Abstenimi, fituesi i vërtetë i zgjedhjeve lokale
Mospjesëmarrja e lartë në zgjedhje tregon se në popull nuk është kthyer besimi tek institucioni i votës së lirë
Këto zgjedhje lokale kishin një rëndësi të veçantë dhe kjo, jo për faktin se cilit do t’i buzëqeshte fitorja, apo cilat do të ishin prirjet e elektoratit, po më shumë se çdo gjë, këto do të merrnin notë për mënyrën e zhvillimit të tyre, sa do të respektoheshin rregullat e lojës, a do të kishte presione, shkelje për të favorizuar partitë në pushtet etj. Më një fjalë këto zgjedhje do të shërbenin si një test për të parë sa janë në gjendje shqiptarët të largohen nga eksperienca e pakëndshme e 26 majit. E vërteta është se zgjedhjet e pardjeshme, pavarësisht nga disa shkelje apo akte presioni në disa qendra votimi, e larguan disi imazhin e krijuar pesë muaj më parë. Megjithatë, duhet thënë se populli nuk e tha plotësisht fjalën e tij. Kjo del nga pjesëmarrja relativisht e ulët në këto votime, pavarësisht nga shifrat që jep PD dhe propaganda zyrtare. Sipas të dhënave të ardhura në degën e PR-së të Tiranës, nga 80 qendra, diltë se pjesëmarrja në zgjedhje në këto zona varionte nga 35 deri 45 apo në ndonjë rast edhe 50 përqind. Të dhëna të përafërta anë ardhur edhe nga disa degë të tjera të PR-së. Duke u ndodhur përballë një tendence të tillë për abstenim, ka dy mundësi. E para, njerëzit i kanë zgjidhur të gjitha problemet e tyre dhe si pasojë nuk kanë as interesin më të vogël për jetën politike përfshi dhe faktin se në duart e cilës forcë politike bie Më tej në f.5