Ideja e bojkotimit të zgjedhjeve lokale nga ana e PQ dhe disa partie të tjera nuk ka dyshim që shumë shpejt do të bëhet realitet.
Janë pikërisht zgjedhjet lokale, të cilat edhe me kërkesë të zotit Arbnori duhet të monitorizohen. Kjo kërkesë ndaj Europës është bërë fillimisht nga politikanët e PQ dhe është përforcuar nga kreu i Parlamentit shqiptar. Përgjigja pozitive e ardhur nga zonja Fisher duket se i ka lënë pa alternativë politikanët e PQ. Monitorizimi, frika e pushtetit aktual dhe presioni i jashtëm i bërë ndaj tij me sa duket do të jenë një garanci e paluajtshme për zgjedhje korrekte në pushtetin lokal. Është e qartë se Tiranës.
Një gjë e tillë siç po shihet nuk është në interes të PQ dhe disa partive të tjera fare të papërfillshme, të cilat krijojnë më tepër idenë e numrit se sa të forcës. Duke abuzuar me demokracinë, shkeljet ndaj saj dhe neodiktaturën liderët e qendrës po lajmërojnë bojkotimin. Përgatitja e një situate të tillë duke vënë në kushte drejt për drejt institucionit të Presidentit mund të krijojë një gjendje absurde, kur njihet edhe konsekueca politike e institucionit në fjalë.
Në këtë bojkotim do të jetë edhe PS. Hapi i parë për këtë me sa duket është hedhur. Mospjesëmarrja e PS në tryezën e organizuar nga Presidenti për zgjedhjet lokale mund të komentohet si një hap përpara i socialistëve drejt ideve të reja të PQ. Por kjo ende nuk mund të konsiderohet e mirëqenë, kur kihet parasysh kriza e madhe që ka përfshirë Partinë në fjalë.
Liderët e PQ tashmë janë pothuaj të deklaruar pro linjës “Nano”. Kjo me siguri nuk ka si të kënaqë disa të tjerë që nuk janë fare pa peshë në Kryesinë
Motororizimi, e paluajteshme edhe pushteti i sotëm nuk është aq dritëshkurtër që të përsërisë të njëjtat skena të 26 majit. Madje ky pushtet më tepër se kurrë është i interesuar për zgjedhje normale, të hapura, mundësisht shembull. Kjo do ta zhbllokonte mjaft krizën politike shqiptare dhe ngërçin e diplomacisë së situatës të tillë duke i vënë kushtet drejtpërdrejt njihen edhe konsekuenca politike e institucionit në fjalë.
Bojkotimi i zgjedhjeve lokale nga PQ dhe ca parti të tjera është e natyrshme që nuk do të ketë ndonjë efekt kushued i çfarë. Kjo edhe për arsyen se gjithkush e njeh peshën specifike të partive që aderojnë në tryezat e organizuara nga PQ.
Situata do të rëndohej, nëse fare pa peshë në Kryesinë dhe strukturat e tjera të PS. Këtë pakënaqësi PS e tregoi edhe me përfaqësuesin e ulët që dërgoi në tryeza e nivelit të lartë të PQ. Kjo do të thotë se një pjesë e konsiderueshme lidershipit dhe forumeve të tjera të PS është po aq afër injorimit të ideve të PQ sa
Më tej f. 2
A do të kemi përsëri modifikim vendimi?
