06/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 shtator 1996

SHBA: Ruani kursin drejt demokracisë

Wirth lëshon paralajmërime të reja ndaj shtetit shqiptar SHBA: Ruani kursin drejt demokracisë “Nëse jo, atëherë nuk do të mbështesim më programet tona aty” Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë përsëri shtetin shqiptar. Nënsekretari i shtetit amerikan, Timothy Wirth, në një intervistë dhënë dje për radion “Zëri i Amerikës” është shprehur se nëse Shqipëria do të shmanget nga kursi i saj drejt demokracisë, përkrahja amerikane do të pakësohet. “SHBA janë padyshim të interesuara për një Shqipëri të qëndrueshme dhe demokratike,- është shprehur zyrtari i lartë amerikan,- e cila ka qenë një aleate e mirë në të kaluarën. Ne shpresojmë që kjo të vazhdojë, por në qoftë se kjo nuk ndodh SHBA nuk mund të mbështesin programet për të 26 majit. Nënsekretari i shtetit për çështjet globale, Wirth, është shqetësuar nga hapat që ka ndërmarrë kohët e fundit Shqipëria në procesin politik. “Si Bashkimi Evropian dhe shtetet e Bashkuara i përshëndesin ndryshimet që janë bërë në ato janë të shqetësuara nga veprimet politike të kohëve të fundit, të cilat nuk përputhen me idealet demokratike në asnjë vend, që do të dëshironin Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.” Wirth foli edhe për zgjedhjet lokale. “Ato,- tha ai,- janë me rëndësi, si në hapin drejt vendosjes së besimit në demokracinë shqiptare. Ne do të japim ndihmën tonë dhe do të dërgojmë vëzhgues ashtu si Bashkimi Evropian në këto zgjedhje. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe mënyrën sesi do të zhvillohen ato. Shpresojmë që zgjedhjet lokale me pjesëmarrjen e të gjitha ... Me tej f. 2 zyrtari i lartë amerikan, - për Shqipërinë në nivele të mëparshme.” Presidenti i Republikës, Sali Berisha, dhe stafit i tij shtetëror duhet t’i shohë patjetër si shqetësuese këto deklarata, sepse po sipas radios amerikane vijnë si reagim ndaj zgjedhjeve aq të diskutueshme në Shqipëri dhe e pafuqishme është shkak i lulezimeve të shovin- mavetë SHQIPTARË Tiranë, më 5.09.1996

Godo pret një delegacion të PR të Maqedonisë

Dje paradite, z. Godo priti në selinë e PR një delegacion të Partisë Republikane Shqiptare të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë , të kryesuar nga nënkryetari i kësaj partie z. Zejnula Selimi. Në përbërje të delegacionit ishin zotërinjtë Hysni Ismaili, Selman Hyseni dhe Avni Ismaili, anëtarë të kryesisë qendrore. Gjatë takimit u fol gjerësisht për situatën e shqiptarëve dhe gjendjen politike në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Vëmendje e veçantë iu besëd zuri çështja e arsimit të sh- shqiptarëve dhe universiteti i Tetovës. Në takim u theksua domosdoshmëria e kontakteve më të shpeshta midis dy partive.

Berisha: Kemi përgjegjësi të plotë

Presidenti i Republikës flet për zgjedhjet lokale “Përgjegjësia dhe transparenca për zgjedhjet harmonizohen tërësisht.” Për zgjedhjet lokale dje ka dhënë një rrjedhë Presidenti Berisha, i cili ka folur vetëm për RTSH, duke mos pranuar të prononcohet për gazetarët e tjerë. Berisha ka shprehur përgjegjësitë e plota të shtetit që ai kryeson, për krijimin e të gjitha kushteve për zgjedhje lokale të lira dhe të drejta. “Qeveria do të ketë përgjegjësi të plotë ligjore, - ka deklaruar kryetari i shtetit. - Po kaq të përgjegjshëm moralisht dhe ligjërisht do të konsiderohet edhe opozita për sa kohë të mbetet luajale ndaj ligjit dhe procesit elektoral.” Kështu foli Berisha pas takimit që zhvilloi me trembëdhjetë partitë shqiptare dy ditë më parë në Palltin e Kongreseve. Aty Presidenti mori prej partive konsensusin për ndryshimet në ligjin elektoral për lokalet dhe premtoi se do të ndryshonte dekretin e tij për Komisionin Qendror të Përhershëm, nënkryetari i të cilit do të jetë socialist. Ndërsa Partia Socialiste, forca më e madhe opozisë, premtoi të mos i bojkotojë zgjedhjet. Nga ana tjetër me ligjin e ri elektoral, bojkotimi i komisioneve nuk lejohet me ligj. Për përgjegjësinë e kreut të shtetit foli pardje edhe kryetari i PD, Shehu. “Presidenti i Republikës, - tha Shehu pas takimit me partitë e tjera, - e kishte marrë me përgjegjësi të plotë dhe me prirje totalisht për të gjetur një zgjidhje sa më optimale me të gjitha forcat.”

Deklaratë e Forumit të Intelektualëve Shqiptarë

1. Çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet në kuadrin e Serbisë, as në kuadrin e të ashtuquajturës Republikë Federale të Jugosllavisë së cunguar (Serbi e Mali i Zi). Çështja e Kosovës është pjesë determinante e zgjidhjes së çështjes gjithshqiptare në Ballkan. Çështja e Kosovës është lidhur pazgjidhshmërisht me fatet dhe të ardhmen e Shqipërisë, të shqiptarëve në Maqedoni dhe Mal të Zi, me vendosjen më në fund të raporteve dhe marrëdhënieve qytetëruese midis kombeve dhe shteteve në rajonin tonë. 2. Kjo do të thotë që mendimi politik në SHBA dhe në Evropën Perëndimore, duhet më në fund të bëjnë të tyrin përfundimin se pa Kosovë të lirë nuk mund të ketë as Shqipëri stabile, demokratike dhe të aftë të ndjekë proceset e integrimit evropian, si domosdoshmëri e zhvillimeve historike në Ballkan. Populli dhe kombi shqiptar, i copëzuar dhe i ndarë në pesë pjesë nuk do të mundet kurrë të krijojë tregun e brendshëm të domosdoshëm për rrojtjen normale dhe të qytetëruar, nuk do të mundet kurrë të sigurojë shfrytëzimin e gjithë aftësive të tij të përbashkëta krijuese ekonomike e kulturore. Gjithë shkulli XX tregoi shkallëzuar se një Shqipëri e dobët dhe e pafuqishme është shkak i lulezimeve të shovin-mavetë shumtë në shtetet e paqytetëruara të Ballkanit, të cilat synojnë të gllabërojnë njëri-tjetrin, pra shkak konfliktesh të pashterueshme e luftash të përherëshme. 3. Forumi i Intelektualëve Shqiptarë i mirëpret normalizimin e arsimit në Kosovë çdo hap tjetër që çon në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, sipas parimeve të Kartës së Helsinkit dhe dokumentave të Kopenhagës 1990. FORUMI I INTELEKTUALËVE SHQIPTARË Tiranë, më 5.09.1996

Gazeta “REPUBLIKA”, Kruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88