04/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

4 tetor 1996

Vendi nuk duron më anarki politike

Përsa i takon rolit të pushtetit lokal në funksionimin e shtetit dihet se asnjë qeveri dhe asnjë parlament s’mund të zbatojë ligjet dhe programet e veta pa mbështetjen absolute të organeve lokale. Deri tani s’kemi patur një pushtet lokal që ta kryejë këtë mision sepse ndërsa në qendër kishim pushtetin e PD-së, 52 përqind e pushtetit lokal sundohej nga socialistët. Sikur të ishim një vend tradicionalisht demokratik me ligje të plota e të qarta një ndarje e tillë nuk do të pengonte funksionimin e shtetit por në kushtet tona kjo rezultoi katastrofike. Pasionet politike çuan deri aty sa qeveria të kufizonte kompetencat e pushtetit lokal duke mbajtur në duart e veta edhe ato punë që normalisht u takonin komunave e bashkive, ndërsa aty ku pushtetin lokal e sundonin socialistët bën e çdo gjë të mundur për të zvarritur e për të hedhur në erë ligjet e parlamentit dhe vendimet e qeverisë; shkurt fjalët, pushteti lokal shkonte në një krah dhe ai qendror në krahun tjetër. Po nuk nxorëm mësime nga këta vitet që shkuan prapë do të na rrijë mbi kurriz korrupsioni e burokracia. Kjo nuk do të thotë prapë do të na rrijë mbi kurriz korrupsioni e burokracia. Kjo nuk do të thotë që pushtetin lokal ta fitojë partia që fiton qeverinë. Cilado që të ishte ajo, një hap i vetëm do ta ndante nga kalimi në monizëm e në korrupsionin e plotë të gjithë aparatit administrativ. Jemi mësuar me mendimin se është partia që duhet të mbikëqyrë e të drejtojë pushtetin, t’i dërgojë çdo ditë pusullë e t’i flasë çdo orë në telefon, ta emërojë e ta pushojë. Këta vite të kaluara provuan se s’jemi shkëputur në masë të kënaqshme nga ku stil shkarravitar, që krijon një pushtet të dyfishtë me rezultat centralizimin antidemokratik. Aspekti politik i këtyre zgjedhjeve theksohet së tepërmi nga tensionet, që shoqëruan ato të 26 Majit. Zhurma që u ngrit, tërhoqi vëmendjen e strukturave politike të Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Çrregullimet e vërtetuara në zgjedhjet tona parlamentare u bënë objekt shqyrtim/ndërmarrin tonë e pasqyron më së miri deklarata e 28 Majit, drejtësinë e së cilës po e provon koha. Qëndrimin e pasqyron më së miri deklarata e 28 Majit, drejtësinë e së cilës po e provon koha. Kemi bindjen se pushteti qendror do të marrë masat e duhura për zgjedhje të lira e të qeta, por s’mund të jemi aq të sigurt mbi prirjet e disa administratave lokale, të cilët nuk e ndjejnë përgjegjësinë e rëndë ligjore që marrin mbi vete duke shkelur rregullat, në kundërshtim, zënë e ekzekutohen se në mbrëmje këtej e atje për të shërbyer demokracisë, ndërsa në fakt i sjellin asaj dëme më të rënda. Këta njerëz duhen hequr menjëherë. Për partitë mund të jetë me të rëndësishme zgjedhjet parlamentare, kurse për popullin janë më të rëndësishme zgjedhjet lokale, nëse pushteti lokal vihet në rolin e kërkuar nga Partia Republikane.

Platforma elektorale e Partisë Republikane

Është e para parti që shpall publikisht platformën e saj elektorale; jo vetëm për të kandiduarit e saj por edhe për gjithë elektoratin shqiptar. Republikanët nuk pretendojnë ta quajnë të përkryer por vetë ata do ta plotësojnë atë sipas kushteve të komunës, bashkisë, rrethit nga takimet dhe bisedat me elektoratin . 3.5

Poli i Qendrës kërkon ndihmë nga "Vullnetarët e Enverit"

Ceka Melos: Ti je spiun 3.3

Babai hedh në gjyq të birin

Bëhet fjalë për një nga pjesëtarët e bandës së bencave që kishte marrë akoma vendimin e gjyqit në lidhje me akuzën e bërë ndaj tij dhe noterës Sh.Spahiut nga vetë babai i tij për vjedhjen e 3.000.000 lekëve nga llogaria bankare familjare. 3.2

Terror telefonik kundër Sindikatave një ditë para grevës

3.7