Shteti projekton eliminimin e fajdeve. Përsëri në skenë emri i FMN
. Është përgatitur skema për falimentimin e firmave
Kosova të mos i vrojtojë si spektatore turbulirat në Serbi
Millosheviçi erdhi në fuqi duke tundur flamurin e Serbisë së Madhe, kurse më pas moderoi drejtimin gjithnjë e më të ashpër dhe dinak me Kosovën. Vuk Drashkoviçi, i cili duket sot si lider i opozitës, e nisi karrierën politike në vitet ’90 si një ekstremist i nacionalizmit serb. Edhe po të supozohet se ndërrimi i pushtetit në Beograd do të demokratizojë Serbinë, perspektivat për Kosovën nuk qartësohen, për sa kohë opozita e sotme do të vazhdojë që gjatë atyre katër krahëve të Serbisë. Çka ngjet në Serbi mbetet thjeshtë një konflikt ndërmjet serbëve. Kosova arrin të ndryshojë. Kjo është e domosdoshme, Kosova duhet të reklamojë fort të drejtat e saj të ligjshme pa lënë të dalë nga duart një rast i tillë i jashtëzakonshëm. Lufta për demokracinë dhe drejtën e vetëvendosjes politike, duhet padyshim të përfshijë shqiptarët si i vetmi popull që nuk mbetet i pushtuar në Jugosllavi, ndërsa është - Jugosllavi.
Faqe 3
10 policë ruajnë një lopë
Vjedhësit lirohen, lopa në qeli
E rrallë por e vërtetë. Posta policore pranë Qendrë Spitalore të Tiranës ka aktualisht në pronesi një ... lopë.
Lopa është bërë anëtare e drejta të plota e kolektivit policor që prej dy javësh. Përfaqësuesja e racës së kafshës që tradicionalisht i ka shërbyer qenies njerëzore si burim ushqimi ka filluar me arrestimin e dy të rinjve që e kishin vjedhur lopën për arsye fitimi. Të kapur në flagrancë nga punonjësit e kësaj poste policore pranë së cilës kishte ndodhur vjedhja, dy të rinjtë e pranojnë fajin por nuk ishin në gjendje të saktësonin se kush qe pronari i kafshës. Në mungesë të denoncimit, dy vjedhësit lirohen pas një jave të kaluar në qeli. Por ndërsa dy të rinjtë kthehen në shtëpitë e tyre, nuk mund ta bënte këtë lopa e vjedhur, aq më tepër që i zoti i saj, siç duket shpresëhumbur për ta rigjetur kafshën e vet, nuk e kishte kërkuar më. Meqë lopa nuk kishte gojë t’u rrëfente vetë policëve se ku e kishte shtëpinë, u vendos unanimisht nga personeli policor që lopa të jetonte bashkë me policët, derisa i zoti i saj të kujtohet të bëjë denoncimin. Lopa ka rreth dy javë që jeton në harmoni të plotë me të zotët e saj të rinj, ndërkohë që gjatë kësaj kohe ajo po e kryen me së miri detyrën e saj si lopë. Të mësuar siç duket me punë fshati, policët e kanë fare të vështirë t’i bëjnë lopës shërbimet e duhura. Lopa kullot çdo ditë në mbikqyrjen e policisë, ndërsa njëri prej tyre kujdeset për mjeljen e saj me qumësht. U përpoqëm t’i afronim edhe lopës mikrofonin tonë, për ta pyetur se ku ndihej më mirë, në shtëpinë e vet apo në gjirin e policëve, por siç e thamë ajo nuk mund të fliste. Megjithatë duket e kënaqur.
Foto R.A.T.
Tiranë. Dhjetor ’00
Legisi hyn në drejtësi me dizanteri
Ambasada dhe konsullatat greke në Shqipëri, në grevë.
F.2
Xheka do të dalë nga skena. Ende nuk dihet zëvendësuesi. F.5
Akuza të reja në adresë të Hajdarit F.7
Dita e dytë e grumbullimit të Kombëtares. Xhumba e Bellai nuk do të vijë, Rakli në dyshim. F.7
Përdhunuesi zgjidh kurorën në vend të qelisë F.7
Gazeta "REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88