16/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 gusht 1996

Emigrantët shqiptarë gjithmonë në mëshirën e fatit

Qeveria ende nuk e ka vënë ujët në zjarr Nuk dihet se kur do të prononcohet qeveria lidhur me problemet akute të emigrantëve tanë në vendete huaja. Dita ditës kronikat e lajmeve të stacioneve televizive, radiofonike dhe mbi të gjitha shtypi janë mbushur me kronika, në të cilat protagonistë janë refugjatët shqiptarë. kështu p.sh. vetëm në Itali, gjatë kësaj jave janë arrestuar nga policia italiane mbi 100 shqiptarë, ka pasur lajme për përleshje ndërmjet bandave të ndryshme të emigrantëve, ku anë ambasadën italiane për të ndihmuar me dhënie vizash prindët dhe të afërm të tjerë të refugjatëve shqiptarë, të cilët nuk i kanë krijuar ende kushtet për t’u kthyer normalisht në Shqipëri, pranë familjeve të tyre. Një gjendje edhe më problematike paraqitet edhe për shqiptarët që punojnë e jetojnë në Greqi. Edhe marrëveshja që është arritur, por që nuk është ratifikuar ende nga parlamenti i Greqisë ka lidhje me punësimin sezonal dhe jo me sistemimin e emi- bandave të ndryshme të emigrantëve, ku janë plagosur dhe vrarë edhe shqiptarë. Janë kapur nga policia italiane ose janë sulmuar nga shfrytëzuesit e prostitucionit të paligjshëm disa vajza nga Shqipëria. Fëmijë shqiptarë janë gjithnjë protagonistë të veprimtarisë pranë semaforëve duke iu kërkuar lëmoshë italianëve e kështu me radhë. Përveç indiferencës ose paaftësisë për të vepruar nga shteti ynë tërheq vëmendjen edhe errësira informative që zbatojnë media zyrtare lidhur me këtë histori të dhimshme të bashkatdhetarëve tanë. Asnjëherë nuk dëgjojmë lajme nga stacioni ynë i vetëm televiziv mbi klandestinët që humbin jetën në thellësitë e detit ose që bien në duart e policisë italiane, të detyruar kohët e fundit të bëhen edhe transportues të drogës nga drejtuesit e trafikut ilegal për në brigjet e Italisë. Me qenë se edhe parlamenti ndodhet me pushime nuk mund të pretendohet për ndonjë aktivitet të komisionit të krijuar për problemet e emigrantëve tanë. Kështu që në këtë moment gjithshka pritet prej qeverisë, e cila, për fat, nuk ndihet fare. Duke pasur parasysh një situatë të tillë, ta do mendja që shteti ynë nuk disponon asnjë shifër lidhur me numrin e vërtetë të emigrantëve tanë në vendet e huaja e jo më të pretendojë të zgjidhë problemet e tyre. Kështu, në Itali, tani, në periudhën e verës shumë refugjatë shqiptarë po ballafaqohen me vështirësi të shumta përsa i përket marrjes së lejeqëndrimeve, gjë që nuk ua mundëson ardhjen me pushime në atdhe. Por, qeveria shqiptare nuk e gjen të udhës të hyjë në bisedime me sistemimin e emigrantëve që ndodhen në territorin grek. Emigrantët shqiptarë në Greqi vazhdojnë të kthehen në mënyrë të tmerrshme ditë nga policia greke. Në këto minifsha nuk mungojnë edhe rastet e keqtrajtimit. Nga ana tjetër nuk ka ditë që nga jashtë të mos kthehen kufoma shqiptarësh që janë vrarë aksidentalisht apo nga ndonjë dorë kriminale, por edhe në këto raste ndihma e shtetit shqiptar është pothuajse zero. G. l.

“Autopsi e plotë për të gjitha viktimat”

Mjekësia ligjore ngre zërin: “Ftoj të gjitha institucionet shtetërore dhe në radhë të parë organet e rendit dhe të drejtësisë që të kërkojnë të bëjnë autopsinë e plotë për të gjithë viktimat, pasi në shumicën e rasteve ajo nuk bëhet dhe viktimat nuk sillen në morg”. Kjo është kërkesa që bën në sallën e gjyqit eksperti i mirënjohur në fushën e autopsisë ligjore Fatos Harito. Sipas ekspertit që ka udhëhequr mbi 5000 autopsi që nga të mjekësisë ligjore në 37 vjet të punës së tij autopsia është prova që udhëheq si prokurorinë dhe të tjerë palët në gjyq për tu zbuluar e vërteta. Sot në botë autopsia konsiderohet si një nga provat më të sakta që përcakton fatin e 50 përqind të proceseve gjyqësore. Në vendin tonë marrja e provave të autopsisë mjeko ligjore ka ekzistuar për 50 vjet por ajo kishte rëndësi kur dikush vdiq urdhëronte, ndërsa në këto 5 vjetët e fundit autopsia ligjore është bërë një kërkesë e domosdoshme dhe një nga provat më të efektshme Më tej f. 3

Mafia shqiptare në SHBA

- Cilat janë arsyet që në SHBA-ja ekziston një organizatë kriminale shqiptare? - Arsyet duhen kërkuar fillimisht te një numër vjedhjesh dhe grabitjesh që kanë ndodhur që nga viti 1991 e deri më sot. Në fillim mendohej se ato ishin punë bandash të vogla, që veprojnë në rrugë dhe aspak të organizuara. Por autoritetet amerikane tashmë janë të bindura se këto akte janë kryer në mënyrë të tillë që aktualisht kanë të bëjnë me një organizatë kriminale shqiptare. - A jepet ndonjë shifër për numrin e anëtarëve të të ashtuquajturës “Mafia shqiptare”? - Autoritetet nuk disponojnë asnjë shifër konkrete, por p.sh. vetëm në Nju-Jork dhe, më saktë, në një lagje të tij që quhet Bronx, ka afro 175 mijë shqiptarë. Autoritetet mendojnë se ka një numër njësish që veprojnë atje. Ajo e shtrin aktivitetin e saj në Nju-Jork, Nju-Xhersi, dhe Konektikat. Numri i tyre mendohet nga 500-5000, ato janë të organizuara në njësi të vogla, secila me nga 4-10 anëtarë. - Cilat janë zonat ku vepron “Mafia shqiptare”? - Veprimtaria e tyre korrespondon me vendet ku kryesisht jetojnë komunitetet shqiptare si në Nju-Jork, Nju-Xhersi, Çikago dhe në vende të tjera si Boston, Detroit dhe në rrethet pranë. Por ato tashmë kanë filluar edhe koordinimin e

Njoftim

Ditën e shtunë, më 17. 8. 1996, ora 10.00, kryetarët ose sekretarët e Degëve të PR të rretheve, Berat, Gramsh, Pukë, Malësi e Madhe, Sarandë, Tepelenë, Vlorë, Elbasan, Kolonjë të paraqiten në Takimin në selinë Qendrore të PRSH. KRYESIA

Në brendësi:

Tiranësit të trembur nga plasja F.2