Apeli pret gjenocidistë të tjerë
Gjashtëish-funksionarëve të lartë të regjimit komunist të gjykuar më 21 qershor 1996 nga gjykata e Faktit Tiranë nesër në proces gjyqësor në Gjykatën e Apelit. Në gjykatën e Faktit në Tiranë të pandehurit Foto Çami, Prokop Murra dhe Muho Asllani u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burgim të përjetshëm nga gjykatësi Petrit Kaja për krime kundër njerëzimit. Po ashtu u shpallën fajtorë edhe të pandehurit Zef Loka, Dilaver Bengasi dhe Gaqo Nesho. Në përfundim të procesit gjyqësor gjykatësi Petrit Kaja dënoi me 20 vjet burg Zef Lokën, me 18 vjet burg Dilaver Bengasin dhe me 16 vjet, kur kishin kërkuar pafajësi në fjalën e tyre të fundit të cilën e kërkojnë edhe nga gjykata e Apelit. 10 ditë pas kësaj ankese gjykata e Apelit shpalli datën 12 gusht 1996 si datën e zhvillimit të procesit gjyqësor në ngarkim të tyre. Sipas shpalljes së kësaj gjykate procesi gjyqësor duhet të fillojë në orën 9.00. Ende nuk është bërë publik emri i gjykatësit që do të drejtojë këtë proces gjyqësor. Të 6 të gjykuarit akuzohen se kanë çuar në internim dhe dëbim dhjetra qytetarë thjesht për hakmarrje politike. Ky është grupi i tretë i ish-funksionarëve të lartë të diktaturës që do t’i nënshtrohet procesit gjyqësor në gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit për dy grupet e para ka ndryshuar e para ka ndryshuar vendimin e gjykatës së Faktit Tiranë, gjë që ngjall protestan[?] nga shoqata të ndryshme. Për këtë arsye nuk dihet nëse do të ndikojnë këto protesta në vendimin e seancës së nesërme. I.Z.
Prania e milicëve serbë kërcënon paqen në Kosovë
Rugova:
Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, vlerësoi të premten, se prania e forcave paraushtarake serbe kërcënon paqen në Kosovë, provincë e populluar 90% nga shqiptare etnike.
Rugova, që shprehej kështu gjatë një konference të përjavshme shtypi, deklaroi se prania në Kosovë e grupeve paraushtarake, veçanërisht e Zheljko Raznatoviçit Arkanit, kërcënon paqen jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan, pasi kurrkush nuk mund të mendojë se çfarë karte përbe këtë milice në Kroaci dhe në Bosnje.
Rugova kërkoi tërheqjen e milicëve nga provinca, për të mos rrezikuar popullsinë shqiptare. Arkani dhe tigrat e tij janë përgjegjës të mizorive në lindje të Kroacisë dhe në veri-lindje të Bosnjës. SHBA e konsiderojnë Arkanin si një kriminel lufte.
Shtypi i Beogradit ka raportuar se arkani ka shkuar të hënën në Kosovë për të ndërmarrë hetimet e veta menjëherë pas një serie atentatesh me bombë kundër kater pikave të policisë serbe.
Rugova ka kritikuar Beogradin, i cili ia ka ngarkuar terrorizmit shqiptar përgjegjësinë për këto atentate.
Duke kujtuar se ai ka paralajmëruar popullsinë shqiptare për t’u treguar e matur kundrejt provokacioneve serbe, Rugova nënvizoi: ne nuk dëshirojmë ngjitjen e spirales së dhunës dhe terrorizmit në Kosovë. Ai nënvizoi efektin pozitiv dhe stabilizues të pranisë qysh nga muaji maj në Prishtinë të një qendre amerikane të informacionit. Rugova, për të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është formacioni kryesor politik opozitar i regjimit serb, kujtoi se ai ishte i gatshëm të bisedonte me Beogradin vetëm nen nd[r]er-mjetësinë e Shteteve të Bashkuara dhe në marrëveshje me Bashkimin Evropian. Autoritetet serbe shtypin aspiratat për pavarësi të shqiptarëve të Kosovës.
Profesionalizëm apo rënie e kriminalitetit?
F. 3
Lajmërim
Kryetarët ose sekretarët e degëve të paraqiten në Selinë Qëndrore të PRSH në orën 10.00 në datat e mëposhtme, për probleme që kanë të bëjnë me fushatën e zgjedhjeve të pushtetit lokal.
E hënë 12.08.1996
Tiranë, Durrës, Krujë, Laç, Shijak, Kavajë, Elbasan, Peqin, Cërrik, Gramsh, Lezhë, Fier, Berat.
E martë 13.08.1996
Tropojë, Kukës, Has, Dibër, Bulqizë, Mat, Mirditë, Pukë, Shkodër, M.Madhe, Skrapar, Kuçovë.
E mërkurë 14.08.1996
Sarandë, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Përmet, Korçë, Pogradec, Devoll, Librazhd, Mallakastër, Vlorë.
Kryesia