19/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

19 dhjetor 1996

A i morën paratë 86 klientët e dieshem?

Situatë dramatike te Sudja. Turma thy(en) xhamat e zyrave të firmës Situatë dramatike te Sudja. Turma thyen xhamat e zyrave të firmës A i morën paratë 86 klientët e dieshem? Sudja: “Nuk e meritoni shqetësimin tim, harram e paçi!” Heshtje nga ekipi i Sudes. E vetmja përgjigje e tyre: 520 klientë të tjerë do të jenë në listat e sotme. Burime të sigurta pohojnë për “Republikën” se deri dje në mëngjes paratë nuk kishin mbërritur. Në se s’kanë ardhur dhe mbrëmë natën, çdo të ndodhë me këtë turmë? Edhe amerikanët të zhgënjyer nga Sudja Faqe 4 Mingomataj reagon ndaj Godos Arafati “dorëzon” Berishës Jeruzalemin F.3 Italianët duhet të “dorëzojnë” Leninin dhe Stalinin F.2 Sot fillon Fest ’96 Këngëtarët-Short Bush do të këndojë i pari F.6 … duke sulmuar zyrat e Sudes

Aktivisti i PD pushton selinë e PR

Kryetari i Bashkisë: Keni të drejtë, por nuk jeni në juridiksionin tim Ka dy ditë që selia e PR në Gjirokastër është kthyer në shtëpi banimi. Qytetari që e ka okupuar pretendon se ka urdhërin nga Bashkia, ndërsa kryetari i Bashkisë shfajësohet prerë: e ka me shkrim? Kryetari i PR E. Fico, kërkon ndihmë në zyrat e pushtetit, por përgjigja që merr nga Bashkia është: - nuk jeni në juridiksionin tonë! Mos kandonjë marrëveshje të kurdisur në këtë mes? Po nëse dikujt nëse do t’i teket të pushtojë bashkinë, apo të okupojë një institucion tjetër zyrtar, si do të veprojë kryetari i bashkisë?

Kosova është e humbur për Serbinë

Mundësitë e zgjidhjes së problemit të Kosovës (...) Le t’i analizojmë më rradhë. E para. Serbia mund ta sundojë Kosovën vetëm me një regjim të fortë policor e ushtarak. Në çdo rast tjetër Kosova është e humbur për Serbinë. Serbët janë shumë të vetëdijshëm se poqëse qeveria e tyre tenton të krijojë një imazh demokratik në botë duke bërë hapa konkret në drejtim të demokratizimit, atëherë shqiptarët do të jenë të aftë ta shfrytëzojnë këtë hapësirë që ta shkëpusin Kosovën nga Serbia, sepse shqiptarët nuk kanë asnjë interes të jenë me Serbi, përveç se si fqinjë të mirë në një Evropë të ardhshme demokratike. Aq më tepër nëse shqiptarët fitojnë fare autonomi, atëherë për shkak të natalitetit të lartë, serbët mund të humbin edhe më shumë se Kosovën. E dyta. Nëse serbët vazhdojnë me politikën e tyre aktuale atëherë a mund t’i asimilojnë shqiptarët? Përgjigja është “JO”. Argumenti i parë është se serbët ndoshta nuk janë inferiorë, por nuk janë as edhe superior ndaj shqiptarëve. Argumenti i dytë është dendësia e popullsisë së Kosovës (200 banorë për kilometër katrorë) në një territor kompakt. Argumenti i tretë është pozita gjeografike. Kosova është tokë rrafshët e rrethuar me male. Argumenti i katërt është proporcioni mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë (92% shqiptarë, 4% serbë) dhe në Serbi duke përfshirë këtu edhe Kosovën, Vojvodinën dhe Sanxhakun (64% serbë, 20% shqiptarë). Argumenti i pestë është tradita. Që nga viti 1913 e deri më sot nuk dihet që ndonjë shqiptar të jetë konvertuar në serb. Argumenti i gjashtë dhe më i rëndësishmi është feja. Shqiptarët janë myslimanë dhe katolikë kurse serbët janë ortodoksë. E treta. Një tjetër zgjidhje paqësore do të ishte një marrëveshje historike mes serbëve dhe shqiptarëve për ndarjen e… Vijon në f.5

Dje turma duke s…