Korrupsioni, karta e djegur e fushatës
PD dhe PS e kanë humbur të drejtën për të predikuar kundër korrupsionit
Me pushtetin lokal po ndodh një reformë e paparë kurrë më parë. Pothuaj të gjithë Kryetarët e Bashkive, Komunave nuk kanë gjetur mirëkuptimin e Partive të tyre që këtë katër vjet me parëingritën në pushtet.
Pavarësisht se në opozitë, PS në këto zgjedhje pret revanshin. Në korrik të 1992, PS arriti të marrë rreth 52 për qind të pushtetit lokal. Duke fituar shumicën e qyteteve dhe provincave shqiptare, PS është e para që duhet të ngarkohet me përgjegjësinë për mbarëvajtjen e keqe të punëve në rang lokal.
Të dyja Partitë më të mëdha shqiptare në këtë fushatë kanë treguar një mosbesim total ndaj njerëzve që ato vetë kishin zgjedhur këtu e katër vjet më parë. Kandidatët për Kryetarë po huajas kundun kanë refituar besimin e Partive të tyre duke mos u dhënë as pak atyre shansin për të përballuar edhe një herë njerëzit që për katër vjet nuk i kanë dot kur-rë. Ndërimi i Kryetarëve të Bashkive dhe Komunave tregon jo vetëm përpunën, por edhe për kundërmimin e keq që kanë lënë liderët lokale.
Gjatë kësaj fushate duket sheshit se korrupsioni ka gjetur terren pikërisht në pushtetin lokal nga administrimi i mjeran që është bërë. Kështu ndërimi i njerëzve nuk do të përfshijë vetëm shefat e pushtetit, por edhe administratat që ata kishin pas vetes. Këto administrata ju ishin përshtatur për mer-kulli shefave të tyre të zgjedhur, të cilat për katër vjet kanë ditur të menaxhojnë për bukuri kuletat e këtyre shefave, kuptohet duke majmur edhe të tyre.
Ndërimi total i njerëzve nuk po zihet aspak në gojë nga forcat e mëdha politike. PS e ka të mbyllur gojën si fitimtare e katër vjetëve të shkuar, ndërkohë që PD ka gjetur për justifikim mungesën e eksperiencës te njerëzve të saj. Një justifikim të tillë PD nuk e kishte përdorur më parë duke lënë pas një tis dyshimi.
Një nga problemet kryesore që gjenë përpara kandidatët e sotëm është korrupsioni lokal, i cili e ka mbërthyer këtë vend për gryke. U bënë pothuaj katër vjet që çdo gjë në pushtetin lokal merret e mpara, madje edhe vetëtime të thjeshta që kanë majmur pagajatë, pushtues të zyrave lokale. Nuk bëhet më fjalë për njerëz pa eksperiencë, por për mjeshtra të zhdjatjes që kanë vënë barqe dhe pasuri në kurriz e një vule. Besimi i njerëzve tek pushtetarët e tyre tashmë nuk ekziston, prandaj në këtë fushatë nuk do të triumfojë ai që flet bukur për ujë, drita dhe kioska, por që do të arrijë të kthejë besimin e humbur. Megjithatë një gjë për tani është e sigurt se PS dhe PD e kanë të djegur këtë kartë.