Vehbi Alimucaj: Ja si do t'i ul përqindjet
Mes mjegullës së fajdeve Boingu luksoz. M.Leka konkurron helikopterin e VEFA-s
Sudja: Dorëzohet. Klientët në Gjykatë. "Populli" ndërpret shpërndarjen e parave
PR, vetëm gjashtë vjet më parë
Sot Partia Republikane mbush gjashtë vjet.
Komisioni Nismëtar që hartoi programin, lëshoi thirrjen për krijimin e Partisë dhe përpitë? Partia. Përgjigja e parë erdhi nga Lushnja dhe Tirana. Pastaj u shfaqën grupe të tjera iniciatore pothuaj nga e tërë Shqipëria. Vendi kërkonte shembjen e komunizmit dhe në të njëjtën kohë pluralizmin demokratik. Dalja në shesh e Partisë Republikane ishte përmbushja e kësaj kërkese. Çfarë ka bërë Partia Republikane në këta gjashtë vjet? Është e vështirë të përmblidhet veprimtaria e kësaj Partie me pjesëmarrjen aktive në të gjitha ngjarjet politike të vendit, veçanërisht në periudhë me intensitet të lartë. Megjithatë, sot mund të thuhet se kronika e Partisë Republikane ka lënë gjurmë në ndërgjegjen e njerëzve, ka bërë vend në mendjen e tyre, duke krijuar opinionin e përgjithshëm se PR është një parti konsekuente për varrosjen e komunizmit, për konsolidimin e demokracisë dhe themelimin e shtetit legal. Partia Republikane, me iniciativa të saj të shumta, është njohur si një parti me profil të qartë kombëtar. Ishtë PR që mbajti në vitin 1993 peticionin për Kosovën e pavarur me gjysëm milioni firma. Qysh nga viti ’93 ka kaluar mjaft kohë dhe Kosova është përsëri në pikën e nisjes. Ndërkohë mund të kenë ndryshuar konjukturat, politikat ndërkombëtare, kufinjtë ballkanikë, por Kosova përsëri ka mbetur e prangosur nën robërinë e saj të paqtë. PR ka evokuar qëndrimet e saj për t’i përshtatur një realiteti të ri që është krijuar në rajon. Megjithatë, ajo gjithmonë ka kërkuar, ka marrë iniciativa politike dhe diplomatike, për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. V ij on në f.5
Diploma amerikane kushton 11 mijë dollarë në vit. F.2
Godinat e shkollave jashtë përdorimit. 34% e objekteve janë marrë me qera