14/11/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

14 nëntor 1996

Edhe shteti kundër fajdeve?

Bosët e fajdeve: Interesat tona shkojnë në të kundërt me ato të shtetit

Paratë nuk fitohen vetëm në fajde, por edhe në burg

Përmbarimi do t’i kthejë të akuzuarit për vrasjen e Kaloshit, Artan Basha, 1.2 mil-

Përmbarimi do t'i kthejë të akuzuarit për vrasjen e Kaloshit, Artan Basha, 1,2 milionë lekë

Artan Basha, 1,2 milionë lekë Dje Prokuroria e Tiranës ka firmosur pafajësinë e atij që u quajt vrasës i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë, Bujar Kaloshit. Zyra e Përmbarimit duhet t'i kthejë tani të akuzuarit Basha shumën e 1,2 milionë lekëve. Basha qe arrestuar katër ditë pas vrasjes të Drejtorit të Burgjeve të vendit. Që në fillim të akuzës ai e refuzoi atë, duke këmbëngulur e u përbetuar se s'ishte ai vrasësi i kërkuar. Veçse u deshën katër muaj burg dhe zbulimi i fajtorëve të vërtetë që ai të fitonte pafajësinë.

Fajdetë nxjerrin dollarin nga strofkulla

Xheferi: Dollarin nuk e vramë ne. Ndërhyrja jonë aktivizoi valutën e fjetur. Vërshimi i lekut në firmat e fajdesë ka boshatisur bankat Specialistët e bankave: Deri këtu! Të mos shkojë më tej zhvlerësimi i dollarit. Zhvlerësimi i lekut do t'i interesonte më shumë firmave të fajdesë