18/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

18 tetor 1996

Tirana i tregon derën edhe Evropës

Konflikti me strukturat e OSBE-së, vë në dyshim gjithë procesin demokratik në Shqipëri Pas vendimit të ODIHR-it për të tërhequr vëzhguesit e tij nga zgjedhjet që do të zhvillohen të dielën në Shqipëri, djenga Viena mbërriti edhe një lajm tjetër që nuk duhet të na gëzojë. Pas një mbledhjeje, e cila mori në shqyrtim problemin e zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 20 tetorit, Asambleja Parlamentare e OSBE-së, vendosi që në mbështetje të vendimit të një dite më parë të degës së saj, Zyrës së ODIHR-it, të tërheqë edhe ajo vëzhguesit e saj nga mbikqyrja e zgjedhjeve në Shqipëri. Një vendim i tillë erdhi nga këmbëngulja e pa justifikuar e shtetit tonë që, të paktën në dukje krijon përshtypjen se synon të kufizojë veprimtarinë e vëzhguesve të huaj gjatë procesit të zgjedhjeve në Shqipëri. Veç të tjerash kjo të bën të mendosh se krerët e politikës zyrtare shqiptare “pohaneinat” me OSBE-në për shkak të raportit me fakte negative lidhur me shkeljet dhe parregullsitë e bëra në zgjedhjet e 26 majit. Sido që të jetë puna, qeveria shqiptare duke pasur parasysh sit- të cilat si pasojë nuk kishin si të pasqyronin realitetin politik shqiptar, endodhur në një lloj “bankoprovë” duhet ta kishte kuptuar se qëndrimet tolerante ndaj forcave politike brenda vendit por më shumë ndaj të huajve të interesuar për zhvillimet demokratike në Shqipëri, ishin një mjet i mirë për të ruajtur besimin e humbur tek faktori ndërkombëtar. Në këtë aspekt, ishte krejt e papërshtatshme tendenca e dukshme për të kufizuar veprimtarinë dhe numrin e vëzhguesve të ODIHR-it që kishin vendosur të mbikëqyrnin procesin zgjedhor në Shqipëri. Ishin pikërisht këto kufizime që detyruan Zyrën e ODIHR-it të tërhiqte vëzhguesit e saj nga zgjedhjet e 20 tetorit. E njëjta paradoksale ishte atmosfera e treguar nga ministri ynë i brendshëm Shehu në konferencën për shtyp, një ditë më parë, ku u shpreh se “nuk prish punë se do të jenë 15 vëzhgues më pak”. Një qëndrim i tillë, pavarësisht se në ç’rrethana është marrë, nuk mund të mos kalonte pa u vënë re vetëm tek OSBE, por edhe nga shumë vetë tek Evropa. Gjithashtu, Shehu dhe zyrtarë të tjerë të lartë duhet të mos harrojnë se Këshilli i Evropës është pranuar me disa kushte të caktuara, disa prej të cilave ende nuk i ka plotësuar. Pra, rruga e Shqipërisë drejt integrimit me përparim të mëtejshëm në zhvillimin e zgjedhjeve në vendin tonë që nuk gëzonte. Refuzimi i fundit i OSBE-së rrezikon edhe vetë zhvillimin normal të zgjedhjeve në Shqipëri. tashmë, pas kësaj, është vetë pushtetia që duhet të tregohët më e kujdesshme pasi edhe dyshimi më i vogël për ndonjë parregullsi të vogël rrezikon të zhvlerësojë këto zgjedhje. Por tërheqja e vëzhguesve nga ana e OSBE-së duhet para me shumë shqetësim edhe në një tjetër aspekt. Kjo mund të pasohet nga hapa të tjera, që mund të lidhen edhe me shqetësimet për zhvillimin e zgjedhjeve, hapa këto që mund t’u hapin rrugë tendencave të një politike izolacioniste, e cila është shumë e dëmshme për sedan aktual të zhvillimit të vendit tonë. Për këto arsye, cilido që të jetë reagimi i shtetit tonë, konflikti me OSBE-në nuk mund të sjellë tjetër veç gjërave të dëmshme. dëmshme.

Larg duart nga Shqipëria!

Larg duart nga Shqipëria! Foto RAY

Vdekje atij që mbjell vdekjen

Një nga thirrjet e para që frymëzoi lëvizjen demokratike të shqiptarëve në fillimet e saj, ishte ndërraper çpol?itizimin e shtetit dhe ligjeve të tij, vendosjen e sundimit absolut të tyre mbi çdo dhe mbi çdo gjë. Të përmbledhura me përkufizimin “shtet ligjor”, kjo aspiratë e lindur nga dëshira të pakonceptuara qartë dhe pa përvojë, ishte, për fatkeqësisht ka mbetur akoma ëndërr për shumë shqiptarë tashmë të formuar dhe rrjedhimisht edhe më të etur për një shtet të tillë; larg interesave të momentit që përjeton partia në pushtet dhe politika elektorale e saj. Nëse kjo aspiratë do të ishte degjuar në vesh të shurdhër të militantëve partiakë që drejtojnë shtetin shqiptarë, ligji nuk do të ishte kthyer në një dordolec, që nuk i tremb banditët dhe gjithfarë kriminelësh. Edhe kapitullimi përballë kushtit të çuditshëm për pranimin në KE duke bllokuar dënimin me vdekje nuk do të pritej me aq “gëzim” nga vrasësit ordinë dhe ata politik. Nga ana tjetër edhe shteti nuk do të kishte arsye që të sillektohej vetë për edhe me kameramanet televizivë për të kërkuar mbrëmë emocionet e ligjshme të qytetarëve të terrorizuar nga siguria e ahustimit spekulativ i ashpërsisë së ligjeve tona i jep kriminelëve që mbjellin vdekje. Mbase kështu nuk do të ishte nevoja që “shkelja” e marrëveshjes për eksperimentimin e zbutjes së investimi politik ia imponoi legjislacionit tonë t’i faturohet qytetarëve të intervistuar nëpër rrugë. Shqiptarët kanë plotësisht të drejtë të kërkojnë vdekje për atë që mbjell vdekjen, mesazhin këmbëngulës republikan, mesazh i spekulantit politike e përfolen dhe vazhdojnë ta përgjojnë si ashpërsi ekstremiste, por ata kanë gjithashtu të drejtë që t’i kërkojnë llogari atyre forcave politike që duke u tallur me ëndërren e vjetër të këtij populli për të hyrë në Evropë po na kthejnë në kavie eksperimentale ...ku edhe kriminelët mund të provojnë profesionalizmin e tyre. Ne duhet të hyjmë në Evropë, por si njerëz dinjitozë që mbi çdo gjë kemi të drejtë të mbrojmë me ligje veten tonë.

Humb shtëpinë në biz- hoz dhe helmon veten

Tjetër viktimë e bandës Shyti A e r d r o m i Vl o r ë s në gjyq F.2

Sali Kelmendi dorëzon detyrën: Ka qëllim mundësi. Ju vafte mbarë!

Sind ikata urdhëron: Votat PD F.3

PD “palos” kandidatët Demokratët mbushin lokalet

PD “palos” kandidatët Demokratët mbushin lokalet F.3

Partitë i japin borxh njëra-tjetrës

F.5

Namik Dok- le do të bëhet republikan

F.7