15/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

15 shtator 1996

Bojkotimi gjithnjë e më i largët

Duke iu afruar ditës së zgjedhjeve Pjesëmarrja e gjithë partive në zgjedhje ngarkon me përgjegjësi më të madhe pushtetin për të siguruar zgjedhje normale Edhe socialistët pas disa ecë-jakevendërmjet pjesëmarrjes dhe bojkotimit të zgjedhjeve, duket se kanë përcaktuar përfundimisht variantin e konkurrimit në garën elektorale për zgjedhjet lokale, të parashikuara për më 20 tetor. Duke vlerësuar këtë hap të fundit të socialistëve për të marrë pjesë në zgjedhje, të krijohet përshtypja jo vetëm se në kampin e të majtëve punët po shkojnë me një farë realizmi, por, më tepër, qëndrimet e mëparshme kon- nevojë edhe ndonjë herë tjetër për aleatët e tyre të zgjedhjeve të 26 majit. Dje, pas një konference shtypi të Gjinushit dhe mbledhjes së asamblesë së PAD-së e kanë lënë ende të hapur pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet lokale, duke vazhduar ta kushtëzojnë këtë me kushtet e zhvillimit të zgjedhjeve. Por, një pjesëmarrje e socialistëve në zgjedhje, pa dyshim që do ta vështirësonte lojën e partive të “Polit”. Duke mos pasur peshë të konsiderueshme në elektorat, mënyrë do të vërtetoheshin profilet e këtij lidhur me karakterin dhe forcën reale të kundërshtarëve të tij të majtë. Por, nuk mund të harrohet se do të bënte së tepërmi edhe vlera e përpjekjeve të bëra nga opozita e majtë lidhur me shkeljet dhe manipulimet në zgjedhjet e 26 majit. Po dje, gjithashtu, vlerësimi i IRI-t, lidhur me përparimet e bëra në sistemin zgjedhor në Shqipëri, ku në të vërtetë, në një moment të caktuar, një rol të rëndësishëm luajti edhe vetë ky institucion, ishte një thirrje e tërthortë e tij për partitë që hezitojnë të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Pra, me sa duket, ekzistojnë të gjitha shanset që partitë, pavarësisht nga anomalitë, të cilat janë pasojë [Teksti fillon në mes të artikullit.] tradiktore lidhur me zgjedhjet mund të jenë planifikuar edhe për të shkëputur sa më shumë lëshim në favor të rresht nga ana e pushtetit dhe organeve ligjvënëse. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh aleancat me “Polin e Qendrës”, qoftë dhe mbështetjen që GjInushi i ka dhënë PS-së në Evropë kryesisht në Internacionalen Socialiste, krerët e sotëm socialistë nuk kanë pasur ndërmend t’i shkëpusin lidhjet brutalisht, pasi mund të kenë akush nuk ka përse të merakoset për qëndrimet e tyre. Si pasojë, bojkoti i zgjedhjeve nga ana e PAD dhe PSD do të ishte më tepër në dëm të tyre. Në radhë të parë, përveç pasojave negative që do të kishte përsa i përket të ardhmes së elektoratit të këtyre dy partive, këto parti do të humbisnin përfundimisht çdo lloj besueshmërie në qarqet politike evropiane. Kjo, nga ana tjetër do të forconte edhe pozitën e presidentit Berisha pasi në këtë juajtë partitë, pavarësisht nga anomalitë, të cilat janë pasojë e disa faktorëve, të marrin pjesë në betejën, finalja e së cilës do të zhvillohet më 20 tetor. Në një situatë të tillë, kjo ngarkon me përgjegjësi edhe më të madhe vetë pushtetin, i cili do të jetë garanti kryesor që këto zgjedhje të zhvillohen normalisht, duke i mbyllur shtigjet çdo veprimi, që mund të krijojë një situatë të ngjashme me atë që u përjetua më 26 maj. Në këtë aspekt, zgjedhjet e 20 tetorit, do të jenë edhe një provim për shtetin shqiptar dhe organet e tij para Evropës dhe SHBA, të cilët i kanë bërë hapur vërejtjet e tyre përsa u përket mangësive të shumta që janë vërejtur në zgjedhjet parlamentare të fundit. Në rast se kjo provë kalohet me sukses, kjo, në radhë të parë do të shërbejë për t’i dhënë një impuls procesit demokratik në vend, duke rikthyer besimin tek demokracia dhe duke krijuar një frymë me të mirë mirëkuptimi ndërmjet forcave politike nga të dy anët e spektrit politik. A.N.

