12/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

12 tetor 1996

Rrëzohet alibia e Agim Fagut

Intelektuali i pavarur bëhet viktimë e partisë Kur kandidati i PS për bashkinë e Tiranës filloi fushatën e tij elektorale, jo më kot u evokua fakti i trumbetuar në zgjedhjet e 26 majit se ai nuk ishte anëtar i PS. Ndoshta edhe pse i trembej reputacionit të fituar të partisë së tij, por edhe sepse ndoshta premtimi për një administrim qytetar të qeverisjes së Tiranës, sipas Fagut bëhej më i besueshëm me publikimin e departizimit të tij. Madje pati jo pak nga ata njerëz që këtë e quajtën si një element epërsie të Agim Fagut ndaj kandidaturave të tjera të fokusuara te Brojka, çekës dhe Alibalit, të cilët aktualisht janë figura qendrore në udhëheqjet e partive përkatëse. Pa dyshim që qenja apo jo me një parti nuk do të thotë që qytetërarizim i politikanit qoftë ky dhe amator si zoti Fagu. Më shumë se çdo gjë ashkëjetesa e programit të partisë me detyrat e një funksionari pushteti, sidomos kur bëhet fjalë për atë lokal, mundësohet nga karakteri qytetar i politikës së një partie dhe vizioni që ka ajo për raportet me të zgjedhurit e saj në organet e pushtetit. Por, jo më pak varet dhe nga karakteri i njëherë i vetë kandidatit ose të zgjedhurit dhe raportet e tij ndaj zgjedhësit por edhe nga eyrna luajale ose jo sesi i dërton ai raportet konkuruese me rivalët e tij gjatë fushatës. U duk sikur zoti Fagu i ndihmuar dhe nga karizma por jo pak dhe nga aleati i denigruar i PQ, Neritan Ceka do të dinte të bëhej rebel i parë i disiplinës së kuqe. Por, fatkeqësisht më shumë për atë vetë, trokita e gotave të koktejit-Alibalit, kur rivalët dhanë shpresat e një fushate të shumëpritur u u dëgjua më larg nga ç'mund të ketë menduar naiviteti i intelektualit militant Agim Fagu. Ndoshta mund të ketë qenë shellozia e rëndomtë personale e “hapit të parë” të cilin deri tani, jo për fajin e tij e ka marrë vazhdimisht republikani Alibali, ndoshta dhe nga alarmi i godinës së PS-së, ku trokita e gotave mund të jetë quajtur ndoshta një Mukje. Megjithatë, çilido qoftë shkaku, e vërteta është se pas Cekës, bojkotin e filloi edhe Fagu. Mospjesëmarrja e tij në takimin e projektuar nga Alibali për të përcaktuar modalitetet e debatit televiziv pavarësisht nga arsyet që ai parashtroi duket se nuk janë gjë tjetër veçse fundi i alibisë së pavarësisë së intelektualit Fagu. Madje mënyra megallomane e argumentimeve që Fagu bashkë me të i zakonshëm Ceka i paraqitën Alibalit më tepër se një përpjekje e kërkuar me zor, përfaqësonte frikën e turpshme të kandidatëve të tij, të cilët jo përballë por me letra apo telefonata konfirmojnë shmangien e ballafaqimit me rivalët e tyre edhe me një tryezë teknike formati dhe jo më për një debat superpublik siç ta mundëson ekrani televiziv. Ndërsa lojërat kineze definitive të tyre konfirmojnë frikën e ballafaqimit të alternativave me ato të së djathtës, sidomos një debat që me sa duket vetëm për arbitrare ose korektim elektoror u kërkuan deri në persekutim. Për pas Cekës edhe Fagu fillon bojkotin “Thyhet një nga gotat e koktejlit ‘Alibali’

Alarm policor në kryeqytet

Bombë apo pistoleta e Enver Hoxhës? Telefonata vjen nga jashtë Shqipërisë 7.8

Një katërvjeçar jetim për të dytën herë

Para dy vjetësh ai është birësuar nga një çift durrsak, por prindërit e tij të rinj paragjithëmuajsh kanë humbur jetën. 7.8

Besa mund Olimpiakun në Tiranë

Sejdini: Lojtarët e mi kanë humbur besimin në vetvete 7.6

Vasil Melo shkarkon drejtorin e “Republikës”

Mediu: “Me të korruptuarit do të jemi të pamëshirshëm”

7.4

Për pas Cekës edhe Fagu fillon bojkotin

Letrat me vlerë na mbetën në derë

Pesë vjet nga greva e urisë së ish-të Persekutuarve Politikë 7.3

Poli merr barazimin në kasacion

7.2