22/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

22 dhjetor 1996

Bosët bëjnë gati valixhet? Policia në gatishmëri të plotë

Në kërkim të enigmës së përqindjeve. Pastrim parash apo piramidë e pastër Sudja përfundimisht e arrestuar. Ja si funksionon një skemë piramidale Në kërkim të enigmës së përqindjeve. Pastrim parash apo piramidë e pastër Bosët bëjnë gati valixhet? Policia në gatishmëri të plotë Sudja përfundimisht e arrestuar. Ja si funksionon një skemë piramidale

Rrjet për shfrytëzimin e të miturve në Tiranë

Guida turistike pedofilësh në kryeqytet. Fëmijë handikapatë kthehen nga jashtë shtetit me dyshimin se atje janë operuar. 12-vjeçarue të rrugës që i drogjojnë për t’i shkaktuar anoreksi. Alarmi këtë herë nuk vjen nga institucionet shtetërore hetimore, por nga institucionet bamirëse që kujdesen për fëmijët e rrugës. - Fëmijët kanë rreth një muaj që vijnë në gjendje të dehur dhe janë të pakontrollueshëm, - shpjegon një nga motrat e institucionit bamirës “Motrat e nënë Terezës” në Tiranë, institucion ky që mbledh në gjirin e vet çdo ditë rreth 50 fëmijë lypës që sigurojnë aty ushqimin e përditshëm. Kur i pyet se me çfarë dëhen, fëmijët pohojnë se u japin të pijnë një lëng, që ata nuk e dinë çfarë është dhe që u shkakton anoreksi për disa ditë. Pyetja “kush ua jep pijnë” shkakton frikë dhe ndrydhjen e syve të tyre të plakur para kohe.

Mbledhja e degës PS Tiranë nuk i ka ulur qepenat. Socialistët kursejnë Nanon

Mbledhja e degës PS Tiranë nuk i ka ulur qepenat. Socialistët kursejnë Nanon Një ide e artë nuk mund të krijohet me këtë kaos që ka përfshirë PS. Lideret e degës së PS për kryeqytetin nuk pranojnë të flasin për shtypin, duke preferuar formulën amerikane “No comment”. Paka shumë një përgjigje e tillë vjen edhe prej shefave të mëdhenj të PS, të cilët atakohe[n] drejtpërdrejt nga projekt-rezoluta e Tiranës. Mjaft evazivë, ata mjaftohen vetëm duke thënë se votimi nuk ka pse të përsëritet. Prej saj kërkohet të largohet Kryesia aktuale, të mbidhet një Konferencë e Jashtëzakonshme. Ky është një qëndrim që kish ardhur më parë nga Vlora, i cili ka marrë forcë marramendëse në kryeqytet. Projekt-rezoluta ashtu si parashikohej ka kursyer Nanon. Sot burime të pakonfirmuara brenda degës së PS të Tiranës, shpjegojnë se një kërkesë e tillë nuk është përfshirë në projekt-rezolutë, për shkak të autoritetit ende të fortë që gëzon i burgosuri i Bënçës tek radhët kryeqytetase. Fage 3

Të martën: Bashkim Driza flet ekskluzivisht për Republikën

Incident në Fest '96; Sabri Fejzullahu nuk pranon të dalë në skenë F.6 Përqëndrime forcash në kufirin greko-shqiptar F.7 Banda e Beratit në nivel prefekture F.2

Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88