas një nate udhëtimi vetëm e kishin parë të internuar në Malin me Gropa. Të njëjtin fat kishin pësuar dhe shumë familje të tjera nga Durrësi, Tirana, Shkodra dhe Kruja që kishin shkuar në internim deri në mesin e tetëmbëdhjetë muajsh deri në moshen më madhore të prindërve pa qenë paralajmerim apo vendim gjyqësor në vete të gjata internimin. Më veçanta në sallën e gjyqit ishte akuza e drejtpërdrejtë e dëshmitarit Ismail Daci nga rrethi i Krujës, për të pandehurin Idajet Beqiri. “Ju keni qenë kryetari i trupit gjykues që keni gjykuar djalin tim Fatmir Daci për tradhti të lartë ndaj atdheut dhe tentative për vrasjen e Enver Hoxhës -tha në sallën e gjyqit I.Daci dhe ju keni firmosur për internimin e familjes time në kënetën bregdetare në afërsi Me tej 3.

Situata pas Dejtonit kërkon një forme të re të organizimit

Deklaron Adem Demaçi Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë Adem Demaci kërkoi gjetjen e një forme të re të organizimit shtetëror të pranuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila është deklaruar për mos-ndryshimin e kufijve, njofton shërbimi për informimi KMDLNJ-se. Aiu referua edhe një projekti të tij mbi konfederaten ballkanike dhe tha se ky hap është e vetmja mënyre për të bërë per vete një pjese te inteligencies se lodhur serbe dhe ne te njejten kohe menyra me e mire qe Kosova te fitoje subjektivitetin e saj politik pa luftë, pa shkaterrime, pa humbje te medha ne njererz. Duke iu kunder vene kritikave qe i jane bere ketij projekti, Demaci e quajti si te lene harrese prej tyre kushtin e vene prej tij se fillimi i cdo lloj bisede miis Serbeve dhe shqiptareve me pa vavarësine e Kosoves. Pa u plotesuar ky kusht nuk mund te kete bisedime, theksoi Demaci. Zoti Demaci, i beri keto prononocimet e shtunen dhe tha se qellimi ne pune ne nenshkille e Vitisë, Gjiljanit, Kamenicës dhe Ferizajt.

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88