06/11/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 nëntor 1996

Marrëdhëniet mes bosëve të fajdesë

“Mbretëria e Fajdeve” nxjerr sekretet Përplasen, përqafohen, pengojnë apo ndihmojnë njëri-tjetrin “Mbretëria e Fajdeve” nxjerr sekretet Marrëdhëniet mes bosëve të fajdesë Përplasen, përqafohen, pengojnë apo ndihmojnë njëri-tjetrin Burime brenda firmave konfirmojnë se paraqitjet personale të bosëve të fajdesë nuk u besohen bankave të shtetit. Vetëm 10% e shumës totale është depozituar në këto banka. Pjesa tjetër është besuar partnerëve të firmave të tjera. Vetëm 12-13% e këtyre shumave depozitohen në llogaritë e firmave që ata drejtojnë. Vetëm 50% e aksionerëve fajdexhinj i përdorin fitimet mujore për plotësimin e nevojave të përditshme. 18 bosët dhe 55 cirakët e tyre kanë lidhje me bankat e shtetit. Ka firma që kanë hipotekuar në këto banka deri në 33 milionë dollarë si garanci vetëm për procesin e dhënies-marrjes së fajdeve. Llogaritet se çdo ditë qarkullojnë nga njëra firmë në tjetrën rreth 50 milionë lekë, të cilat janë shumat që tërheqin qytetarët nëpërmjet kësteve të parashikuara në kontratat me firmat. Rreth 20% e kësteve të tërhequra mbahen nga qytetarët për nevojat e përditshme të familjeve të tyre, kurse 80% depozitohen përsëri në firmën ku tërhiqet kësti ose në fondacionet dhe firmat e tjera. Faqe 4

Gramoz Ruci do t’i paguaje 11,6 mijë dollarë Telekomit

Digjet makina e kryetarit të komunës

F.2

Pranvera Hoxha i zbrazi zyrën “Ditës”.

Gjakoset kambisti

F.3

Socialistët nuk nënshkruajnë procesverbalin e zgjedhjeve.

F.5

Një letër dërguar Institutit Nobel për Ismail Kadarenë

F.6

A janë të vërteta fjalët që qarkullojnë se fondacioni bamirës “Xhaferri” pranon arkëtime kundrejt shpërblimit të këstit të parë për tre muaj deri më 10 nëntor? Për këtë, për vendin që zënë depozitat e klientëve në raportin midis tyre dhe kapitalit që disponon vetë fondacioni, për garancitë dhe kohëzgjatjen e tyre që jep ky fondacion, lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Republika” prononcimin e presidentit të fondacionit, zotit Rapush Xhaferri.

Gazeta “REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88