13/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

13 tetor 1996

Shteti i terrorizuar nga transparenca

Ndërsa shtetasit vuajnë këtë mungesë transparence nga ana e tij Hermetizmi ka qenë njëra nga karakteristikat themelore të regjimit totalitar komunist i cili sundoi vendin tonë këtë gjysmë shekulli. Mirëpo, megjithëse kanë kaluar rreth pesë vjet që nga fillimi i proceseve demokratike në vend, përsa i përket transparencës lidhur me aktivitetin e tij, shteti ka bërë hapa shumë të vegjël. Kjo, ndërmjet të tjerash ka qenë edhe pasojë e mendësive të trashëguara prej regjimit të vjetër, ku shteti ishte mësuar të fliste vetëm me gjuhën e sukseseve, duke fshehur të metat, gabimet dhe mungesat me pretekstin absurd se “krijohet panik në popull”. Si pasojë shpesh herë ngjërat problematike dhe hollësitë e tyre mësohen jo në kanale zyrtare po vetëm falë afësive të gazetarëve të ndryshëm, apo lidhjeve të këtyre me nëpunës të administratës shtetërore. Mirëpo kuptohet se një lajm i marrë jo-zyrtarisht, krijon terrenin për deformime nga më të ndryshmet, të cilat çojnë në keqinterpretime, të cilat zakonisht rezultojnë me pasoja për qytetarët. Kjo ka bërë gjithashtu, që njerëzit të vazhdojnë për të merren me thashetheme të ndryshme që lidhen me pushtetin dhe pushtetarët, aq më shumë që tani ankth ekziston as frika e mëparshme. Kështu p.sh. ditët e fundit policia ndërmarrë një varg operacionesh të suksesshme, por megjithatë njoftimet kanë qenë të tipit telegrafik, pa dhënë shpjegime të sakta. Nuk përjashtohet në ndonjë rast edhe tendenca për të dezinformuar. Ndërsa policia mund të justifikohet për shkak të rolit parandalues të ruajtjes së sekretit në arritjen e suksesit, nuk ka arsye justifikim për sektorë të tjerë, në radhë të parë ata me karakter ekonomik, që u interesojnë më së shumti njerëzve. Kohët e fundit është hapur kapitulli i fajdeve, por megjithatë zyrtarët shtetërorë ende nuk kanë mundur të garantojnë qytetarët lidhur me karakterin e këtij fenomeni dhe mekanizmat që do të të cilëve funksionon. Kjo ka bërë që të njerëzit të krijojnë lloj lloj bindjesh, duke u ndodhur gjithnjë të rrezikshëm e të terrorit të humbjes së kursimeve. E keqja tjetër është se në mënyra të ndryshme qarkullojnë fjalë të ndryshme në implikime të vetë shtetit në skemat e fajdeve. Biznesmenët shqiptarë dhe të huaj që shumë me të pushtetarët në drejtim të transparencës. Ata, meqenëse sapo shfaqet problemi i fajdeve, ... informacionit ...

Laç

Dy të dehur sulmojnë me thika kalimtarët 3.2

Një 33-vjeçar përkujton 20 vjetorin e arrestimit

Akuzohej për përmbysje të pushtetit popullor 3.7

Mallkon Gjushin; E la pa shkuar në Amerikë

3.7

Përcaktohen detyrat e komisionerëve

Shqiptarët do të votojnë edhe pa pasaportë Ngjyrosen fletët e votimit 3.2

Vijnë ndihmat e para në PD; Demokratët ndezin cigaret opozitës

3.3

A do të jetë Krujf zëvendësues i Van Galit?

Futbollistët e Ajax-it përçellin me respekt trajnerin e tyre 3.8

PBDNJ në mëshirën e “Omonia-s”

3.3