Emigracioni në plan të parë

U mblodh Komisioni i Emigracionit, Punës dhe Përkrahjes Sociale Pritet që rreth fundit të tetorit komisioni të paraqesë në parlament problemin e emigracionit për një debat parlamentar ose për interpelancë me kryeministrin U mblodh Komisioni i Emigracionit, Punës dhe Përkrahjes Sociale Emigracioni në plan të parë Pritet që rreth fundit të tetorit komisioni të paraqesë në parlament problemin e emigracionit për një debat parlamentar ose për interpelancë me kryeministrin Kryetari i këtij komisioni S.Godo foli në vija të përgjithshme për funksionet e këtij komisioni, që ka përballë vetes probleme të tilla si emigracioni, punësimi dhe çështjet sociale që janë të interesuar gjithë shqiptarët. Komisioni vendosi që si çështje të parë të trajtojë problemet e emigracionit. Duke e parë në tërë aspektet e veta, pa e politizuar por duke e parashtruar para popullit siç është: Komisioni do të paraqesë një material të detajuar duke marrë kontakte në gjithë dikasteret që kanë të bëjnë drejtpërdrejt ose tërthor me këtë problem. Mbledhja e dytë për ndarjen më demokratë të punës do të bëhet në 19 shtator ku do të shqyrtohet projektligji për jetimët. Ndonjë gazetë gabimisht ka njoftuar se statusi i jetimëve u miratua në Parlament, ndërsa projekti do të kalojë më parë në komision. interpelancë me kryeministrin ose ministritë e interesuara. Punësimi dhe pensionistët do të jenë objektet e tjera të punës së komisionit. Korresp “Republika”

Dje, zgjedhjet e para të pasluftës

Dje në Bosnje filluan zgjedhjet e para të pasluftës. Në këto zgjedhje do të zgjidhet kryesia, e cila do të udhëheq shtetin e Bosnjes të përbërë nga dy entitete etnike të ndara nga njëri tjetri. Nga njëra anë federata kroato-boshnjake, e cila përfshin 51 përqind të territorit të kësaj republike që doli nga Jugosllavia e dikurshme dhe nga ana tjetër Republika Serpska, e cila ka një territor pak më të vogël dhe që përbëhet nga serbët e Bosnjes, në këto zgjedhje përveç kryesisë së përbashkët të shtetit të Bosnje-hercegovinës do të votohet edhe për kryesitë e dy pjesëve, të cilat përbëjnë këtë shtet. Kandidatët kryesorë janë boshnjaku Alija Izetbegivic, kroati Kreshimir Zubak dhe serbi Momcillo Krajshnjik. Pavarësisht se boshnjakët janë më të shumtë në numër karrezik që fitorja t’i buzëqeshë serbit Krajshnjik, i cili ka zëvendësuar Radovan Karaxhicin, i cili duke qenë i akuzuar për krime lufte i është hequr e drejta për të kandiduar, madje për t’u larguar përfundimisht nga skena politike. Kjo për faktin se në radhët e boshnjakëve ekzistojnë disa parti, kështu që votat e tyre do të ndahen. Përveç kësaj, kontradiktat ndërmjet kroatëve dhe boshnjakëve do të të heqin edhe një pjesë votash nga ato që janë parashikuar të shkonin në favor të Izetbegovicit. Gjatë ditës së djeshme pavarësisht nga kujdesi i forcave të IFOR-it, kanë ndodhur disa incidente, si të shtënat me armë apo pengimi i pjesëtarëve të një etnie për të votuar në territoret e ndodhura nën zotërimin e palës kundërshtare

1996. Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88