24/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

24 dhjetor 1996

Alarm dhe panik për "Gjallicën" në Vlorë dhe Fier

Bashkim Driza për "Republikën" Piramida nuk ekziston në rastet e fondacioneve bamirëse

Pse është nervozuar "Koha Jonë"?

"Koha Jonë" ka vjedhur dy herë Republikën Koha jonë vazhdon të jetë e nervozuar dhe inatin e zbraz tek "Republika". Siç bënte me telefonat e bllokuar kur ndërroi zyrat, po vepron edhe me borxhin e “madh”, që i paska “Republika” nga transporti i gazetave në rrethe. Nuk na e merrte mendja se koha do të bubullonte pa asnjë e qell. Republika e pohon se nuk ka patur asnjë incident me Agjensinë e Nikollës, dhe çuditërisht shohim të publikuar kërcënimin se pona hedh në gjyq. Përse kaq papritur Nikolla i “ëmbël” idhtohet me “Republikën”? Arsyeja është e thjeshtë: për vitin 1997, Redaksia studioi ofertën “Press Transport - Koha Jonë” dhe atë të “Albania Press”. Interesi ekonomik ishte oferta “Albania Press”. Nikolla e di që paratë do t’i marrë, madje që dje i janë derdhur, edhe pse nuk kemi ende as faturën e shtatorit, por, nëse “Koha Jonë” është e specializuar për gjyqe, tani edhe ndaj gazetave. Nuk e dimë se si do të ndikojë ky kërcënim tek klientët e tjerë të “Press Trans- Transport - Koha Jonë”. Ndikofsh për mirë. Çilado që të jetë shtysa që e ka detyruar Nikollën të kërcënojë “Republikën” për gjyqe ne shkojmë me mendimin se ai qëllon samarín duke dashur të qëllojë dikë tjetër. Duke iu përgjigjur z. Nikolle me të njëjtën monedhë jemi të shtrënguar ta nisim publikisht për vjedhje. “Koha Jonë” ka vjedhur realizimin grafik të reklamës së “Republikës”. Kohët e fundit u përvetësua reklama “5 vjet VEFA-Holding”, e realizuar nga faqosësja e “Republikës”. Pa na thënë asgjë merr faqja e “Republikës” dhe vendoset tek “Koha Jonë”. Kur na u ankua (jo në gjyq, por tek “Koha”), gazeta e Nikollës, të nesërmen vuri emrin e faqosëses së “Republikës” Vjollca Ruvina. Tani emrin e faqosëses së “Republikës” Udhëzimet turistike të VEFA-s, dhe e nxjerr tek “Koha Jonë”. Këtë herë përsëri vihen pa emër, madje nga nxjitim emri i faqosëses fshihet përgjysëm. A nuk na takon ta padisim për vjedhje “Koha Jonë”? Dhe nesërmi si Nikolla, që të padisim pa të paralajmëruar.

Çështja "Sude" në Prokurori?

Faqe 4

Shehi kërkon të hyjë në morsën e paketës Sudja

Në ankand pasuria e fajdexhiut të arratisur Faqe 2

Zbulumi i Fest '96, Elsa Lila

Skandal: Leonora Jakupi ka kënduar me zërin e një voglusheje nga Tirana? Faqe 6