18/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

18 shtator 1996

A, mund t’i vëzhgojnë vetë shqiptarët zgjedhjet e tyre?

Sepse sa kohë që të gjithë merakosen për shkallën e pjesëmarrjes së vëzhguesve të huaj, askush nuk pyet se ç’rol do të luajnë vëzhguesit shqiptarë Një lajm i përhapur në shtypin shqiptar për refuzimin që presidenti Berisha ka bërë kompletimit të misionit vëzhgues të OSBE, ka ngjallur përveç protestës ku rreptë dhe ku të artikuluar të opinionit publik shqiptar edhe frikën e dyshimit për normalitetin e zhvillimit të zgjedhjeve. mungesa e konfirmimit qytetar të lajmit sinqeritetit, por edhe “No Coment” nga refuzuesit të cilësuar të tillë të paktën në hipotezë edhe pse nuk “legalizon” skeptikët, nuk mund të thuhet, njëkohësisht, se argumenton optimistët. Ndoshta paaftësia (edhe për arsye objektive) e medias shqiptare për të germuar në zanafillën e këtij lajmi dhe striktizimi i parimeve të etikës për fanatizmin e sekretit që mundon vazhdimisht dhe sot e kësaj dite kompleks deklarativ të shumë politikanëve shqiptarë, nuk arrijnë të çajnë dot mjegullën që një deklarim, të paktën i papërgjegjshëm ka përgënjeshtruar nëpër opinion. Sidoqoftë, prezantimi i tij risolli në skenën e debateve prag-elektorale, këtë herë me ngjyrime edhe më të tonizuara, problemin e vëzhgimit të zgjedhjeve. Jo se më parë ky problem nuk ishte prezen në paralajmërimet apo bilancet të specifikuara sipas preferencave partiake. Idolizimi i tij arriti deri aty sa referimi i vazhdueshëm iu imponua fjalorit të përditshëm të shqiptarëve deri në përdorimin e termave që më shumë se gjysma e përdoruesve nuk i dinë as si shkruhen si monitorizim etj. As që mund të diskutohet vlera e pallogaritshme që procesi i vëzhgimit depoziton në favor të një procesi elektoral, siç nuk mund të diskutohet gjithashtu edhe fakti, që sidomos në kushtet aktuale të Shqipërisë, ky proces shumëfishon nevojën e tij. Por, ajo që të lë shijen e hidhur të farmakut demagogjik është konceptimi i rolit që duhet të luajë ky proces në luftën politike midis partive shqiptare. Aq shumë është banalizuar ky konceptim, sa që ka arritur në

Përgjaken qendra e Tiranës

Pak ditë pas masakrës së Durrësit Në duart e policisë vetëm personi kundër të cilit u nisën plumbat Një grua 49 vjeçare gjen vdekjen dhe një tjetër plagoset rëndë si rezultat i shkëmbimit të zjarrit midis dy grupeve rivale. Ngjarja tragjike ka gjetur vdekjen në spital pas plumbit që kish marrë në afërsi të zemrës. Edhe pse mjekët e spitalit ushtarak bënë të gjitha Lidhjes së Shkrimtarëve në parkingun e taksive që shkojnë në qytetin e Kamzës. Dy shoferë taksie janë grindur për radhën e nisjes dhe grindja është shndërruar në shkëmbim zjarri me pistoletë që mbante pa leje njëri nga taksistët. Sipas komunikatës së Ministrisë së Brendshme autor i vrasjes së kalimtares është 61 vjeçari D.M. nga qyteti i Tiranës i cili është grindur fillim me taksistin G.N, 34 vjeç dhe më pas ka nxjerrë pistoletën për ta vrarë. Plumbat e dalë nga pistoleta e taksistit kanë rënë në trupat e dy kalimtarëve të cilave rastësisht u ka rënë rruga në vendin e ngjarjes. 49 vjeçarja M.I. që rastësisht po kalonte në rrugë ka shpëtuar nga rreziku i humbjes së jetës dhe është jashtë rrezikut. Menjëherë në ndjekje të dy autorëve të këtij krimi vunë forcat policore të komisariatit nr.3 të cilat arrestuan dy autorët e këtij krimi. Sot në gjykatën e Tiranës do të vlerësohet masa e sigurimit për këta të pandehur. Ngjarja tragjike që ndodhi dje në qendër të Tiranës ku qytetaret e pafajshëm humbasin jetën pason ngjarjen tragjike të qytetit të Durrësit të ndodhur vetëm 10 ditë më parë. Në ngjarjen e Durrësit humbi jetën një grua 61 vjeçare dhe u plagosën 11 kalimtarë të tjerë si rezultat i shkëmbimit të zjarrit me automatik nga dy grupe rivale. edhe pse dënimi i armëmbajtjes pa leje me Kodin e Ri Penal kategorizohet një krim i rëndë dhe gjykatat kanë dënuar një masë të konsiderueshme shtetasish përsëri armëmbajtja pa leje është krim që mbizotëron në vendin tonë. Këto armë ilegale janë dhe burimi i shumë krimeve të rënda. K.M.

Takim i Sabri Godos me përfaqësues të SHKD

Dje paradite, kryetari i PR z. Sabri Godo priti në zyrën e tij përfaqësuesit e Shoqatës për Kulturë Demokratike të kryesuar nga z. E. Saberi. Zoti Godo bëri një ekspoze të përgatitjeve të PR për zgjedhjet e 20 Tetorit si dhe shprehu qëndrimin e partisë së tij për të kontribuar në arritjen e një klime besimi dhe sigurie dhe përpjekjeve për të pasur fushatë dhe zgjedhje të qeta e të ndershme. Kryetari i PR vlerësoi punën e Shoqatës për kulturë Demokratike si një institucion i specializuar për zgjedhje. PR dhe SHKD shprehen dëshirën për rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen.

Vazhdon heshtja e presidencës lidhur me vëzhguesit e OSBE-së

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88