15/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

15 janar 1997

Pushtetarët nën hetim për implikim me fajdet

Bashkim Driza: "Populli" do t'i drejtohet Strazburgut. Gati dokumentat Vehbi Alimuçaj paralajmëron: Do t'i tërheqim paratë nga banka Bashkim Driza: "Populli" do t'i drejtohet Strazburgut. Gati dokumentat Pushtetarët nën hetim për implikim me fajdet Vehbi Alimuçaj paralajmëron: Do t'i tërheqim paratë nga banka

PD sërish me mocionistë?

- Tritan Shehu: Janë ëndrra - Krasniqi kundërshton: “Ata nuk kanë arsye” - Tritan Shehu: Janë ëndrra - Krasniqi kundërshton: “Ata nuk kanë arsye” PD nën “ethe” e mocionistëve të rinj?!... Ka kohë që qarqet politike flasin për mundësinë e krijimit të një grupi të ri parlamentar të PD. Sipas opinionit të këtyre qarqeve, Alfred Serreqi, Dashamir Shehi, Bashkim Kopliku dhe emra të tjerë deputetësh të njohur e të panjohur nga radhët e partisë në pushtet, flitet se do të bëjnë shkëputjen e madhe nga grupi i PD. Po sipas këtyre informacioneve kjo gjë ka gjasa të ndodhë në të ardhmen, në mbledhjen e radhës së grupit parlamentar të PD. Ideja e mocionistëve të rinj brenda PD, është kundërshtuar prej udhëheqjes së lartë të PD, e cila të tilla aludime i ka quajtur si tendenca të partive të opozitës për të krijuar përçarje në PD. PD. Afrim Krasniqi, anëtar i kryesisë së PD e ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë një deklaratë të mundshme të “mocionistëve”. Kjo bindje, e cila duket nuk është vetëm e tij i ka arsyet e veta. “Një gjë e tillë nuk besoj të ndodhë, pasi ata janë drejtues të PD dhe të angazhuar në jetën politike dhe veprimtarinë e saj”, tha mbrëmë Krasniqi. Sipas tij ky argument është një arsye e fortë për të menduar të kundërtën e asaj që flitet. Nga ana tjetër, sipas Krasniqit, një arsye tjetër për të mos e besuar “thymnjen” e shtypit dhe të opozitës është edhe fakti se ata nuk kanë shprehur qëndrime të tilla që të lënë të kuptohet se janë kundër PD, që kanë qëndrime të ndryshme ose që do të krijojnë grup të ri parlamentar. Të gjitha përfoljet për një grup të ri opozitarësh brenda PD, Krasniqi i quan dashakeqe dhe qëllim të opozitës së majtë për të mbjellë paqetër përçarje në radhët e PD. I të njëjtit mendim ka qenë edhe Kryetari i PD, Tritan Shehu, sipas të cilit të gjitha këto janë veçse ëndrra. Ndërsa vërtetësia ose jo e deklaratës së Krasniqit pritet të mësohet këto të hëne, ajo që të bie në sy është fakti se brenda këtij grupi të ri, të përfolur si mocionistë, ka miq të Hajdarit, por që në fakt nuk dalin kundër atij. Pas kundërshtimeve të shpeshta ndaj projektligjeve të sjella nga grupi i PD, Dashamir Shehi, ish zvendëskryeminister i Meksi I, është konsideruar kohët e fundit si mbështetës kryesor i Hajdarit. Në një pozicion të tillë prej shtypit janë përfolur të vendosur edhe Secrecy, Kopliku, Malasi, Musaraj. Hajdari konsiderohej si promotori i një grupimi të tillë, por pas kundërshtisë së Shehit dhe abstenimit të Koplikut, “promovimi” i mocionistëve të rinj brenda PD mendohet të jetë gati i pamundur. Figura e tillë, megjithë përqindje të votave të kaluara, nuk mendohet të kenë një mbështetje të tillë nga deputetët dhe aq më tepër elektoralit PD. Nga ana tjetër, një luftë i Berishës ndaj mocionistëve si dhe “lati” i tyre jashtë PD. Megjithatë, në mungesë të PS, Parlamentit i duhet opozita. Sido që të ndodhë, ose me pa pashmërinë e tyre, deputetët e përfolur si kundërshtarët e ardhshëm të PD duket se do të jenë këto ditë në qendër të vëmendjes së shtypit. Të paktën deri të hënën, kur të deklarohen të shkëputur, ose pjesë tërësisht brenda radhëve të PD.

Djè Sudja u zhduk për 3 orë Bashkë me trupojën e saj i bën shoqëri dhe SHIK-u

Mister për fatin e "Gjallicës"

Plagos xhaxhanë për 3 milionë dhrahmi

Bashkia e Tiranës: vazhdon reforma “Brojka”

354 shqiptarë kërkojnë diploma

F.2

PD: Sudja nuk na ka dhënë 500 mijë dollarë. “Koha” gënjen

Azem Hajdari i braktisur. Kopliku abstенon. Shehi: Duhej të ishte përjashtuar në ’92

Azem Hajdari i braktisur. Kopliku abstenon. Shehi: Duhej të ishte përjashtuar në ’92 F.3

FRESSH: Festë dhe përçarje

FRESSH: Festë dhe përçarje Poli akuzon Qeverinë. Paratë pluskojnë me varka F.5

Hajdari do të takohet me Xhekën

Azem Hajdari dhe Valer Xheka brenda një muaji do të ritakohen në gjykatën e Apelit. Një protestë me 5 pika kundër vendimit të gjykatës së Tiranës me datën 18 dhjetor 1996, së bashku me dosjen e këtij procesi gjyqësor kanë mbërritur në gjykatën e Apelit. Protestën kundër vendimit të gjykatësit Gjergji Pojani e ka bërë vetë presidenti i BSPSH të mundur nga gjykata e Tiranës Azem Hajdari. Vendimi i gjykatës së Tiranës është i padrejtë e i pa mbështetur në ligj thuhet në protestë. Hajdari tani ka kërkuar që gjykata e formës së prerë të rishqyrtojë me proces të hapur gjyqësor kërkesën e tij. B.M.

Mister për fatin e “Gjall içës”

Mister për fatin e “Gjalliçës” Mëma Gjalliçeka lindur birin “Arbër” me vulë dhe numër llogarie.

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. BTK 986/110 Tel/Fax 259 88