02/11/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

2 nëntor 1996

Grup terrorist në “Kosovë”?

Në gazetën “Republika” ka mbërritur para dy ditësh një faks i emërtuar “Komunikata Nr.27”, i sigluar nga “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. Sipas një konfirmimi të brendshëm edhe pse faksi nuk ka numër dhe adresë dërguesi, është nisur nga Zvicra. Siç mund të duket edhe në faksimilen që po botojmë, nëpërmjet kësaj komunikate, e vetëquajtura “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” merr përsipër autorësinë e vrasjes së dy policëve serbë në fshatin Surkish të Podujevës në 25 tetor 1996. Sipas këtij faksi vendimin e ka marrë po i ashtuquajturi Shtab Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Adresa e terrorizmit në Kosovë është në Beograd. Autori i vërtetë i terrorizmit është Slobodan Millosheviçi.” Kjo është përgjigja zyrtare që japin përfaqësuesit e Kosovës në Tiranë, për gazetën “Republika”. Zyrtarët e Kosovës konfirmojnë se së pari mungojnë informat[a] e sakta rreth autorësisë së këtyre incidenteve nga qeveria e Kosovës dhe se gjendja në Kosovë është shumë e rëndë. Problemi i Kosovës po merr dimensione të reja pikërisht për shkak të këtyre zhvillimeve të fundit. Arrestimet që pasuan incidentet janë pasojë e terrorit të pandërprerë shtetëror që ushtrohet prej disa vitesh ndaj shqiptarëve. Pretkset e arrestimeve janë mjaft jotransparente dhe absurde dhe tregojnë për një konceptim të ri të forcave ushtarake policore në Kosovë. Kjo konfirmon faktin me tradicional të regjimit serb që faji të bjerë mbi viktimon. Nga qeveria e Republike[kës] konfirmohet Bukoshit konfirmohet se nuk ka asnjë informatë për egzistencën e një ushtrie të tillë pasi Kosova në mënyrë absolute nuk ka ushtri. Po të kishte ushtri Kosova konfirmon numurin një qeverisë Kosovare Bujar Bukoshi punët mund të shkonin ndryshe. Të gjitha insituatat janë të sajuara nga ana e qeverisë serbe dhe janë tentativa të moduerara për të hedhur fajin mbi popullin shqiptar. “Ne e dimë kush është terroristi kryesor atje” është konfirmimi zyrtar i Qeverisë së Kosovës. Ajo që ende mbetet enigëm është ekzistenca, ose jo e kësaj organizate. Dhe më tej akoma nuk dihet në se kemi të bëjmë me një grup të mirëfilltë terrorist politik, ose me tendenca nacionaliste, apo me njerëz të futur enkas nga nga ana e të caktuara serbe. Afirmimi përherë e më i dukshëm i UÇK, por i vendikohët në një kohë, kur pala serbe, po mundohet të publikojë kartën e bisedimeve, pa e luajtur asnjëherë atë. Nga ana tjetër, siç bëhet e ditur edhe nga përmbajtja e tekstit që po botojmë, e vetëquajtura UÇK, arrin deri aty sa që jo vetëm të apelojë politikanët kosovarë të mbështesin rrugën e zgjedhur prej saj, por dhe t’i kërcënojë ata në rast se kundërt me “trokijte në shtëpitë e tyre”. Faksimilja e faksit dërguar gazetës “Republika” dhe një viktimë e terrorit serb në Kosovë

Kërkohet shkarkimi i kryesisë socialiste

Faksimile e “Komunikata Nr.27”

Taksistët plaçkisin emigrantët. Arrestohet një bandë grabitësish grekë

Tirana rrezikohet nga përmbytja

F.2

Gjatë numurimit të votave të 20 Tetorit. Melo fiton Bingon në 110

Jug F.4 Futboll: Sot Tirana-Partizani do të luhet me drita Gjenvë: Hidhe[t?] shorti i Kupës UEFA. Gjermanët shmangin përplasjen F.8

Faksimilja e faksit dërguar gazetës “Republika” dhe një viktimë e terrorit serb në Kosovë

Mocione dhe kundërmocione në PS

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88