Me këto vargje polake sekretari i përgjithshëm socialist, Rexhep Mejdani iu drejtua të rinjve të partisë së tij, atyre që mbajnë flamujt në duar...
Një ngjyrim që të sjell ndjenjën e pushtetit (flamujt eurosocialistë kanë ngjyrë blu...), zotëronte sallën e Pallatit të Kongreseve, ku dhe të rinjtë socialistë bënin takimin me liderët e tyre, por që sikur e harruan liderin më të madh, atë të burgosur, Fatos Nano, që s’e përmenden asnjëherë gjatë takimit.
Mejdani, i cili pret fitoren në 20 tetor, harroi kur tha: “Do të fitojmë zgjedhjet e 26 majit”, por s’harroi Meta të thotë: “Fitorja e 20 tetorit përshpejton rrugën drejt zgjedhjeve të reja”.
F.3
Nën pranga dhëndëri i Enver Hoxhës
Akuza: Bashkëpunim me organizatën terroriste me karakter politik të akuzuar për vrasjen e Kaloshit
Rreth 30 shoqërime janë kryer gjatë gjithë ditës së djeshme nga organet policore të Tiranës. Mësohet se shoqërimet dhe ndalimet janë në kuadrin e zbardhjes së enigmes për vrasjen e kreut të burgjeve shqiptare, Bujar Kaloshi. Siç u njoftua edhe dje në shtyp, Bujar Kaloshi është vrarë nga një organizatë terroriste me karakter politik. Pas dy të arrestuarve të djeshëm që pranuan fajësinë mbi vrasjen e kryer në mengjesin e 26 korrikut, ndër emrat e të arrestuarve të sotëm, bien në sy emri i dhëndërrit të ish-diktatorit Hoxha. I janënë prangat arkitekt Klement Kolanecit. Nga burime të brendëshme mësohet se gjurmet për të ndalimet e pjesëtarëve të familjes Hoxha, kanë kaluar përmes deponimeve të dy teknikëve që kanë marrë pjesë në ndërtimin e një vile të projektuar nga Kolaneci, të numëruar edhe këta si pjesëtarë të organizatës.
Ndër hetimet mbi lidhjet dhe veprimtarinë e organizatës së cilësuar terroriste dhe me tendenca politike, bie në sy vendi i mbledhjeve të kësaj organizate, që është Bënca. Natyrisht, përmendja e Bëncës të sjell në mend, qoftë edhe pa dashje, burgun e Bëncës dhe të burgosurin më të famshëm të qelive të tij, Nanon. Gjer tani nuk ka asnjë fije që të komprometojë emrin e liderit socialist të burgosur me organizatën në fjalë.
Vazhdojnë hetimet, përfundimi i të cilave shihet si goditja kryesore ndaj gjithë krimit të këtyre viteve të fundit.
Komisari i Dritës zbret në Laprakë
Jetimët hedhin në gjyq Jonila Godolen
Kasacjoni liron Irakli Koçollarin
F.2
Bajko jep dorëheqjen
“Kjo kombëtare nuk ka moral”
F.6
Komisionit Qendror të zgjedhjeve i mbaron karburanti