Pushtetarët e vegjël kundër presidentit
Komisionet e votimit braktisin detyrën. Rrezikohet regjistrimi i kandidaturave
Gjëja e parë që gjithkush - jo vetëm politikanët dhe formacionet ku ata inkuadrohen, ose drejtojnë - kërkoi nga shteti dhe personat që më shumë se kushdo obligohen me përgjegjësinë e administrimit të tij në lidhje me zgjedhjet, ishte garancia për normalitetin e tyre.
Në mënyrë të veçantë, pas elektricitetit që tronditi shumë situatën në vend, sidomos pas zgjedhjeve të 26 majit, me të drejtë kultivoi mendimin e drejtë se më shumë se sa opozitës, ky normalitet i nevojitet pozitës. Jo vetëm për të mos thelluar, të drejtën garamante të së majtës, në ngritjen ankuesе të zërit të saj, për të riafirmuar, në bazë të një evidentimi të ri, manipulimet, parregullsitë, denigrimin të gjitha bashkë të inkluduar në termin anomalitet, por edhe për të treguar eksperienë e saj reale, e cila edhe në mos qoftë në të njëjtat nivele me ato të 26 majit, gjithësesi për shkak që merren lehtë me mend, është shumë herë më e vlefshme të rievidentohet. Padyshim garancia presidenciale për zgjedhjen normale e dhënë në një moment të shumëpritur nga të gjithë ata që sinqerisht e aspironin këtë ga- garanci, nuk mund të denigrohet dhe as të merret për një shaka elektorale. Fatkeqësisht ajo po konsiderohet si e tillë, nga pushtetarët e vegjël që vetëgëzojnë akoma të drejtën e talljes me ligjet e dekretuara nga vetë dhunuesit e tyre, madje duke mos iu trembur, kush e di se çfarë lloj garancie, as sanksioneve të ashpra ligjore. Rasti i djeshëm i komisioneve zgjedhore të rrethit të Tiranës, me pasojat e të cilit, kryesia e Degës së Tiranës, por edhe funksionarë të lartë të PRSH, u detyruan të përballen deri në orët e vona të mesnatës, është ndoshta precedent i parë i mundësisë ligjore, për të aplikuar ndëshkimin që Ligji Zgjedhor i noterizuar nga vetë Presidenti i Republikës, jep për bojkotesit e Komisioneve. Vërtet ky ligj e parashikon këtë dënim për bojkotuesit e procesit të numërimit të votave, por nuk është më pasojë "fshehja" e cudtshme e komisionerëve në pothuajse të gjitha komunat e rrethit të Tiranës, fundja edhe minimizimi i Komisionit të Rrethit në dy anëtarë, pikërisht ditën e fundit, madje deri në orët e fundit të afatit ligjor për regjistrimin e kandidatëve. Përveç kësaj, kjo gjë mund të rrezikojë mundësinë e regjistrimit të kandidaturave në kohë (cka mund të blloto edhe eliminimin e tyre nga zgjedhjet), përhshi këtë, një inkstencën e papërligjur të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, "trimëria" e cudtshme e pushtetarëve të vegjël, kundër garancive që kanë dhënë edhe vetë Presidenti, me mos pastë dhe garancinë e papërmbajtjes së këtij "rebelimi" antipresidencial, bashkë me heqjen e dyshimit për normalitetin e zgjedhjeve.