28/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

28 dhjetor 1996

Po nuk erdhën paratë do tregoj emrin e "Kompetentit"

Shteti ka dorë në eliminimin e fajdeve? Sudja kërcënon me nxjerrjen e sekretit Çfarë ndodh kur vdes pronari i firmës. Klientët nuk bien dakord për ndarjen e kapitaleve

Gërdallës i kanë rënë dhëmbët

Mbledhja e KPD-së PS u mbyll duke lënë kaos pas. Socialistët e paten të pamundur të gjenin kush ishte fajtor i madh i 20 Tetorit. Kryesia arriti të mbijetojë, pavarësisht prej thashethemeve në lidhje me të ardhmen e saj. Protestanti-Kryesi përfundoi kokoshi një thele. Vetëm 18 vetë nënshkruan premtimin kundër Kryesisë. Shumë pak për një KPD të madhe. Në këtë dimër të acarrtë socialistët nuk arrijnë të mësojnë se kush i shikateroi në verë dhe vjeshtë. Megjithëse, përdorën emra të përveçëm, bënë telegrame e peticione prej malit e detit, ata nuk patën forcë, guxim qytetar për të ndryshuar barakën socialiste ndërtuar në kongresin e fundit. Trimoshët nuk ngritën krye. Dukët se ju nënshtuan instiktit të per-shtatjes. Si përherë në këtë rastësh socialistët nuk përtojnë t’u tregojnë gazetave që kanë një për part të fortë, të pakrisur. Frika gjenetike e socialistëve për të qenë transparentë i ka kthyer politikanët e së majtës ish-komuniste në hipokritë të pashëmbullt. Ky vit për PS ishte krizë e vërtetë. Për ta, duket se janë të pakta shpresat për të marrë veten. PS është katandisur një gërmadhë, e cila nuk ka më fuqi të luajë rolin e opozitës gjigande. Dinozaurit kanë rëndë dhembët. E lodhur, e përcarë nga sherret e brendshme, pa njerëz dhe e mplakur në pushtetin e Kapeleve “republikë”, PS nuk është më rivalja e afërt e opozitës, një parti si gjithë të tjerat, mjaft e konkurrueshme edhe nga të majtët me histori katër vjeçare. Mblehja e fundit e KPD duket se la gjërat sic ishin, duke i vënë proteza dhëmbëve të hequra të PS në zgjedhjet e fundit.

Varri i Ballaban Pashës kthehet në kioskë Faqe 6 Mjerim në mjediset shkollore. Nxënësit lënë mësimin. Faqe 8 Futboll: Tirana A. Tabak 3-0 Faqe 7

Pas deklaratës së Boriçit për të ardhmen e së djathtës. Selfo: “Mendimi i tij është personal” Leka Zogu qytetar nderi? Balli: as po, as jo Faqe 3