15/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

15 tetor 1996

Ceka kërkon debat vetëm me Cekën

Gjëja më e mirë që mund të bëjmë për këtë skizofren politik është që të këndojmë një Te Deum, për karakterin, e përdhosur prej vetë të ndjerit Etika politike, që me sa duket është ende larg koncepteve të Neritan Cekës, duhet ta kishte mësuar këtë të fundit që me qëndrimet dhe deklarimet e tij të përgënjeshtrojë të paktën zërat që qarkullojnë prej kohësh për papërgjegjësinë e tij politike. Por veprimet e vazhdueshme të tij brenda dhe jashtë vendit, jo vetëm që nuk të lënë vend që ta mendosh përgënjeshtrimin e mundshëm, por përkundrazi, përveçse të bindin për atë që thamë më lart, duke shtuar madje edhe dyshimet për papërgjegjshmëri mendore. Mbasi ky mund të jetë konkluzioni më i saktë që mund të nxirret për halucinacionet e një politikani që prapa çdo ferre shikon një Ibrahim. Dhe ... politikane me njeri-tjetrin. Sepse në qoftë se republikani di të kandidojë, siç i ka hije një politikani të moderuar, që veç të tjerash ishte aq tolerant sa të dijë të respektojë edhe Cekën, pikërisht është aq pervers sa këtë tolerancë ta përgëzojë, duke mos bërë gjë tjetër, veçse t’i shmanget si një frikacak i padënuar një debati publik të shumëkërkuar prej vetë atij (ndoshta kur ishte i bindur se gjithkush ishte aq i paaftë sa ai vetë për të realizuar atë.) Fjalët dhe fyerjet e këtij gazetarkëkuiesipër Alibalindhe partie që ai përfaqëson nuk janë gjë tjetër veç fundi logjik i një njeriu që tashmë nuk mund të jetojë ndryshe në politikë, përveçse me kostumin elegant të shërbëtorit. “Kohët e arta” të këtij karizmatiku të përgjegjshmëri prapa çdo ferre shikon një ibrahim. Dhe që për më keq akoma, frikën që karakterizon një logjikshterur, që në politikë ka mbetur vetëm me qëllimin për të sharë e fyer me gjuhë rrugaçësh kundërshtarët politikë, partimadje dhe gazetare që përpara 26 Majit, (kur fërkimi erotik pas mëshirës se PS-së i kishte krijuar iluzionin se do mund të kishte më se fundi dhe ai një copë pushtet) i kërceonte se do t’i fuste në burg; pra të gjitha këto barbarizma burracakesh i shet për intelektualizëm të kulluar, siç mundohet t’i verë dhe emrin partisë së klubeve të tij. Në të vërtetë asgjë më shumë se një instikt shtazarak hakmarrjeje nuk mund të quhet shumë e perversiteteve të këtij politikani të deshtuar, që nga zanati i vetër i arkeologut nuk ka asimiluar zakonin e vetëpërmbajtjes, por trashëgiminë e shemtuar të prehistorizmave ku me sa duket zoti Ceka vazhdon të jetojë paaftësinë politike dhe mendore të tij. Nuk do të donim ta besonim një aksion të tillë, por mënyra e çuditshme se si ky “intelektual” reagoi ndaj dorës së shtrirë të kandidatit republikan, Alibali, tregon se përveç rastësisë se emrit Neritan, asgjë tjetër nuk i lidh këta janë gje të shërbetorit. “Kohët e arta” të këtij karizmatiku të përkëdhelur nga Godolet e Co, duket se kanë marrë fund që ato ditë kur me pozën e heroit të mitingjeve që kërkonte zgjedhje të menjëhershme, hodhi gjithë baltën e akumuluar në shpirtin e tij, kunder Partisë Republikane e cila ndryshe nga partia e Cekës dhe socialistëve të tjerë, kërkoi në shqip ato gjëra, që Evropa dhe organizmat e saj i thanë pak më vonë në anglisht. Kurse zhburrërizimi njerëzor i tij u vulos përfundimisht, kur me papërkushtimin më të madh, hëngri ato që kishte dhjerë vetë, duke i rënë gjoksit se ai dhe vetëm ai (ndoshta me Gjirushin) kishin kërkuar pikërisht të njëjtën gjë. U duk sikur ishin thjesht snobizma adoleshentësh, odiseja e deklaratave të tij që filluan nga zyra e Ramiz Alisë. Por ndërlikimi i budallallëqeve të markës “Ceka”, që në Strasburg u djerësit për t’u treguar këshilltarëve të Europës se kush nga delegatët shqiptarë kishte qenë komunist, u shoqëruan edhe me kooperativizmin e planit të masave, midis të cilave më e ulta ishte kërkesa për “bllokimin e Shqipërisë”, gjëja më e mirë që mund të bëjmë për këtë skizofren politik është që të këndojmë një Te Deum, për karakterin, por edhe për “intelektualizmin” e përdhosur prej vetë të njeriut.

Meksi përgatit dorëheqjen

F. 7

Llotaria amerikane

Ç’do të bëhet me fituesit që nuk kanë kryer shërbimin ushtarak?

Kryetari i EDU mbështet PD dhe merr dy dekorata

F.3

Godo në Tepelenë: Mençuria po bashkon të djathtët

F.4

Namik Dokle nuk lexon më "Koha Jonë"

F.3

Rrezikohet Kupa e Botës 2002 Japonia dhe Koreja nuk bashkëpunojnë F.8 Kapet një hajdut i tridhetfishtë Përdhunuesi 9-vjeçares para Gjykatës F.2