Republika
20 shtator 1996
Bilanci i një administrimi partiak që i bëri tiranasit t'u vijë keq që janë tiranas
Ndërkombëtarizohet çështja "Edu"
Vrasja e rrugës së Kavajës
Njëri nga të arrestuarit kishte qenë një taksist i rastit. F.2
Takim i kryetarit Godo me ambasadorin e Turqisë z. Ornekol
Kryetari i Partisë Republikane priti sot ambasadorin e Republikës së Turqisë z. Metin Ornekol me rastin e largimit të tij nga Shqipëria.
Z. Godo tha se z. Ornekol gjatë 5 vjetëve të ushtrimit të detyrës në Shqipëri ka dhënë një ndihmë shumë të çmuar në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve miq. Partia Republikane e ka shikuar Turqinë si një shtet ballkanik, kontributi i të cilit në mbarëvajtjen e gadishullit është i një rëndësie të dorës së parë.
Z. Ornekol largohet me keqardhje nga një vend që u mësua ta njohë e ta dojë gjithnjë më tepër dhe prej të cilit nuk do të shkëputet në të ardhmen. Z. Ornekol do të bëjë ç’të mundet që Partia Republikane të hyjë në marrëdhënie të drejtpërdrejta me forcat politike në Turqi.
Z. Godo dhe z. Ornekol, veç bashkëpunimit politik i lidh edhe një miqësi personale e sinqertë.
Zëdhënësi i PRSH
Fenomeni “Tirana” është biznesi, është lirshmëria, është modernizimi, por çuditërisht më shumë se kaq, madje brenda biznesit, lirshmërisë, modernizimit, për syte jo vetëm të shumë provincialëve, por edhe të vetë qytetarëve tiranas, ajo është fenomeni i korrupsionit dhe pisllëkut, krimit dhe perversiteteve, anakronizmit të pluhurave dhe katundarizimit të rrugëve. Faqe4
Do të ndërhyjë UEFA
F.8
Asnjë i huaj nuk po blen tokë në Shqipëri
Ja, përse e kundërshtoi PR ligjin për ndarjen e tokës
F.2
PD: Tereska nuk do të largohet
F.3
Gazeta "REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88