08/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 dhjetor 1996

Sudja përgjëneshtron: Shpifje! Paratë do t’i marrin të gjithë

Klientët akuzojnë: Sudja ka vetëm 2 milion dollarë. Mund të mos marrim as paratë tona

Serbia është Serbi, me ose pa Millosheviçin

Serbët duan karriket, Kosovën apo demokracinë? Këtyre ditëve kur qytetet më të mëdha të Serbisë po gumëzhijnë nga protestat anti-Millosheviq, dhe kur opinioni botëror po i drejton sytë nga Beogradi s’ka se si që shqipëtarëve të mos u shkojë mendja se çfarë po ndodh rreth vendit të tyre. Pyetja e parë që bëhet është se çfarë mund të përfitojnë apo të humbasin nënshtetasit shqiptarë dhe, e dyta, çfarë mund të përfitojë nga kjo situatë Kosova, sepse të humbasë nuk ka se çka? E para. Në Serbi nuk po fryjnë kurrëfarë erërash demokratike, por po bëhen përpjekje që karrigat e pushtetit t’i ndryrojnë pronarët. Asnjë politikan serboz s’duket i shqetësuar për mendngë Serbia mund të demokratizohet duke pasur në gjirin e vet Kosovën, sepse ky nuk është interes serb. Për të qenë llogaritë serbe të pastra në drejtim të demokratizimit, Serbia më parë duhet ta lëshojë Kosovën. Këtë e di inteligjenca serbe dhe të gjithë politikanët e tyre seriozë. Nëse ngjarjet e fundit në Beograd do të kishin për qëllim demokratizimin e Serbisë, parullat do të duhej të ishin krejt tjera, ndërsa me kryesorja do të duhej t’ishte: “Duam demokracinë e jo Kosovën”. Që serbet të kenë edhe demokracinë edhe Kosovën kjo nuk shkon, sepse ato perjashtojnë njëra tjetrën. Në një Serbi demokratike shqiptarët e kanë të triviale (shumë të lehtë) shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Në fakt, opozita serbe nuk po kërkon demokracinë por “demokracinë”, pra po kërkon karriket dhe Kosovën. Kjo shkon. Rrjedhimisht, shqiptarët nuk kanë çfarë të presin në mënyrë të drejtpërdrejtë nga këto turbullime në Serbi. Nga humbja e Millosheviqit, shqiptarët, as në Tiranë e as në Prishtinë, nuk humbin asgjë, por edhe nuk fitojnë ndonjë gjë të madhe. I vetmi përfitim për shqiptarët mund të jetë se eshte me lehtë t’ia dalësh mbanë me diletantin Drashkoviq (i cili kujton se shteti mbahet me poezira) sa me profesionistin Millosheviq. Sidoqoftë, këtu nuk ka asnjë ndryshim. Përkundrazi, shqiptarët do të kenë përballim përvetësit, vetë se janë duke t’ia shtrone nacionalizimin vetjak, duke punuar në profesionalizmin vetjak. E dyta. Është pak e prirshme që Millosheviqi, tani për tani, të bie nga pushteti. E shumta ai do bëjë lëshime të dukshme, por të cilat në instancën e fundit do ta përcakjnë pozitën. Megjithëkëtë, pushtetit të tij po i vjen fundi. Natyrisht, çdo gjë ka fundin e vet dhe ky fund i Millosheviqit fillimin e ka në momentin kur ai ua la kroatëve Krajinën e Kninit. Nexhmedin Spahiu

Klientët braktisin sportelet?

Greqia kryqëzon emigrantët shqiptarë.

Punë të zezë edhe shteti. F.2

Ulqini përsëri kundër kryesisë: PS e Tiranës nuk ka bërë asnjë shkelje

PD: Shkodra ishte një incident

F.3

Spiunazh i rus në duart e gjermanëve

F.5

Kasacioni i paditur tek Presidenti

F.7

Hafizi zgjedh Kombëtaren. Grumbullimi kushtëzohet nga anglezët

F.8

Teatri pa drita. Spektatorët presin në errësirë

Institucioni ynë më i rëndësishëm teatral, të premten, para se të jepte shfaqja e radhës, ka mbetur pa drita. Artëdashësit kanë pritur rreth një orë për të parë fillimin e shfaqjes “Oportunesku”. Vështirësia për tu realizuar kjo shfaqje ka qenë e madhe sepse aktorëve u është dashur të pregatiten pa drita. Kostumet, makiazhin, dhe gjithë të tjerat, i kanë realizuar në errësirë. Për dëshirën e madhe të atyre që pritën me aq këmbëngulje pas 60 minuta ndënjeje në sallën e errësuar, kur durrimi kishte braktisur të gjitha, shfaqja filloi dhe kuptohet që mbaroi me një ovacion. N.R.

Sipas disa klientëve, burime shumë të afërta me Suden, bëjnë të ditur se shumë Cash (kash) që ajo disponon, nuk i kalon 2 milionë dollarët. Po të jetë e vërtetë kjo, do të thotë se fuqia paguese e Sudes mund të lerë jashtë disa qindra klientë nga ata që presin me padurim 18 Dhjetorin. Sipas Sudes kjo shumë me mesataren e depozitimeve të arketuara pranë saj, nuk përfaqëson as 100 klientë. Në lumin e emrave që figurojnë në listën e klientelës së Sudes, një shifër e tillë kuptohet që është pothuajse qesharake. “Djegia” që pësuan klientët e shumtë të Sudes ka bërë që në përgjithësi depozituesit të mos i fusin paratë e depozituara nga përndjekjet e kësteve, por t’i marrin ato. Dje, rreth 2500 klientë në 150 sportelet e Tiranes nuk i kanë rifutur paratë e kësteve. Rreth 50% e tyre kanë arritur deri aty sa të prishin kontratat fillestare.

Kapet Sandër Grunasi? Njoftimi i fundit vjen nga Lihtenshtejni

Paradokse ekonomike: Rrogat e punëtorëve kompensohen me miell

Faqe 4