24/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

24 shtator 1996

Fushata pezullon mbjelljen e kioskave

Burime brenda Bashkisë së Tiranës bëjnë të ditur se një urdhër i ditëve të fundit ka realizuar bllokimin e të gjitha lejeve të ndërtimit, sidomos licencimin e kioskave. Po të njëjtat burime konfirmojnë, ndonëse jo zyrtarisht, se shkak për këtë nuk është thjesht shëmtimi brutal që kioskat, tashmë të etiketuara si “vepër e Sali Kelmendit”, i kanë bërë kryeqytetit dhe sidomos gjelbërimit të tij, por më shumë “thyerje” përpara presionit të shtypit. Pikërisht ky i fundit, me artilerinë e vazhdueshme që përqendroi mbi ekzistencën e tyre, krijoi tek drejtuesit e fushatës demokratikase, idenë se janë ato “thembra e Akilit” ku propaganda e kundërshtarëve do të mund të realizojë kritikat e saj. Për hir të së vërtetës duhet pranuar se ndryshe nga shumë elementë të tjerë, si papunësia aktuale, rritja e kriminalitetit, kuotat e ulëta sasiore e cilësore të investimeve të premtuar, privatizimi i korruptuar etj. pamja e niveli real i të cilave shpeshherë kanë mundur t’i shpëtojnë akuzës së shifrave, realiteti “makabër” i kioskave nuk mund të fshihet nga mungesa e transparencës. Më të vështirë e bën këtë dëshirë të nënkuptuar të partisë në pushtet edhe vetë fakti se deri pak kohë më parë, kioskat trajtoheshin në propagandën që synonte profilizimin përëndimor të PD-së në sytë e votuesve të zhgënjyer, si një nga elementët më efikasë që evidentonte suksesin e aplikimit të politikës së “iniciativës së lirë”, duke mos ngurruar madje të publikoheshin edhe shifra disa mijëshe e tyre. Natyrisht që askush nuk mori përsipër t’i hynte aventurës së çmendur të numërimit të tyre, duke qenë gjithsesi i bindur se shifrat e publikuara megjithëse nuk përfaqësonin numrin real, edhe sikur në rastin më të mirë të ishin në akordancë me lejet e zyrtarizuara, përsëri ishin alarmante. Jo më tepër për dynjanë invaduese të pasistemuar dhe shkatërrimtare për atë pak gjë të mirë që Tirana mundi të trashëgonte nga infrastruktura primitive e saj, sesa për faktin se ligjet e urbanistikës, që janë ndër të paktët kompetentë që pushteti lokal gëzon në një vend ku sundon realisht “iniciativa e lirë”, filluan të përmendeshin si një naivitet: po të zbatoheshin të linin pa gjë fare. Prandaj edhe vendimi verbal që përpiqet të rregullojë disi imazhin e dëmtuar të një dështimi që ripërmendeton sërisht vetveten, megjithë vlerën praktike që atashon në fushatën e PD-së nuk mund të fshijë njëkohësisht dot antivlerën e faktit të kryer, edhe sikur të konvertohej vetveten në gjyq, apo denim të Kosovës por, edhe sikur të plotësohet deri në fund me heqjen e vulës nga duart e administratës aktuale të Bashkisë së Tiranës. E vërteta është se me sulmin e tyre brutal mbi paaftësinë e administratorëve të Tiranës, kioskat jo vetëm që nuk lanë e administratortëve të Tiranës, kioskat jo vetëm që nuk lanë vend për të mbjellë rivale të tjera (edhe sikur këtë të mos e ndalonte fushata) por i shuan vargjet të gjatë të paradokseve të mentaliteteve tona qeverisëse, edhe urbanistikën e qytetërimit të tyre në terminologjinë politike (dhe jo thjesht urbanistike dhe ekonomike siç është kudo në botë), madje me numër rendor të pinderuar. Edhe në qoftë se kjo do t’i vijë hidhur fushatës elektorale të PD-së, fajit nuk është as i klientëve-votues dhe as i pronarëve të tyre, por i vetë atyre që tani vuajnë efektin bumerang të kiosakave që i politizuan vetë dikur. Me sulmin brutal mbi paaftësinë e Bashkisë vetë kioskat nuk lanë më tokë të lirë për rivale të tjera

Bashkia i rrëmben Meksit ministrin

Me sulmin brutal mbi paaftësinë e Bashkisë së Tiranës kioskat nuk lanë më tokë të lirë për rivale të tjera

Ja pse do ta dërgoj Gramoz Pashkon në gjyq

F.4

Pas qelisё Polovina tenton "ZP"-në

F.4

Greqi: Simitis tashmë i ka duart e lira

F.5