19/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

19 tetor 1996

Pas përmby sjes së amullisë vjen shteti ligjor

Ne jemi për një kontratë të firmosur jo vetëm nga ne por edhe nga populli Kjo fushatë e vështirë mbyllet sot. Partitë po i thonë elektoratit fjalët e fundit. Mesazhi i Partisë Republikane në këtë fushatë ka qenë të kuptojmë rëndësinë e pushtetit lokal dhe t'i japim këtij pushteti fuqitë e duhura për të qeverisur. Ndryshenhuk arrit zhvillimi mbarëdemokracisë, çlirimi i energjive të popullit në përparimin ekonomik, vendosja e shtetit ligjor dhe zhdukja e amullisë administrative. Për fat të keq fushata elektorale i kaloi anash pyetjes se si është dhe si duhet të jetë push- pushteti lokal. Debati u spostua në fusha të tjera, gjë që flet për mungesën e duhur të kulturës politike nga partitë, duke kontribuar në këtë çvendosje të debatit edhe shtypi. Partia Republikane do të ngulë këmbë edhe mbas 20 tetorit që elektorati dhe forcat politike të angazhuara në problemin themelor të zgjedhjes së drejtë të rolit të pushtetit lokal, pa të cilin s’kemi të ardhme. Pushteti lokal është në lidhje të drejtëpërdrejtë me popullin, aty zbatohet ose thyhet demokracia. Pushteti lokal di nevojat e bashkësisë, vetëm ai mund të gjykojë mbi ne që duhen bërë. Pushteti lokal është organizmi që zbaton drejtëpërdrejtë ligjet prandaj vetëm me një pushtet lokal të fortë mund të vendoset shteti ligjor dhe të zgjidhen hallet e qytetarit. Gjatë fushatës secila nga partitë i ka premtuar elektoratit se po të fitojë, do të bëjë këtë e atë për komunën dhe bashkinë. Po menjëherë shtrohet pyetja se ku do ta gjejë mbështetjen dhe ku do t’i marrë paratë kandidati për gjërat e bukura që premton? Prandaj Partia Republikane ngul këmbë pushtetit lokal t’i caktohen me kushtetutë e ligje parlamentare të drejtat e vetëqeverisjes të cilat askush s’mund t’ja prekë, si edhe buxheti i qartë me burime të fiksuara. Faqe 4

Vëzhgim gjysmak për zgjedhjet e nesërme

Zgjedhjet lokale, të cilat do të zhvillohen nesër janë të një rëndësie të veçantë dhe kjo jo për faktin se cila parti apo alternativë do të dalë fitimtare pas numërimit të votave, por për mënyrën e zhvillimit të tyre. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për shijen e hidhur që lanë dhe për pasojat e tyre zgjedhjet e shkuara në raportet e Shqipërisë me të tjerët, në radhë të parë me perëndimin dhe mbi të gjitha me SHBA. Për këto arsye zgjedhjet e nesërme duhet të ishin një shembull i qytetërimit dhe korrektësisë përsa i përket zhvillimit të tyre. Shqipëria që pas 26 majit është në vëmendje të faktorit ndërkombëtar, të SHBA dhe organizmave evropiane. Por për karakterin e këtyre zgjedhjeve, 26 maji na e ka hequr të drejtën që të gjykojmë në vetë, kështu që këto me kohë janë bërë objekt i inkurajimit së të huajve, në radhë të parë OSBE-së dhe strukturave të saj si më të specializuarat në këtë fushë, pa minimizuar edhe rolin e vëzhguesve të tjerë siç janë ata të KE dhe dy insti- institucioneve amerikane. Por refuzimi i OSBE-së për të marrë pjesë në këtë operacion është më të vërtetë një dëm i madh që bëhet reputacionit të këtyre zgjedhjeve. Në situatën e krijuar dhe sikur këto të jenë normale, mjaftom edhe ankesa më e vogël që Shqipëria shumë shpejt të ndjejë peshën e pasojave në arenën ndërkombëtare. Drejtuesit e Ministrisë së jashtme duhet ta pranojnë se kanë vepruar në mënyrë të gabuar, duke e thelluar konfliktin me ODIHR-in si pasojë e vlerësimeve të vezhguesve të tij për zgjedhjet e 26 majit. Në një kohë që Shqipëria ka më se të nevojshëm një konsensus nga ana e gjithë faktorit ndërkombëtar për përparimin e demokracisë, tërheqja nga vezhgimi i OSBE-së është një lajm i keq. Nuk mund të ketë kaluar pa rënë në sy edhe fakti që pas 26 majit në Shqipëri kanë munguar vizitat e kryetarëve të shtetit dhe qeverive të Perëndimit, gjë që duhet të bënte të mendonim pak më gjatë qeveritarët tanë, se si të veprojnë lidhur me ODIHR-in. Konkretisht sipas njoftimeve edhe vezhguesit gjermanë, për arsye ende të panjohura nuk do të jenë nesër në Shqipëri. Ndërkohë, Komisioni i Kongresit të SHBA për Sigurimin dhe bashkëpunimin Europian, kryesuar nga senatori Smith dhe D’Amato ka bërë një deklaratë në mbështetje të vendimit të fundit të OSBE-së dhe duke kritikuar ashpër qëndrimin e qeverisë shqiptare. Tashmë duke përjashtuar rreth 40 vezhguesit nga SHBA, mund të thuhet se nota e shqiptarëve ka mbetur në dorën e 150 italianëve, gjë për të cilën duhet falenderuar qeveria italiane, që ndjek me vëmendje dhe madhe zhvillimet në Shqipëri. Megjithatë duhet të urojmë që Shqipëria ta kalojë provimin e rrezikshëm të kësaj vote, që të mos përballohemi me një bojkotim i cila mund të na vijë prej të tjerëve.

Fotografi e një makine të përmbysur në një kanal buzë rruge.

Çifti korçar: Jemi marrë me drogë Goditet kreu i shëndetit F.2

KQZ nuk di gjë për tërheqjen e OSBE-së Miting i PD-së; liderët të pafituar F.3

Pas ndërhyrjes së Ministrisë së Brendshme nuk zhvillohet as mit-ing, as ndeshje Tifozi turk vret të motrën F.8