Në Shqipëri mund të vritesh edhe duke shitur banane
Ngjarja e fundit në mes të Tiranës evidentoi përfundimisht paaftësinë aktuale të shtetit shqiptar për të mbrojtur jetën e qytetarëve të tij.
Akuza është tipi, por edhe opinioni anonim, elektriciteti i lartë i shqetësimit të të cilit zyrtarizohet pikërisht në forcën përgjithësuese që i jep anonimati i - po i përbën përherë e më të lartë shtetit, ndoshta mund të tingëllojë e ashpër për veshët e pushtetarëve shqiptarë. Sidoqoftë ajo nuk mund të jetë as më zhurmuese, por as edhe më e rrezikshme se sa krismat e armëve, të cilat kanë dalë nga errësira ku ishin “mësuar” t’i dëgjonim deri tani, për t’u “qytetarizuar” në mes të ditës, madje në mes të rrugëve e shesheve qëndrore të qyteteve metropole shqiptare.
Këtij jo vetëm që nuk është rasti të politizohet krimi dhe ca më keq viktimat e tij, por as të shfrytëzohet ajri efektet e mirëfillta elektorale ose larje hesapesh personale në botën politike apo në nomenklaturën e lartë të piramidës shtetërore. Kjo do të harronte para së gjithash faktin se plumbat që derdhen nga grykat e armëve në rastet e terrorit masiv nuk bëjnë dallim (siç edhe nuk kanë bërë deri tani) për qytetarët e thjeshtë, apo bindjet e preferencat e tyre partiake.
Nuk mund të përjashtohet karakteri specifik i profesionalizmit të forcave të rendit, ndoshta edhe sekreti profesional në ecurinë e hetimeve për aktet e terrorit. Por heshtja e vazhdueshme dhe për më keq akoma, negativiteti i zgjuar i rezultateve të krijojnë përshtypjen e një keqërdomimi spekulativ në administrimin e “sekretit”, deri edhe në fshëhjen e lodhshme pas tij. E keqja nuk qëndron më shumë në duelin e nervave të zyrtarëve me shtypin, sipas aforizmit: Cudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë! Sepse nuk është vetëm tërësia e rasteve të krimit dhe sidomos ngjeshja e theksuar e tyre në kohë e në shtrirje, që e ka bërë “skupomaninë” e shtypit të mos jetë më një çudi, por një shqetësim i frikësuar qytetar. Tani, siguria fiktive që u jepte qytetarëve vetë metropoleve fraza shpëtuese: “C’të duhet, shiko punën tende!”, është zhveshur absolutisht përballë faktit të përbindshëm se viktimat e akteve terroriste, sidomos të kohëve të fundit kanë qenë pikërisht të pafajshmit që kanë parë punën e tyre dhe jo objektet e aluduara të qitjeve.
Sido që të jetë, çfarëdo që të thuhet, madje çdo garanci që po jepet, jo vetëm që nuk po e shuajnë, qoftë edhe minimalisht frikën e kulmizuar qytetareve, por përkundrazi, po e shtojnë atë, së bashku me mosbesimin ndaj forcës së shtetit përballë krimit. Kjo e fundit nga ana e saj e ka shmangur në maksimum jo vetëm domosdoshmërinë e vetëgjyqësisë, por ka krijuar tek shumë shtetas shqiptarë idenë e nevojës së vetarmat osjes, duke i shtuar “lulëzimeve” të shumta të tregjeve të turpshme që janë instaluar në Shqipëri edhe një “rilulëzim” marramendës të tregut të armëve.
Më tej në faqen 2
Sabri Godo priti Ambasadoren e SHBA, Marisa Lino
Kryetari i Partisë Republikane, z.Godo, dhe nënkryetari z.Mediu, pritën më 18 shtator Ambasadoren e SHBA në Republikën e Shqipërisë, zj. Marisa Lino.
Zoti Godo i uroi zj. Lino mirëseardhjen në Shqipëri. Ambasada Amerikane ka qenë mbështetja e fuqishme për zhvillimet demokratike të vendit. Marrëdhëniet e PR me ambasadën kanë qenë gjithnjë të hapta e miqësore. Z.Godo tha se ka bindjen që këto marrëdhënie do të forcohen edhe më tej. Ai uroi zj. Lino edhe për zgjedhjet plot sukses në Bosnjë, ku SHBA luajtën rolin deciziv, për shuarjen e konfliktit dhe ecjen drejt paqes, gjë që ka rëndësi të posaçme për tërë Ballkanin. Duke folur rreth problemeve politike aktuale të Shqipërisë z.Godo theksoi se qëndrimi i PR i përcaktuar në deklaratën e 28 majit, është në përputhje me deklaratat e qeverisë amerikane. Lidhur me zgjedhjet lokale z.Godo tha se ligjërisht i për shtatshëm e i drejtë. Kam bindjen se zgjedhjet do të jenë korrekte e të lira, dhe do të shihen si një provë e drejtimit demokratik të vendit. Z.Godo tha se rendi, penetrimi i mafies dhe korrupsioni janë ndër problemet më shqetësuese.
Ambasadorja Lino u informua për Partinë Republikane dhe tha se beson që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të zhvillohen në drejtimin e duhur. Qëndrimi amerikan është bërë i njohur dhe zgjedhjet lokale do të jenë hap i parë drejt normalizimit. SHBA dhe vetë Ambasada do të dërgojnë vëzhgues në Shqipëri dhe janë të gatshme të ndihmojnë në zgjidhjen e tërë problemeve që përjeton vendi. Takimi ishte i hapët e i përzemërt. Ambasadorja tha se do të vijë së shpejti takime të tjera.
Nënë Tereza, “Qytetare Nderi” e SHBA
Kongresi amerikan votoi unanimisht të martën për t’i dhënë Nënë Terezës titullin “Qytetare Nderi e SHBA-s” për punën e saj në ndihme te te varfërve dhe të semurëve ne Indi e kudo ne bote.
“Nene Tereza eshte nje njeri i shenjte. Ajo ka punuar pa u lodhur per te semuret dhe njerëzit e varfer,” tha kongresmeni republikan nga Illinois, Majkell Flanagan, përpara se të bëhej i ditur rezultati i votimit, 405 vota pro dhe asnjë kundër. Projektligji do të shkojë tani në Senat, ku do të aprovohet.
Murgesha katolike, e cila fitoi çmimin Nobel për Paqe me 1979, themeloi Misionin e Bamirësisë më 1949. Ajo drejton 544 qendra për femijët që nuk shikojnë dhe për të varfërit në me shumë se 80 qytete. Veprimtaria e saj përfshin edhe adoptimin e 1.500 femijeve jetim çdo vit.
Doktoret ne Kalkuta thone se gjendja e Nene Terezes eshte stabile, por vazhdon te jete nen mbikqyrjen e tyre. Ata dyshojne per disa njolla ne trurin e saj, por nuk jane per t’u alarmuar.
Nene Tereza, ishte e shtruar ne te njejtin spital ne 20 gusht si pasoje e shqetesimeve ne zemer, malaria dhe pneumonia. Vetem kater personaliteteve i eshte dhene titulli “Qytetar Nderi
i SHBA-s” nga Kongresi: Uinston Curcillit, diplomatit suedez Raul Vallenberg, Ulliam Penit dhe te shoqes se tij Hanah te cilet ndihmuan ne formimin e shtetit te Pensilvanise.