06/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 tetor 1996

Autonomia e pushtetit lokal lidhet me shkallën e demokracisë së vendit

Zgjidhja e problemeve të ndryshme për çdo vend do të ishte e pamundur pa një pushtet lokal dinamik, që të karakterizohet nga iniciativa e lirë dhe rritja e vazhdueshme e kompetencave. Pushteti lokal përbën pikën më nevralgjike të qeverisjes së një vendi. Kjo duke u nisur nga roli i tij dhe pozicioni që zë ai si një hallkë e ndërmjetme midis pushtetit qendror dhe masës së njerëzve, që qeverisen. Pushteti lokal është ai që përcakton politikën e shtetit deri në hallkat më periferike shtetërore dhe anasjelltas, përcjell në qendër peizazhin real të situatës në të gjithë vendin. Në këtë mënyrë pushteti lokal është në kontakt me të gjitha problemet shqetësuese që preokupojnë shtetasit, pra e njeh shumë më mirë situatën sesa rrethi i ngushtë në të cilin është përmbledhur pushteti qendror. Nga ana tjetër pushteti lokal ndjen shumë më mirë se kushdo edhe efektin e politikave të qeverisë, gjë që i jep të drejtën ekskluzive të gjykojë me kompetencë se çfarë është pozitive dhe çfarë është për t’u korrigjuar. Për këto arsye funksionimi normal dhe me efikasitet i pushtetit lokal është pikë kyçe për arritjen e një qeverisjeje të suksesshme. Duke injoruar këto specifika, PR e ka vlerësuar vazhdimisht rolin e pushtetit lokal, madje edhe tani është e vetmja forcë politike që doli me një platformë elektorale për pushtetin lokal. Zgjidhja e problemeve të ndryshme për çdo vend do të ishte e pamundur pa një pushtet lokal dinamik, që të karakterizohet nga iniciativat e lira dhe rritja e vazhdueshme e kompetencave. Mosapërfillja e një realiteti të tillë është me pasoja të rënda, të cilat nuk vonojnë që të shfaqen. Në radhë të parë u hap rrugën subjektivizmave, pasojat e pashmangshme negative të të cilave krijojnë terrenin ideal për vegjetimin e qeverisjeve autoritare. Madje, mund të thuhet pa mëdyshje se mënyra e të konceptuarit teorik dhe funksionimit të pushtetit lokal, është njëri nga kriteret që dallon një sistem demokratik qeverisjeje nga një sistem totalitar. Eksperienca jonë 50-vjeçare tregon se pushteti lokal në kuptimin e vërtetë të fjalës nuk mund të bashkëjetojë me një shtet totalitar, i cili mjerën nga karakteristikat bazë të tij ka centralizimin për çdo gjë. Në vendet diktatoriale pushteti Më tej në f. 3

Të gjithë për Tiranën

Albali shpalos platformën e tij elektorale Vetëm një orë përpara startimit të fushatës së tij elektorale, me mënyrën origjinale të koktejit, Neritan Alibali, pati kurajon të dilte përpara gazetarëve të shtypit dhe Massmedias me një konferencë shtypi. “Nuk ishte vetëm ballafaqimi qytetar nëpërmjet shtypit që më diktoi dëshirën të dal përpara shtypit. Jo më pak ishte edhe detyrimi ndaj kolegëve të mi gazetarë, që ashtu sikurse jeta ime publike përpara politikës filloi me profesionin e gazetarit, edhe fushata ime të “ndeshej” pikërisht me ta”, u shpreh kandidati republikan për gazetën “Republika” pas konferencës. Në fillim të saj zoti Alibali shpalli para gazetarëve platformën e tij elektorale, e cila si iu përgjigj ai pyetjes së një gazetari, mbështetet në parimet bazë të Platformës së Partisë së tij, por edhe në qytetërimin e tij kryeqytetar, në përkushtimin ndaj halleve të cilat edhe ai i jeton. Duke publikuar sloganin-thirrje të tij: “Të gjithë për Tiranën”. Neritan Alibali e mbylli fjalën e tij me devizën civile: “Një qytet më tepër se me çdo gjë duhet të drejtohet me zemër.” 7.5

Ulja e fajdeve alarmon bankat

. Niveli i përqindjeve ka qenë faktori kryesor për frenimin e inflacionit. 7.4

Fton makinerinë, gjobitet dy herë në dy metra guidë

. 7.2

Tre vjet burg për “miellin e bardhë”

. 7.2

Pse nuk do të luhet natën Shqipëri-Portugali

. Bajko zhvillon stërvitjen e parë. Testi mjekësor nxjerr mangësi fizike të disa futbollistëve. 7.6

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88